Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Bëhet me dije se nafta është shtrenjtuar me 5 lekë për litër, ndërsa benzina me 1 lek.
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se nafta është shtrenjtuar me 5 lekë për litër, ndërsa benzina me 1 lek. Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i naftës me pakicë do të jetë 210 lekë për litër, nga 205 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, benzina do të shitet jo më shumë se 165 lekë për litër, nga 164 lekë.
Për shitjen me shumicë, çmimi i naftës është caktuar 198 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 153 lekë për litër. Po ashtu, çmimi i gazit për automjetet do të jetë 71 lekë për litër me pakicë dhe 59 lekë për litër me shumicë. Ndërsa nafta për aktivitetin e peshkimit do të kushtojë 114 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 ora 18.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 12 Nëntor 2026, vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 165 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 153 lekë/litër.
Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 114 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 ora 18.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./Dosja.al
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se vendi pritet të përfshihet nga reshje mesatare dhe intensive në disa...
SPANJË- Një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luka Beqiraj, i njohur edhe si Kriols, është vrarë me armë zjarri dit&eu...
pamjet SHKODËR- Janë publikuar pamjet e dhunimit të 64-vjeçarit Vladimir Bruçi në Shkodër, ngjarje e ndodhur në v...
FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë...
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen n&e...
Kristian Gjoni dhe gruaja e tij RINAS- Një biznesmen kanadez përballet me mbi 15 vjet burg në një burg në Shqipëri pasi kon...
DURRËS- Në Durrës ditën e sotme është mbajtur një protestë në qendër të fshatit Rrushkull, për gjen...
DURRËS- Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se për shkak të motit të keq, nisjet e trageteve drejt Italisë, të p...
TIRANË- Kreu i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, gjatë diskutimeve për buxhetin e institucionit në Ku...
VLORË- Një vatër zjarri ka rënë pranë paraburgimit të Vlorës, duke vënë në rrezik disa banesa në zo...