Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Në një deklaratë, Berisha theksoi se studentët u faktuan shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se nuk mposhten nga dhuna, kërcënimet apo terrori.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se revolta 12-ditore e studentëve dhe gjimnazistëve të vendit kulmoi ditën e djeshme duke përfshirë kështu edhe të rinj nga rrethet. Në një deklaratë, Berisha theksoi se studentët u faktuan shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se nuk mposhten nga dhuna, kërcënimet apo terrori.
Duke folur mbi qëndrimin e të rinjve ndaj Kryeministrit Edi Rama, Berisha citoi se ata janë të vendosur në kauzën kundër një narkodiktatori dhe institucioneve të narkoshtetit që i detyron me vjedhjet, krimin dhe largimin nga Shqipëria.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare, dita e djeshme ishte një ditë kulmore e revoltës 12-ditore të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, por e vërteta është se në grevën e tyre janë përfshirë edhe universitetet dhe gjimnazet në disa rrethe të vendit. Thashë dita e djeshme ishte një ditë në të cilën qytetarët triumfuan, studentët triumfuan. Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata.
Se ata janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim kauzën e tyre kundër një narkodiktatori dhe institucioneve të narkoshtetit që i detyron me vjedhjet, krimin, të largohen nga Shqipëri. Ka pasur shumë protesta nga viti 1990 gjer sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës, por mund t’u them se kjo është protesta më atdhetare. Kjo është thirrja që buron nga identiteti kombëtar, që buron nga shpirti, zemra e atyre mijëra e mijëra djemve dhe vajzave që na thonë se ne duhet të bëjmë Shqipërinë. Që me protestën e tyre na thonë se nuk duam që të boshatiset ky vend. Që na thonë se ne duam të ndërtojmë ëndrrat tona të bukura në dheun tonë. Pra, kjo thirrje në momentet më kritike të kombit, kurrë kombi ynë nuk ka qenë në një moment më kritik të zbrazjes së plotë të vendit tonë.
Kurrë kombi ynë në 10 vite nuk është rritur në moshë mesatare 10 vjet si këto 10 vite. Kurrë kombi ynë nuk ka pasur një rënie kaq dramatike të lindshmërisë, ka rënë në lindshmërinë e 100 viteve më parë në atë kohë kur Shqipëria ishte më pak se 1 milion. Kurrë kombi ynë në 10 vite nuk ka humbur 47 përqind, ndoshta edhe më shumë, të banorëve të tij në Shqipëri. Pra, në rast se rrimë dhe analizojmë këtë përballje burrërore të guximit të jashtëzakonshëm epik që frymëzojnë çdo njeri, këta vajza dhe djem të gatshëm për çdo sakrificë, këta meritojnë mbështetjen më totale, më absolute.
Këta po protestojnë për secilin prej nesh. Po protestojnë për fëmijët, për fëmijët e fëmijëve tanë. Ndaj dhe dje, së bashku me ta, protestuan mijëra e mijëra qytetarë të thirrur nga PD, sindikatat e arsimit, sindikatat e minatorëve, urdhrat e arkitektëve, inxhinierëve, etj. Ishte madhështore! Me praninë e tyre qytetarët i thanë kriminelëve me uniformë dhe kreut të organizatës kriminale se ne bëhemi parzmore e këtyre djemve dhe vajzave dhe ti e ke betejën e humbur. Ti jep dorëheqjen sepse je një ndër të këqijat më të mëdha të këtij kombi në histori dhe je Pashiqi shqipfolës i shqiptarëve siç të ka quajtur gazetari i madh gjerman," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal, duke deklaruar se masat e reja do të parashikojnë ndëshk...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se paketa e re ligjore kundër dhunës parashikon dëmshpërblimin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se qytetarë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja ligjore kundër nxitjes së dhunës në rrjetet sociale, kërc&e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj mësuesve që përdorin autoritetin e tyre për të nxitur n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër protestave studentore, e cila parashikon ndryshime në ligjin pë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike dhe ANTIFA-në si organizatorë të protestës studentore që kë...
Pamje TIRANË- Pas protestës së djeshme në Tiranë ku qindra studentë dhe të rinjtë dolën në rrugë duke k...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar policinë për ushtrim të dhunës ndaj protestuesve gjat...