LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e të riut shqiptar në Spanjë/ Mediat spanjolle: Dyshohet për të kaluar kriminale dhe përfshirje në rrjete mafioze italo-shqiptare! Atentati mund te ketë nisur për larje hesapesh

Sipas mediave spanjolle Beqiraj kishte një të kaluar kriminale ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në rrjete mafioze italo-shqiptare, të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

12 November 2026, 17:40 Nga E.M

Vrasja e të riut shqiptar në Spanjë/ Mediat spanjolle: Dyshohet

SPANJË- Një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luka Beqiraj, i njohur edhe si Kriols, është vrarë me armë zjarri ditën të martën e kësaj jave në një kompleks sportiv në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes në Spanjë. Sipas mediave spanjolle Beqiraj kishte një të kaluar kriminale ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në rrjete mafioze italo-shqiptare, të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Autori i vrasjes, i cili qëlloi ndaj 39-vjeçarit në zonën e Playa Flamenca, është ende në kërkim nga Guardia Civil. Pas vrasjes ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se vrasja mund të ketë qenë një larje hesapesh, për shkak të borxheve që Beqiraj mund të kishte nga e kaluara e tij kriminale. 

I përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe armëve

Luka Beqiraj i lindur në vitin 1987 në qytetin e Vlorës. Sipas mediave spanjolle, ai kishte qenë i lidhur me grupe kriminale italo-shqiptare, të përfshira në trafikun e drogës dhe armëve të zjarrit.

Në vitin 2016, ai ishte arrestuar në Shqipëri, pasi dyshohej se kishte ushtruar dhunë të rëndë ndaj një personi tjetër, duke e plagosur rëndë, raportojnë mediat shqiptare të kohës.

Tre vite më vonë, në vitin 2019, Beqiraj u arrestua sërish gjatë operacionit të gjerë “Fiori di Primavera” (Lulet e Pranverës), të zhvilluar nga Policia Financiare italiane. Operacioni përfshiu më shumë se 100 efektivë dhe përfundoi me 27 persona të arrestuar, pas dy vitesh hetimesh.

Sipas hetimeve italiane, personat e arrestuar dyshoheshin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si dhe për posedim dhe futje në Itali të armëve dhe municioneve të luftës.

Mes 21 shtetasve shqiptarë të arrestuar në këtë operacion ishte edhe emri i Luka Beqirajt. Mediat vendase kanë publikuar edhe një fotografi të tij të realizuar gjatë procedurave të identifikimit policor në Itali.

Sipas të njëjtave raportime, ai dyshohej gjithashtu në Shqipëri për përfshirje në vrasjen e dy personave.

Grupi kriminal me të cilin dyshohet se kishte lidhje kishte baza operative në provincën e Leçes, në jug të Italisë, ndërsa shtrirja e tij përfshinte edhe rajone të tjera, si Kalabria, Toskana, Emilia-Romanja, Sicilia, Liguria dhe Lombardia.

Costa Blanca, strehë për personat me precedentë kriminalë

Në artikullin e saj, media spanjolle ndalet edhe te fenomeni i përdorimit të zonës së Costa Blanca-s si strehë nga persona të dyshuar për veprimtari të rënda kriminale.

Gjatë dekadave të fundit, kjo zonë është kthyer në një destinacion ku janë vendosur persona të dyshuar për vrasje, rrëmbime, trafik droge dhe grabitje. Lidhjet e mira të transportit, afërsia me korridorin mesdhetar, aeroportet, portet turistike dhe fluksi i lartë i vizitorëve krijojnë kushte që, sipas ekspertëve, mund të shfrytëzohen për t'iu shmangur autoriteteve.

Personat e përfshirë në këto rrjete kriminale kërkojnë shpesh zona ku kanë krijuar më parë mbështetje logjistike, si dhe komunitete bashkëkombësish apo bashkëpunëtorësh të lidhur me organizatat e tyre.

Megjithatë, prania në këto zona nuk i mbron nga grupet rivale, të cilat përdorin atentatet dhe larjen e hesapeve për të vendosur ose ruajtur ndikimin e tyre.   Vrasja e të riut shqiptar në Spanjë/ Mediat spanjolle: Dyshohet për të kaluar kriminale dhe përfshirje në rrjete mafioze italo-shqiptare! Atentati mund te ketë nisur për larje hesapesh

José Luis Gil, bashkëpërfaqësues në Spanjë i Shoqatës Evropiane të Analistëve të Inteligjencës Kriminale (EACA), shpjegon se aktet e dhunës të kryera në vende publike, si vrasjet në mes të ditës apo në parkingje, mund të kenë edhe një funksion demonstrues.

Sipas tij, këto akte synojnë të dërgojnë mesazhe paralajmëruese ndaj grupeve rivale, të ruajnë unitetin e brendshëm të organizatave kriminale ose të shërbejnë si ndëshkim shembullor në kuadër të larjes së hesapeve.

Eksperti vëren gjithashtu se mënyra e veprimit të grupeve kriminale ka ndryshuar. Në të kaluarën, për qëllime intimidimi përdoreshin kryesisht armët e ftohta, pistoletat apo armët e gjahut. Ndërsa sot, në këto rrjete janë përfshirë edhe grupe me shtetas gjeorgjianë, shqiptarë, serbë dhe rusë, disa prej të cilëve kanë formim dhe përvojë të mëparshme ushtarake ose policore në vendet e tyre.

Ndër zonat që konsiderohen me aktivitet të lartë të grupeve kriminale është edhe Orihuela Costa, ku Guardia Civil vijon operacionin për gjetjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes së Luka Beqirajt./Dosja.al 

Luka Beqiraj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...