18 October 2026, 07:52
Nga E.M

TIRANË- Arbana Osmani ka reaguar në rrjetet sociale pas protestave studentore në Tiranë duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në Instagram, Osmani shpjegoi se ka zgjedhur të heshtë këto ditë për të kuptuar më mirë zhvillimet, duke theksuar se ajo që po ndodh në vend nuk është një mundësi për të marrë klikime.
Ajo shprehu shqetësimin e saj për pamjet e dhunës ndaj të rinjve që kërkojnë të drejtat e tyre, si dhe shkatërrimin e kryeqytetit. Gjatë deklaratës së saj ajo pohoi se dhuna tashmë shihet si përgjigjigjja e vetme për kërkesat legjitime të studentëve.
Në mbyllje të mesazhit të saj, Arbana Osmani i ka bërë thirrje kreut të qeverisë Edi Rama që të ndalë shpërfilljen dhe të dëgjojë zërin e popullit pasi askush nuk e meriton dhunën që po përdorët nga forcat e policisë.
Deklarata e plotë e Arbana Osmanit:
Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh; sepse mendoj se ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është një reality show që duhet komentuar me tifozllëk nga divani i shtëpisë, as një mundësi për t’u shfaqur populiste me statuse për më shumë ‘likes’ në Instagram. Duhet kuptuar, për të reaguar.
Si një nënë e 3 fëmijëve, më dhëmb të shoh të rinjtë e pashpresë, disa prej tyre në moshën e djalit tim, të rrihen dhe lëndohen duke marrë dhunën si të vetmen përgjigje për kërkesat e tyre legjitime, ashtu siç më dhëmb të shoh Tiranën të digjet për të satën herë në këto 30 vite.
Por si qytetare e këtij vendi ku kam vendosur të rris fëmijët e mi, sot më shumë se kurrë ndjej t’i them me zë të lartë kryeministrit: ‘Mjaft; respekto popullin tënd, dëgjoje.’ Askush nuk e meriton këtë,” pohoi ajo./Dosja.al

Arbana Osmani
Art&Argëtim
18 October 2026, 07:42
G.M
DASHI
Në dashuri, sot mund të ndjeni nevojën për të folur hapur me partnerin tuaj ose për të shprehur ndjenjat që keni ...
Art&Argëtim
18 October 2026, 07:29
E.M
PARIS- Celine Dion ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi u shfaq me një veshje të zezë skulpturore gjatë koncertit t&e...
Art&Argëtim
17 October 2026, 07:13
E. D
DashiSot do të keni energji dhe dëshirë për të bërë ndryshime. Në dashuri, tregohuni më të duruar dhe mos u n...
Art&Argëtim
16 October 2026, 19:24
E.M
LONDËR- Këngëtarja shqiptare Rita Ora është shfaqur në prëmierën e filmit “Klara and the Sun” së bashk...
Art&Argëtim
16 October 2026, 18:19
E.M
TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka publikuar një mesazh kritik drejtuar klasës politike ndërsa kë...
Art&Argëtim
16 October 2026, 17:04
E.M
TIRANË- Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Shkurte Fejza, i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama, p&e...
Art&Argëtim
16 October 2026, 16:50
E.M
LOS ANGELES- Hailey Bieber është përballur me disa kritika së fundmi në rrjetet sociale pasi deklaroi se nuk është e interes...
Art&Argëtim
16 October 2026, 16:12
E.M
TIRANË- Dy përfaqësuesit e Shkodrës Elektronike, Beatriçe Gjergji dhe Kol Laca që përfaqësuan Shqipërinë n&...
Art&Argëtim
16 October 2026, 07:29
I.A
Foto ilustruese
DashiMos rrezikoni me shëndetin tuaj sot. Mos e mbingarkoni veten fizikisht. Ka shumë mundësi të shihni rrugë të...
Art&Argëtim
15 October 2026, 22:38
E.M
SHBA- Zëdhënësia e re e Shtëpisë së Bardhë Katie Zacharias është bërë virale në rrjetet sociale pas...