31 May 2023, 08:56
Nga m.s
foto ilustruese
MEKSIKË- Një grua italiane 40-vjeçare është vrarë me armë zjarri në një lokal në Meksikë. Italiania Ornella Saiu e cila punonte si banakiere, u qëllua për vdekje në një lokal në Playa del Carmen. Sipas hetuesve, gruaja ishte në punë herët në mëngjes si banakiere në Cafè Ristorante Sabrina, një vendtakim i njohur për turistët dhe banorët italianë të zonës.
Papritur një burrë i armatosur, i cili mbërriti me motor, hyri në lokal dhe pa thënë asnjë fjalë, e qëlloi në kokë. Sipas shtypit vendas, vrasësi do të ishte një ish-koleg i viktimës. Vrasësi, në arrati, ka braktisur motorin dhe disa rroba pak larg klubit, raporton "TGCOM 24".
Andrea Lotito, nënkryetar i Shoqatës së Hoteleve Riviera Maya, e përshkroi gruan si "një banore shumë e mirë e Playa del Carmen dhe një mike për shumë njerëz" në një mesazh përmes Facebook.
Dhe sot është “një ditë e trishtë, pa shpjegime, pa justifikime”. Një tjetër bashkatdhetar, Lucio Ingenito, tha se “ajo që ka ndodhur është absurde” dhe se është një ngjarje që “mund të ndodhë me secilin prej nesh”, duke iu referuar viktimës si “punëtore dhe fisnike”.
ornella saiu meksike
Bota
31 May 2023, 08:50
a.l
Maggiore në Itali
ITALI- Vijojnë hetimet për shkaqet e mbytjes së një anijeje turistike në liqenin Maggiore në Itali di...
Bota
31 May 2023, 08:45
m.s
SHBA- Ushtria amerikane tha sot se një avion luftarak kinez bëri një manovër "të paarsyeshme agresive" pranë n...
Bota
31 May 2023, 08:46
a.l
NATO
SUEDI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se “ka ardhur koha” që Turqia të heqë dorë...
Bota
31 May 2023, 08:36
a.l
Foto ilustruese
ZVICËR- Autoritetet zviceriane kanë rënë në gjurmët e më shumë se 2200 autorë të krimeve ...
Bota
31 May 2023, 08:41
A.B
Liderët e 27 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe liderë të vendeve tjera evropiane, do të mblidhen së bashku më 1 qersho...
Bota
31 May 2023, 08:22
a.l
Leposaviç
KOSOVË- Ka nisur protesta në veri të Kosovës. Një numër i madh i serbëve janë mbledhur para selis&...
Bota
31 May 2023, 08:13
a.l
Protestat në veri
KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës dhe përshkallëzimi në dhunë i protestave mes serbë...
Bota
31 May 2023, 08:12
f.m;a.b
Bloggerja
UKRAINË- Influencuesja ukrainase Anna Alkimova, e cila ka 600,000 ndjekës në Instagram, lëshoi një apel për ...
Bota
31 May 2023, 08:09
a.l
Daniel Serwer
KOSOVË- Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili është njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, deklaro...
Bota
31 May 2023, 08:06
a.l
Ushtarët
UKRAINË- Ukraina ka kthyer trupat e 79 mbrojtësve të tjerë që u vranë në luftën në...