Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
VIDEO/ Rama u ndalon protestuesve sërish 'transportin hekurudhor': Do krijohet regjistri i elektronik i personave për vepra penale kundër shtetit
Gjatë prezantimit të masave, Rama deklaroi se regjistri do të krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të administrohet nga Policia, duke përmbajtur të dhënat e identifikimit të personave që përfshihen në të.
25 October 2026, 11:39Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit. Gjatë prezantimit të masave, Rama deklaroi se regjistri do të krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të administrohet nga Policia, duke përmbajtur të dhënat e identifikimit të personave që përfshihen në të.
Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se do të parashikohen masa për personat që synojnë t’i shmangen drejtësisë, përfshirë refuzimin e daljes nga vendi, si dhe njoftimin e autoriteteve të huaja dhe kompanive të transportit ajror, detar dhe hekurudhor.
"Me VKM krijohet regjistri i posaçëm elektronik i personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit. Ky regjistër administrohet nga Policia dhe përmban të dhënat e identifikimit të këtyre shtetasve. Do u refuzohet dalja nga vendi personave që synojnë t’i shmangen veprave penale. Do njoftohen edhe autoritetet e huaja për rrezikshmërinë që ai paraqet. Përfshi edhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren. Të jetë i bindur çdo person, foftë si ata me bluza të bardha dhe me maska që kishin ardhur dje si mercenarë për të ushtruar dhunë, dhe që tregonin muskujt para Ministrisë së Arsimit, se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të riyrë i qetë në Europë, pa mbaruar punë me drejtësinë këtu në Tiranë," tha Rama./Dosja.al