Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kjo solli reagimin e Spahiut, e cila kërkoi të merrte fillimisht fjalën për prezantimin e buxhetit.
TIRANA- Shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate mes kryetarit të komisionit, Bardh Spahia, dhe ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.
Përplasja nisi që në fillim të mbledhjes, pasi deputeti demokrat kërkoi të paraqiste qëndrimin e tij për projektbuxhetin përpara prezantimit të ministres. Kjo solli reagimin e Spahiut, e cila kërkoi të merrte fillimisht fjalën për prezantimin e buxhetit.
“Ta marr unë fjalën për prezantimin e buxhetit, pastaj ta keni ju fjalën."u shpreh ministrja.
“Po ju rikujtoj zonja ministre, po ju rikujtoj që jeni para komisionit të shëndetësisë. E kuptoj keni emocione.”, iu përgjigj Spahia.
Debatit iu bashkua edhe deputeti socialist Eduard Shalsi, ndërsa pas përplasjes Spahia u largua nga mbledhja, e cila vijoi me praninë e përfaqësuesve të mazhorancës. Për vitin 2027, buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale parashikohet të arrijë në 178 miliardë lekë, rreth 4.7 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Nga kjo shumë, 84.2 miliardë lekë do të përdoren për shërbimet shëndetësore, ku prioritet do të kenë rritja e fondit për rimbursimin e barnave, zgjerimi i trajtimeve për pacientët me sëmundje tumorale dhe investimet në pajisje mjekësore. Ministrja Spahiu bëri të ditur se në QSUT parashikohet edhe financimi i shërbimit PET-Scan, me një fond prej 250 milionë lekësh, që synon t'u shërbejë rreth 2,500 pacientëve.
“Projekti i dytë, i kërkuar prej kohësh nga qytetarët shqiptarë, ishte financimi i shërbimit të skanerit PET në QSUT, në sistemin publik, me një fond prej 250 milionë lekësh për rreth 2,500 pacientë. Pajisja mund të nisë punën në fillim të vitit 2027, ndërsa në skenarin më pesimist në muajt mars-prill”, tha Spahiu.
Investime të tjera të rëndësishme përfshijnë ngritjen e një njësie të kirurgjisë ditore, ku pacientët do të mund të kryejnë ndërhyrje dhe të largohen brenda së njëjtës ditë, si dhe ndërtimin e një salle hibride operacioni me teknologji të avancuar imazherike.
Në projektbuxhetin e ri është parashikuar edhe një skemë e re mbështetjeje për familjet. Duke nisur nga korriku 2027, fëmijët nga mosha 0 deri në 5 vjeç do të përfitojnë pagesë mujore:
5,000 lekë për fëmijën e parë.
7,000 lekë për fëmijën e dytë.
10,000 lekë për fëmijën e tretë.
Ndërkohë, rreth 19 miliardë lekë janë planifikuar për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Ministrja pranoi se kërkesa për rritjen e pagesës së kujdestarëve në nivelin e pagës minimale nuk mund të përmbushet me fondet e parashikuara për vitin 2027./Dosja.al
Hashim Thaçi HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar qytetarët që i kanë qëndruar pr...
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Partia Demokratike, Dega Gjirokastër, u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve,...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të mazhorancës për të mo...
Pamje nga takimi RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga Kryemini...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka kundërshtuar sërish akuzat e ngritura ndaj saj në seancën e radhës në Gjykat&e...
Monika Kryemadhi TIRANA- Monika Kryemadhi ka shkëmbyer batuta me gazetarët pas deklaratave për seancën e sotme në GJKKO. E pyetur p&e...
Komisioni i Kulturës TIRANA- Protestat dhe raporti i opozitës me qytetarët që kanë dalë në rrugë janë kthyer n&eu...
Pamje nga takimi RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë pune në Bukuresht, ku &eum...
Petrit Malaj TIRANA- Projektbuxheti për vitin 2027 ka përfunduar fazën e prezantimit në Komisionet Parlamentare dhe pritet të ...
Denar Biba dhe sekretari i tij në Komisionin e Nismave TIRANA- Autoriteti i Konkurrencës ka kë rkuar shtim të buxhetit, zgjerim të st...