LIVE UPDATES
Aktualitet

Bllokimi i pagave të magjistratëve në Berat, Prokuroria shpall moskompetencën dhe kalon dosjen në SPAK

 Procedimi penal nisi pas kallëzimit të një punonjëseje të gjykatës, e cila pretendoi se nuk kishte mundur të tërhiqte pagën e muajit gusht 2026 për shkak të problemeve me formulën e re të përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve.

16 November 2026, 11:39 Nga E.d
Bllokimi i pagave të magjistratëve në Berat, Prokuroria shpall
Prokuroria e Beratit

BERAT- Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për çështjen që lidhet me bllokimin dhe vonesat në ekzekutimin e pagave të magjistratëve dhe punonjësve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, duke ia kaluar dosjen për hetim SPAK-ut. Procedimi penal nisi pas kallëzimit të një punonjëseje të gjykatës, e cila pretendoi se nuk kishte mundur të tërhiqte pagën e muajit gusht 2026 për shkak të problemeve me formulën e re të përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve. Në kallëzim u përfshi edhe drejtuesja e Degës së Thesarit në Berat, ndaj së cilës u ngritën pretendime për shkaktim të dëmit ekonomik dhe financiar.

Gjatë hetimeve, punonjës të gjykatës konfirmuan se pagat e muajit gusht nuk ishin ekzekutuar në kohë. Sipas dëshmive, listëpagesat ishin përgatitur duke zbatuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por ato nuk ishin miratuar nga Dega e Thesarit.

Nga komunikimet zyrtare rezulton se Thesari kishte kërkuar që pagat e gushtit të dërgoheshin sipas nivelit të muajit korrik, me qëllim përshpejtimin e procesit të pagesave. Ndërkohë, mosmarrëveshjet lidhen edhe me mënyrën e ndarjes së listëpagesave të gjyqtarëve nga ato të administratës së gjykatës.

Në përfundim të verifikimeve, Prokuroria e Beratit konstatoi se për të njëjtin fakt penal kishte nisur hetimet edhe SPAK-u, me një rreth më të gjerë subjektesh të përfshira. Për këtë arsye, Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencën lëndore dhe vendosi t'ia kalojë të gjithë materialin hetimor Prokurorisë së Posaçme, e cila do të vijojë hetimet për çështjen.

Njoftimi 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat shpalli moskompetencë për kallëzimet e kryera mbi ndryshimet ligjore “Për një ndryshim në ligjin nr.96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendosi kalimin e saj Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Hetimet mbi procedimin penal nr.440 të vitit 2026, nisën pas ankesës së bërë nga shtetasja N.Xh., specialiste e protokollit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm, Berat për pamundësinë e tërheqjes së pagës së saj për shkak të kontradiktave lidhur me formulën e  përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve. Kjo punonjëse denoncoi drejtuesen e thesarit, A.R. në Berat me pretendimet se i ka shkaktuar dëm ekonomik dhe financiar.

Pas pyetjes së personave në dijeni, punonjës të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, të gjithë pohuan problemet me kalimin e pagave për muajin gusht 2026. Shtetasja M.Sh., shefe e sektroti të buxhetit dhe menaxhimit financiar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, pranoi se punonjësit e gjykatës nuk morën në kohë pagën e muajit gusht. Ajo pohoi se përllogaritjen e pagave për këtë muaj e kreu bazuar në vendimin e marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin nr.435, datë 26.08.2026 për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15 viti 2026, për përllogaritjen e pagave të gjyqtarëve nga data 1 Gusht 2026, sipas formulës të përcaktuar në vendimin nr.35/2022 të Gjykatës Kushtetuese e tyre. Por listë pagesa nuk u miratua nga Dega e Thesarit. Ajo pohoi se kërkoi sqarime me email nga drejtuesja e thesarit A.R. e cila e sqaroi që të dërgoheshin pagat e listë pagesave të muajit Gusht 2026 me nivelin e pagave të muajit Korrik 2026 që të bëhej i mundur ekzekutimi nga thesari.

Nga komunikimi me email zyrtar me Degën e Thesarit në datën 4.9.2026, gjykata u vu në dijeni që të dërgonim urdhër shpenzimet e pagave për personelin e administratës të gjykatës me qëllim mundësimin e ekzekutimit të pagave sa më shpejt. Por kjo nuk u realizua pas ndarja e listë pagesave veç për gjyqtarët dhe veç për administratën bie ndesh me udhëzimin nr.1 datë 21.01.2025, lidhja nr.2 e tij, pasi listë pagesa mujore është një dhe e vetme.

Nga hetimet rezultoi se i njëjti procedim penal është regjistruar edhe nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) e cila heton për të njëjtin fakt penal por me rreth subjektesh më të gjëra, përfshirë edhe ato të hetuara prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat vlerëson se SPAK është prokuroria kompente për hetimin e procedimit penal nr.440/2026, ndaj shpall moskompetencë lëndore dhe ia kalon çështjen SPAK./Dosja.al

magjistratë Berat SPAK

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin