5 November 2026, 21:22
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike në SHBA pas humbjes së pozicioneve të republikanëve në Kongres dhe Senat. I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, kreu i PD-së tha se faktorët kryesorë që ndikuan në votën e amerikanëve ishin rritja e çmimeve, tarifat tregtare dhe lufta me Iranin.
Sipas Berishës, përdorimi i Ngushticës së Hormuzit si instrument strategjik nga Irani dhe ndikimi i tarifave në tregti sollën shtrenjtimin e produkteve në SHBA, duke ndikuar drejtpërdrejt te zgjedhja e votuesve. Ai theksoi se rezultati duhet parë në raport me shqetësimet ekonomike të qytetarëve amerikanë dhe jo vetëm si një ndryshim i balancave politike.
I pyetur nëse humbja e pozicioneve nga republikanët mund të ndikojë në marrëdhëniet e tij me administratën amerikane, Berisha u shpreh se nuk pret asnjë ndryshim.
Sali Berisha: Populli amerikan, fatlum që zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, votoi për kandidatët që ai konsideron dhe politikat që i konsideron më të mira. Shkaku themelor i këtij ndryshimi të madh ka qenë rritja e çmimeve nga dy faktorë kryesorë. Faktori tarifë dhe faktori Hormuz. Lufta me Iranin dhe përdorimi nga Irani si armë strategjike i Ngushticës së Hormuzit. Pra, të dy këta faktorë janë shoqëruar me rritje çmimesh reale në Shtetet e Bashkuara.
Asgjë nuk ndryshon në raportin tim me këtë administratë. Duhet t’i druhet pak Edi Rama, që vetëm tre javë më parë deklaroi demokratët dhe Bidenin tradhtarë të Hashim Thaçit, dhe vetëm dy javë më parë u çoi atyre mesazhin se ‘nuk e mundni dot Donald Trumpin me vota dhe kërkoni ta mundni me Zvërnecin’. Kështu që Sali Berisha është konstant. Në pritjen e ardhjes së tij, të mirëseardhjes së tij, kam qenë vetëm njëherë tek një ambasador. Vetëm në një rast! Në shtatë raste apo tetë raste s’kam qenë./Dosja.al
sali berisha
Politike
5 November 2026, 20:15
E.d
Edi Rama
Teksa protestat e muajve të fundit kulmuar nga ato të dhunshmet të Tetorit, kanë prodhuar shpenzimin e shumë energjive nga m...
Politike
5 November 2026, 19:49
G.M
Pamje
TIRANA- Shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate mes kr...
Politike
5 November 2026, 19:38
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar qytetarët që i kanë qëndruar pr...
Politike
5 November 2026, 19:10
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTRA- Partia Demokratike, Dega Gjirokastër, u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve,...
Politike
5 November 2026, 18:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të mazhorancës për të mo...
Politike
5 November 2026, 18:42
E.d
Pamje nga takimi
RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga Kryemini...
Politike
5 November 2026, 17:11
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka kundërshtuar sërish akuzat e ngritura ndaj saj në seancën e radhës në Gjykat&e...
Politike
5 November 2026, 17:04
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka shkëmbyer batuta me gazetarët pas deklaratave për seancën e sotme në GJKKO. E pyetur p&e...
Politike
5 November 2026, 17:00
E.d
Komisioni i Kulturës
TIRANA- Protestat dhe raporti i opozitës me qytetarët që kanë dalë në rrugë janë kthyer n&eu...
Politike
5 November 2026, 16:54
E.d
Pamje nga takimi
RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë pune në Bukuresht, ku &eum...