12 November 2026, 17:07
Nga E. D

FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit, pas më shumë se katër orësh marrje në pyetje nga prokurorët.
Voja u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës. Sipas hetimeve, prona dyshohet se i është kaluar një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik, duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Veprimet e dyshuara lidhen me periudhën kur Voja ishte në krye të Kadastrës së Fierit, ndërsa për këtë çështje janë caktuar katër masa sigurie 'arrest në burg'. Mes personave nën hetim janë edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe dhe një notere, si dhe punonjës të tjerë të institucionit. Voja është ndaluar nga autoritetet dhe është marrë në pyetje nga dy prokurorë. Emri i tij është përfshirë edhe në një kallëzim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në SPAK, në maj të vitit 2023, për dyshime mbi shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Në atë rast, dëmi i pretenduar ndaj shtetit vlerësohej në 9.5 milionë lekë. Gjithashtu, në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria e Fierit e dërgoi Vojën dhe gjashtë ish-punonjës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër për gjykim, nën dyshimet për shpërdorim detyre lidhur me dhënien e lejeve mjedisore dhe mosarkëtimin e tarifave përkatëse./Dosja.al
arben voja
Aktualitet
12 November 2026, 17:02
E.M
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen n&e...
Aktualitet
12 November 2026, 17:02
E. D
Kristian Gjoni dhe gruaja e tij
RINAS- Një biznesmen kanadez përballet me mbi 15 vjet burg në një burg në Shqipëri pasi kon...
Aktualitet
12 November 2026, 16:49
E.M
DURRËS- Në Durrës ditën e sotme është mbajtur një protestë në qendër të fshatit Rrushkull, për gjen...
Aktualitet
12 November 2026, 16:30
E. D
DURRËS- Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se për shkak të motit të keq, nisjet e trageteve drejt Italisë, të p...
Aktualitet
12 November 2026, 15:50
E.M
TIRANË- Kreu i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, gjatë diskutimeve për buxhetin e institucionit në Ku...
Aktualitet
12 November 2026, 15:38
E. D
VLORË- Një vatër zjarri ka rënë pranë paraburgimit të Vlorës, duke vënë në rrezik disa banesa në zo...
Aktualitet
12 November 2026, 14:56
G.M
foto ilustruese
FIER- Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dhe aktualisht drejtues i Spitalit Rajonal të qytetit, Arben Voja, është arr...
Aktualitet
12 November 2026, 14:50
E.d
Shqiptari i ekzekutuar
BELGJIKA- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e shqiptarit Redjan Z., i cili u vra me...
Aktualitet
12 November 2026, 14:45
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Stuhia 'Charls', e cila ka përfshirë brigjet portugeze me reshje intensive dhe erëra të forta, po zhvendoset ...
Aktualitet
12 November 2026, 13:56
G.M
Plarent Ndreca
FIER- Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e burgut të Fierit, ...