27 October 2026, 15:33
Nga E.d
SPAK
TIRANA- SPAK ka përfunduar hetimet për tre episode të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, ku janë sekuestruar mbi 1.700 kg marijuanë në Mal të Zi, rreth 236 kg marijuanë në Turqi dhe 475 kg kokainë në Holandë. Në këtë çështje janë marrë të pandehur 17 persona.
Sipas njoftimit të SPAK, hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut të drogës, të realizuara në periudhën nëntor 2020 - janar 2021.
Episodi i parë: 1.722 kg marijuanë në Mal të Zi
Më 3 nëntor 2020, autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan 1.722 kilogramë marijuanë, e cila ishte dërguar nga Shqipëria dhe kishte si destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Episodi i dytë: 236 kg marijuanë në Turqi
Më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan rreth 236 kilogramë marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion Turqinë.
Episodi i tretë: 475 kg kokainë në Holandë
Më 23 nëntor 2020, autoritetet kompetente të Holandës sekuestruan 475 kilogramë kokainë, e cila ishte dërguar nga Ekuadori në portin e Vlissingenit.
Sipas SPAK, të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar aktivitetet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyEÇ”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.
Nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe me persona ende të paidentifikuar, për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine, përfshirë Ekuadorin, drejt vendeve të ndryshme evropiane dhe Turqisë./Dosja.al
spak
Aktualitet
27 October 2026, 15:29
E.M
VLORË - Në lagjen 28 Nëntori në Vlorë mbrëmjen e së martës dy persona kanë vjedhur një biznes që tregton...
Aktualitet
27 October 2026, 15:20
G.M
pamje
TIRANË- Protesta studentore në Tiranë po vijon prej disa ditësnh me përmasa të dhunshme, ku nuk kanë munguar për...
Aktualitet
27 October 2026, 15:15
E.M
TIRANË- Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur...
Aktualitet
27 October 2026, 15:12
G.M
Sandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka qënë i pranishëm gjatë...
Aktualitet
27 October 2026, 15:10
E.M
TIRANË- Protestuesit i kanë vendosur flakën kartonëve përpara godinës së Ministrisë si një shenjë ndaj keqqev...
Aktualitet
27 October 2026, 15:09
E.d
Rexhep Rraja
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 persona, të dyshuar për tra...
Aktualitet
27 October 2026, 15:03
E.M
TIRANË - Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit ka vijuar me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”. Studentët kërk...
Aktualitet
27 October 2026, 14:56
E.M
TIRANË- Në protestën e 15-të studentore studentë dhe pedagogë të shumtë janë mbledhur përpara Ministrisë...
Aktualitet
27 October 2026, 14:49
E.M
TIRANË- Pedagogu Lush Susaj, i cili u plagos në kraharor nga një plumb gome gjatë protestave studentore, është rikthyer mes prote...
Aktualitet
27 October 2026, 14:34
E.M
TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin e tyre në rrrugët e kryeqytetit duke iu bashkuar kështu pjesës...