Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ish-futbollisti anglez ka paditur gjigantin e kozmetikës Coty, duke e akuzuar për shkelje të marrëveshjes së licencimit dhe dëmtim të imazhit të markës së tij. Parfumet Beckham përfunduan në dyqane me çmime të ulëta dhe në një pikë karburanti.

SHBA - David Beckham është përfshirë në një betejë ligjore me gjigantin e kozmetikës Coty, duke kërkuar të paktën 41 milionë dollarë, rreth 37 milionë euro, dëmshpërblim. Në qendër të konfliktit janë parfumet që mbajnë emrin e ish-kapitenit të Anglisë, të cilat, sipas pretendimeve të kompanisë së tij, janë shitur edhe në pika tregtimi që nuk përputhen me pozicionimin luksoz të markës.
Padia është ngritur nga DB Ventures, kompania që administron interesat tregtare dhe të marketingut të Beckham, në Gjykatën Supreme të Shtetit të Nju Jorkut. Sipas saj, Coty ka shkelur marrëveshjen e licencimit duke shpërndarë produktet në dyqane me çmime të ulëta, përfshirë rrjetin britanik Poundland, madje edhe në sektorin e produkteve me zbritje të një pike karburanti.
Në dokumentet e padisë, përfaqësuesit ligjorë të Beckham shprehin indinjatën për mënyrën se si janë trajtuar produktet e markës.
“Imagjinoni tronditjen dhe zhgënjimin që përjetoi DB Ventures kur zbuloi se produktet e David Beckham po shiteshin në një pikë karburanti”, thuhet në padi, ku kjo situatë i atribuohet “dëshpërimit dhe lakmisë”.
Nga ana tjetër, Coty ka kërkuar rrëzimin e padisë, duke argumentuar se gjykatat e Nju Jorkut nuk kanë juridiksion për të shqyrtuar këtë mosmarrëveshje. Kompania akuzon gjithashtu DB Ventures se po përpiqet të përdorë procesin gjyqësor për të ndërprerë para kohe marrëveshjen dhe për të transferuar kontratat e lidhura me Beckham te kompania tjetër, Interparfums.
Përplasja mes dy palëve vjen në një moment kur marka Beckham ka një vlerë të konsiderueshme tregtare. Sipas vlerësimit të këtij viti nga Sunday Times, pasuria e kombinuar e David dhe Victoria Beckham arrin në afro 1.2 miliardë paund.
Për momentin, beteja ligjore mbetet e hapur, ndërsa çështja kryesore është nëse shpërndarja e parfumeve në kanale me çmime të ulëta përbën shkelje të marrëveshjes dhe dëmtim të imazhit tregtar të ish-yllit të Manchester United, Real Madridit dhe Milanit.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Luca Cordero di Montezemolo nuk e fsheh admirimin për Kimi Antonellin. Ish-presidenti i Ferrarit ka vlerësuar talentin dhe pjekurinë e pi...
ITALI - Carlos Alcaraz është bërë protagonist i një momenti që ka tërhequr vëmendjen e mediave në të gjith&eu...
ITALI - Situata e Moise Kean te Como po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Sulmuesi italian, i transferuar gjatë verës nga Fiorenti...
Kombëtarja e Tunizisë LIBI - Një episod i pazakontë ka shoqëruar përballjen mes Libisë dhe Tunizisë, e vlefshme pë...
FRANCE - Philippe Diallo ka nisur përgatitjet për një fushatë katërmujore në mbarë botën, me synimin për të s...
IRLANDE - Kuqezinjtë dhe dardanët pozicionohen në të njëjtën vazo përpara shortit të 6 dhjetorit në Belfast. Irland...
DANIMARKE - Përfaqësuesja e Norvegjisë ka arritur një fitore spektakulare me përmbysje në udhëtim ndaj Danimarkës me rez...
IRLANDE - Dy penallti të Troy Parrott dhe goli i Jack Moylan i japin fitoren 3-0 irlandezëve në Dublin. Kosova e mbyll ndeshjen me një lojta...
TIRANE - Shqipëria U-21 dhe Spanja ndajnë nga një pikë pas një ndeshjeje të luftuar në “Arenën Kombëtare&rdq...
Kandidati për kreun e FIFA-s, francezi Philippe Diallo ZVICER - Sepp Blatter rikthehet në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij p&e...