Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Paraqitja e detyrueshme në polici ishte një nga masat e mbikëqyrjes të vendosura ndaj tij, në kuadër të procedurës që po zhvillohet për rastin e Banjskës.
Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu ndalua hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi u shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë. Sipas tyre, vendimi u mor më 13 nëntor - katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të urdhëronte paraburgimin e tij dhe ta shpallte në kërkim, pasi nuk u paraqit në polici më 15 nëntor.
Paraqitja e detyrueshme në polici ishte një nga masat e mbikëqyrjes të vendosura ndaj tij, në kuadër të procedurës që po zhvillohet për rastin e Banjskës. Institucionet përgjegjëse të Bosnje dhe Hercegovinës nuk dhanë hollësi për vendimin dhe as arsyet përse Radoiçiq cilësohet kërcënim për sigurinë kombëtare. Ndalimi nënkupton se, nëse Radoiçiq tenton të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, atij do t'i refuzohet hyrja ose do të ndalohet në pikën kufitare apo në ndonjë vend tjetër të hyrjes në këtë shtet.
Vendimi vjen në kohën kur vendndodhja e Radoiçiqit mbetet e panjohur, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e drejtësisë në Serbi, gjatë ditëve të fundit. Më herët, atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar të largohej nga vendbanimi pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Ai ka pasur, gjithashtu, ndalesë për të udhëtuar në Kosovë. Zhdukja e tij ndodhi pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet e mbajtura në fund të tetorit në Serbi. Disa ditë para se të shpallej në kërkim, qarkulluan informacione të pakonfirmuara se Radoiçiq ishte larguar nga Serbia drejt Rusisë. Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Ambasada ruse në Beograd nuk i konfirmuan këto pretendime.
Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur që ka kreyer sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023. Një polic i Kosovës është vrarë në sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Në Serbi, Radoiçiq është nën hetime për disa vepra penale që lidhen me sigurimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm. Megjithatë, edhe pas tre vjetësh, ndaj tij nuk është ngritur aktakuzë. Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin, i cili po gjykohet në mungesë.
Kosova ka lëshuar gjithashtu fletarrestim ndërkombëtar për të, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara - UNMIK. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur më herët sanksione ndaj tij, për përfshirje të dyshuar në krim të organizuar dhe korrupsion. Vendimi për t'ia ndaluar hyrjen në Bosnje dhe Hercegovinë është marrë vetëm disa ditë pasi nga ky vend është larguar Zvonko Vesellinoviq, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Radoiçiqit në biznes. Burime të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se Vesellinoviq është larguar më 11 nëntor nga Sarajeva drejt Turqisë, duke përdorur pasaportën serbe./REL
Turqi TURQI- Turqia po shqyrton një reformë të rëndësishme në sistemin e arsimit të lartë, duke planifikuar shk...
Sulmet në Krime Në Shenzhen të Kinës po mbahet takimi historik mes krerëve të Kinës Xi Jinping, SHBA-së Donald Trump d...
Rohingya MYANMAR- Deri në 10 mijë persona nga pakica myslimane Rohingya dyshohet se janë vrarë gjatë operacioneve ushtarake n&...
pamje TANZANI- Një incident detar është regjistruar në liqenin Victoria në Tanzani, ku anija turistike MV Mwanza ësht&eum...
Aleksandar Çupiq. Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota të dep...
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin KINA- Takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, kreut të shtetit rus Vladimir Putin dhe ho...
Markwayne Mullin, Jay Clayton dhe Christopher Raia Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Teherani, Pekini, Moska dhe Pheniani, e kan&eu...
Donald Trump KINA- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Irani të pajiset me armë b&...
Pamje KINA- Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të përbashkëta në ç&e...
Pamje KINA- Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që të forcojnë bashkëpu...