13 November 2026, 08:08
Nga G.M
Rusell Brand
LONDËR- Aktori dhe komediani britanik Russell Brand po përballet me një realitet krejtësisht të ndryshëm nga jeta e tij si personazh i famshëm, pas dënimit me 10 vite e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe sulme seksuale. Burgu Wandsworth në jug të Londrës, ku ai po vuan dënimin, përshkruhet nga ish-të burgosurit si një vend me kushte të rënda, izolim dhe rrezik të vazhdueshëm për sigurinë personale.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mbërritja e Brand në burg ka shkaktuar reagime mes të burgosurve, të cilët kanë bërtitur emrin e tij dhe kanë trokitur në dyert e qelive. Ndërkohë, stafi i burgut shpreh shqetësime për sigurinë e tij, për shkak të natyrës së veprave penale për të cilat është dënuar dhe vëmendjes së madhe mediatike.
Ish-të burgosur e përshkruajnë muajin e parë pas hyrjes në qeli si periudhën më të vështirë, për shkak të tronditjes psikologjike, humbjes së lirisë dhe izolimit. Brand raportohet se është zhvendosur nga izolimi në një sektor të zakonshëm të burgut, por vazhdon të qëndrojë vetëm në qeli për arsye sigurie. Kushtet e jetesës janë të kufizuara: një shtrat, lavaman, tualet dhe disa pajisje bazë. Sendet personale i janë konfiskuar, ndërsa atij i është dhënë uniforma e burgut dhe një paketë ushqimore për ditët e para.
Frika nga sulmet e të burgosurve
Një nga shqetësimet kryesore është siguria e aktorit. Personat e dënuar për krime seksuale shpesh përballen me rrezik më të lartë sulmesh nga të burgosurit e tjerë, ndërsa fama e Brand mund ta bëjë atë edhe më të ekspozuar. Edhe mundësitë për të punuar brenda burgut mund të jenë të kufizuara, për shkak të rrezikut që mund të paraqesë kontakti me të burgosurit e tjerë.
Ndërkohë, procedurat për telefonatat, vizitat dhe komunikimin me familjarët mund të zgjasin disa javë. Ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë Russell Brand në Wandsworth, pasi në të ardhmen mund të transferohet në një burg tjetër me kushte dhe regjim më pak të rreptë./Dosja.al
rusell brand
Bota
13 November 2026, 08:05
G.M
Alice Huang
SHBA- Pyetja e... një trilioni në skandalin e Nvidia është, për kë punonte Alice Huang ? Me Pekinin që ...
Bota
13 November 2026, 08:02
G.M
Huang dhe Trump
SHBA-Donald Trump ndërhyri për të shpëtuar kreun e Nvidia-s, Jensen Huang, duke i kërkuar të luftonte p&e...
Bota
13 November 2026, 07:57
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se dëshiron të përfundojë çështjen e Kubës përpara ja...
Bota
13 November 2026, 07:55
G.M
Microsoft Teams
SHBA- Një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft ka shkaktuar probleme për përdoruesit në dhjet&...
Bota
13 November 2026, 07:53
G.M
pamje
SHBA- Qyteti i New Yorkut është në zi pas tragjedisë që u mori jetën tetë personave, mes tyre prindër, fëmi...
Bota
13 November 2026, 07:52
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Qeveria amerikane ka rikthyer në Venezuelë më shumë se 12 miliardë dollarë të ardhura nga burimet naty...
Bota
13 November 2026, 07:48
E.d
Foto ilustruse
ARABIA SAUDITE- Huthët e Jemenit kanë njoftuar një seri sulmesh ndaj infrastrukturës strategjike energjetike të...
Bota
13 November 2026, 07:42
E.d
Pamje
UKRAINA- Raundi i ardhshëm i negociatave për paqen në Ukrainë do të përfshijë edhe vendet evropiane, njoftoi presiden...
Bota
12 November 2026, 22:17
E.M
SHBA- Katër senatorë amerikanë të Partisëë Demokratike kanë deklaruar se nuk do të pranojnë një marrëves...
Bota
12 November 2026, 21:18
E.M
BRITANI- Në Britaninë e madhe është regjistruar një ngjarje tragjike ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijë...