27 October 2026, 15:55
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Përfaqësuesit e biznesit kanë kundërshtuar ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mund të frenojë investimet, të rëndojë sipërmarrjen dhe të ndikojë te punësimi. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Pro Export Albania ka kundërshtuar rritjen e tatimit mbi fitimin në 17%, tatimin mbi dividendin nga 8% në 15%, si dhe rritjen e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10%. Shqetësime ngre edhe ulja e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë.
Sipas përfaqësuesve të biznesit, ndryshimet vijnë në një kohë kur sipërmarrjet përballen me kosto të larta dhe zhvlerësimin e euros. Pro Export Albania paralajmëron se sektori prodhues dhe eksportues rrezikon të përballet me vështirësi të mëtejshme dhe humbje të vendeve të punës.
“Prej vitesh ky sektor përballet me zhvlerësimin e euros, rritjen e kostove, reduktimin e kapaciteteve prodhuese dhe humbjen e vendeve të punës. Në vend të masave që nxisin investimet, automatizimin, digjitalizimin dhe kalimin drejt prodhimit me vlerë të shtuar, po diskutojmë rritje të mëtejshme të barrës fiskale. Nuk jemi kundër reformave fiskale, por kundër vendimeve që merren pa vlerësuar pasojat reale mbi prodhimin, eksportet dhe punësimin”, deklaron Pro Export Albania.
Ndërkohë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka kundërshtuar mungesën e konsultimit me biznesin. Në kuadër të kësaj, ajo ka deklaruar se propozimet e saj iu janë dërguar institucioneve përkatëse më 9 tetor, por nuk ka marrë përgjigje.
Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë pezullimin e ndryshimeve që rrisin barrën fiskale deri në zhvillimin e konsultimeve dhe publikimin e një analize mbi ndikimin e tyre në investime, punësim, çmime dhe konkurrueshmëri. Ata theksojnë se nuk janë kundër reformës fiskale, por kërkojnë që vendimet të merren pas dialogut me sipërmarrjen dhe vlerësimit të pasojave ekonomike./Dosja.al
Dhoma e Tregtisë
Aktualitet
27 October 2026, 15:41
E.d
SPAK
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjy...
Aktualitet
27 October 2026, 15:33
E.d
SPAK
TIRANA- SPAK ka përfunduar hetimet për tre episode të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, ku janë sekuestruar m...
Aktualitet
27 October 2026, 15:29
E.M
VLORË - Në lagjen 28 Nëntori në Vlorë mbrëmjen e së martës dy persona kanë vjedhur një biznes që tregton...
Aktualitet
27 October 2026, 15:20
G.M
pamje
TIRANË- Protesta studentore në Tiranë po vijon prej disa ditësnh me përmasa të dhunshme, ku nuk kanë munguar për...
Aktualitet
27 October 2026, 15:15
E.M
TIRANË- Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur...
Aktualitet
27 October 2026, 15:12
G.M
Sandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka qënë i pranishëm gjatë...
Aktualitet
27 October 2026, 15:10
E.M
TIRANË- Protestuesit i kanë vendosur flakën kartonëve përpara godinës së Ministrisë si një shenjë ndaj keqqev...
Aktualitet
27 October 2026, 15:09
E.d
Rexhep Rraja
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 persona, të dyshuar për tra...
Aktualitet
27 October 2026, 15:03
E.M
TIRANË - Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit ka vijuar me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”. Studentët kërk...
Aktualitet
27 October 2026, 14:56
E.M
TIRANË- Në protestën e 15-të studentore studentë dhe pedagogë të shumtë janë mbledhur përpara Ministrisë...