LIVE UPDATES
Bota

Bisedimet Rusi - Urkainë/ Putin nuk heq dorë nga pretendimet territoriale

Përveç gadishullit të Krimesë, të aneksuar që në vitin 2014, në vitin 2022 Moska shpalli si pjesë të territorit shtetëror rus edhe rajonet administrative ukrainase Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson

13 November 2026, 08:17 Nga E.d
Bisedimet Rusi - Urkainë/ Putin nuk heq dorë nga pretendimet
Pamje nga takimi

Në bisedën me Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë, kreu i Kremlinit tha, se për Rusinë ekziston vetëm një vijë e mundshme kufitare me Ukrainën, dhe ajo është kufiri i jashtëm zyrtar i Rusisë. Sipas interpretimit të Putinit, ky kufi përfshin edhe territore ukrainase që Rusia i ka aneksuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kremlini publikoi një video nga fillimi i bisedimeve. Pas operacionit të evakuimit në Oleshky, Putin propozon një aksion të ngjashëm edhe për qytetin Kostjantyniwka në Donbas.

Përveç gadishullit të Krimesë, të aneksuar që në vitin 2014, në vitin 2022 Moska shpalli si pjesë të territorit shtetëror rus edhe rajonet administrative ukrainase Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson. Megjithatë, nga pikëpamja ushtarake, pjesë të këtyre katër rajoneve vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Ukrainës.

Rusia kërkon veçanërisht tërheqjen e trupave ukrainase nga Donetsku dhe Luhansku, i ashtuquajturi Donbas, të cilin ushtria e Putinit nuk ka arritur ta pushtojë plotësisht në pothuajse pesë vjet luftë. Ukraina i kundërshton kategorikisht lëshimet territoriale. Ajo thekson gjithashtu se trupat ruse nuk kanë përparuar aq shumë sa i është raportuar Putinit nga Shtabi i Përgjithshëm rus.

 Putin propozon një aksion humanitar për Kostjantyniwka

Gjatë bisedimeve, kreu i Kremlinit sugjeroi një operacion humanitar për Kostjantyniwka-n në Donbas, me qëllim evakuimin e civilëve, të ngjashëm me operacionin e fundit në qytetin e frontit Oleshky, të pushtuar nga Moska.

Gjatë një armëpushimi disaditor në fund të tetorit, qindra civilë mundën të largoheshin nga qyteti. Duke folur për situatën në Kostjantyniwka, Putin tha se aty ndodhen "ende rreth 400 deri në 500 civilë".

Megjithatë, ndërsa Oleshky në jug, në rajonin Kherson, është qartësisht nën kontrollin rus, situata në Kostjantyniwka është më pak e qartë. Sipas blogerëve ushtarakë, atje vazhdon të ketë pozicione të ushtarëve ukrainas.

Moska: Evropianët duhet të caktojnë një negociator

Witkoff, si i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, dhe dhëndri i Trumpit, Kushner, udhëtuan në Moskë për ta informuar Putinin mbi bisedimet me përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi. Kushner ngriti çështjen e përfshirjes së evropianëve në negociatat për përfundimin e luftës.

Putin u përgjigj se Rusia nuk ka qenë kurrë kundër bisedimeve me evropianët. Megjithatë, ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me evropianët në mënyrë që këta të vendosin nëse duan luftë apo paqe. Rusia kërkon gjithashtu që evropianët të caktojnë një negociator.

Qëndrimi i Putinit për një përfshirje të mundshme të evropianëve në bisedime duket se bie ndesh me deklaratën e zëdhënësit të presidencës ruse, Dmitri Peskov. Të mërkurën (11.11.2026) ai bëri të qartë se delegacioni i Moskës në Abu Dhabi nuk ishte i interesuar për takime me përfaqësuesit evropianë që ndodheshin gjithashtu atje.  

Udhëtimi vazhdon drejt konsultimeve të BE-së në Dublin

Pas takimit me Putinin, Witkoff dhe Kushner udhëtojnë drejt Dublinit për të informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe përfaqësuesit evropianë.

Atje, në samitin e Komunitetit Politik Evropian, krerët e shteteve dhe qeverive nga pothuajse 50 vende po diskutojnë, ndër të tjera, për Ukrainën. Të premten 813.11.2026) në Dublin zhvillohet një samit joformal i BE-së, ku do të diskutohet edhe ndihma për Ukrainën.

Në Dublin po diskutohet gjithashtu, se kush duhet t'i përfaqësojë evropianët në negociatat për Ukrainën. Kancelari gjerman Friedrich Merz konsideron se Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe duhet të marrin rolin kryesor. Sipas Merzit, ky i ashtuquajtur format E3 është një format i provuar, në të cilin herë pas here përfshihen edhe Italia dhe Polonia.

"Nuk shoh absolutisht asnjë problem që kjo të vazhdojë kështu", tha Merz. 

Zelenskyy: Interneti satelitor për Ukrainën kufizohet përsëri

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po çojnë përpara konceptin e tyre për një zgjidhje paqësore për Ukrainën dhe Evropën, Zelenskyy raportoi se interneti satelitor amerikan Starshield, i rëndësishëm për ushtrinë, është kufizuar sërish në Ukrainë. Prej disa ditësh, ushtria po regjistron përsëri ndërprerje dhe probleme me shërbimin. Komisioni Evropian i cilësoi këto ndërprerje si të papranueshme.

Starshield është varianti ushtarak i shërbimit amerikan të internetit satelitor Starlink, i cili i përket sipërmarrësit të teknologjisë Elon Musk. Shërbimi ishte kufizuar për disa ditë edhe në mesin e tetorit./DW

Rusia Ukraina bisedime

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin