13 November 2026, 08:12
Nga G.M
pamje
KOLUMBI- Një video nga konkursi i bukurisë Miss Kolumbia ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi kandidatja Juliana Navila Gómez u filmua duke shtyrë dy konkurrente të tjera gjatë një seti fotografik, në përpjekje për të rregulluar pozicionimin përpara kamerave. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në pamjet e publikuara, 23-vjeçarja, e cila përfaqëson rajonin e Sucre, shihet duke lëvizur fillimisht kandidaten e Valle-s, Valentina Duque Estrada, dhe më pas kandidaten e Tolima-s, Valerie Zarit Martinez.
Veprimi i saj shkaktoi kritika në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e cilësuan sjelljen si të papërshtatshme dhe egoiste, duke pretenduar se ajo po përpiqej të siguronte një pozicion më të favorshëm në fotografi. Pas reagimeve, Juliana Navila vendosi të përgjigjej përmes një videoje, ku mohoi se ishte personi që po përshkruhej në komentet e publikut.
“Nuk jam aq egocentrike sa u përpoqën të më paraqisnin”, u shpreh ajo, duke shtuar se kishte vendosur të tregonte anën e saj të vërtetë dhe të mos lejonte që kritikat të përcaktonin imazhin e saj.
Kush është Juliana Navila Gómez?
Juliana Navila Gómez Anaya është 23 vjeçe, ka lindur në Sincelejo të Kolumbisë dhe është diplomuar në mjekësi në Universitetin del Norte.
Përveç angazhimit në konkursin e bukurisë, ajo është krijuese e përmbajtjeve digjitale dhe merret me organizimin e aktiviteteve për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve në komunitetet lokale. Përmes pjesëmarrjes në Miss Kolumbia, ajo synon të promovojë kontributin shoqëror dhe lidershipin e grave./Dosja.al
miss kolumbia
Bota
13 November 2026, 08:08
G.M
Rusell Brand
LONDËR- Aktori dhe komediani britanik Russell Brand po përballet me një realitet krejtësisht të ndryshëm nga...
Bota
13 November 2026, 08:05
G.M
Alice Huang
SHBA- Pyetja e... një trilioni në skandalin e Nvidia është, për kë punonte Alice Huang ? Me Pekinin që ...
Bota
13 November 2026, 08:02
G.M
Huang dhe Trump
SHBA-Donald Trump ndërhyri për të shpëtuar kreun e Nvidia-s, Jensen Huang, duke i kërkuar të luftonte p&e...
Bota
13 November 2026, 07:57
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se dëshiron të përfundojë çështjen e Kubës përpara ja...
Bota
13 November 2026, 07:55
G.M
Microsoft Teams
SHBA- Një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft ka shkaktuar probleme për përdoruesit në dhjet&...
Bota
13 November 2026, 07:53
G.M
pamje
SHBA- Qyteti i New Yorkut është në zi pas tragjedisë që u mori jetën tetë personave, mes tyre prindër, fëmi...
Bota
13 November 2026, 07:52
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Qeveria amerikane ka rikthyer në Venezuelë më shumë se 12 miliardë dollarë të ardhura nga burimet naty...
Bota
13 November 2026, 07:48
E.d
Foto ilustruse
ARABIA SAUDITE- Huthët e Jemenit kanë njoftuar një seri sulmesh ndaj infrastrukturës strategjike energjetike të...
Bota
13 November 2026, 07:42
E.d
Pamje
UKRAINA- Raundi i ardhshëm i negociatave për paqen në Ukrainë do të përfshijë edhe vendet evropiane, njoftoi presiden...
Bota
12 November 2026, 22:17
E.M
SHBA- Katër senatorë amerikanë të Partisëë Demokratike kanë deklaruar se nuk do të pranojnë një marrëves...