LIVE UPDATES
Bota

Aktpaditë ndaj ish-presidentit Trump, VOA: Amerikanët të ndarë përgjatë vijave partiake

Sipas anketës, 85 për qind e demokratëve pajtohen me akuzat e ngritura më 2 gusht nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, krahasuar me 47% të votuesve të pavarur dhe me 16 për qind të republikanëve.

17 August 2023, 08:38 Nga a.l
Aktpaditë ndaj ish-presidentit Trump, VOA: Amerikanët të
Donald Trump

Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thellësisht të ndarë përgjatë vijave partiake në vlerësimin e tyre për veprimet e Presidentit Donald Trump në bazë të akuzave penale të ngritura së fundmi kundër tij. Rreth gjysma e tyre thonë se përpjekja e supozuar e tij për të ndërhyrë në procesin e numërimit të votave në shtetin e Xhorxhias në vitin 2020 ishte e jashtëligjshme. Anketa, e kryer nga agjencia e lajmeve ‘The Associated Press’ dhe Qendra për Hulumtim të Marrëdhënieve me Publikun ‘NORC’, para ngritjes së aktpadisë të Xhorxhias të hënën, po ashtu tregon se rreth gjysma e amerikanëve – 53 për qind – pajtohen me vendimin e Departamentit të Drejtësisë për ta paditur zotin Trump rreth përpjekjeve të tij që të qëndronte në pushtet, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020.

Sipas anketës, 85 për qind e demokratëve pajtohen me akuzat e ngritura më 2 gusht nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, krahasuar me 47% të votuesve të pavarur dhe me 16 për qind të republikanëve. Në përgjithësi, 3 në 10 amerikanë nuk pajtohen me akuzat, përfshirë rreth dy të tretat e republikanëve. Anketa sugjeron se aktpaditë e pashembullta ndaj një ish-presidenti kanë ndikuar pak në polarizimin e elektoratit amerikan: shumica e amerikanëve nuk pajtohen me zotin Trump, por ai mbetet popullor në mesin e republikanëve.

Në përgjithësi, 35% e amerikanëve janë në favor të zotit Trump dhe 62 për qind nuk janë në favor të tij. Brenda kampit republikan, megjithatë, 7 nga 10 prej tyre e vlerësojnë ish Presidentin pozitivisht, ndërkohë 6 nga 10 thonë se dëshirojnë që ai të kandidojë sërish në garën për Shtëpinë e Bardhë. Anketa u realizua më 10-14 gusht. Në kohën kur u krye anketa, 51 për qind e amerikanëve besonin se zoti Trump kishte vepruar në mënyrë të jashtëligjshme në rastin e Xhorxhias, përfshirë rreth 16 për qind të republikanëve. Zoti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, ndërkohë që po garon kundër Presidentit Biden.

Vetëm rreth 2 në 10 amerikanë – rreth 17% – thonë se kanë “shumë” besim në udhëheqësit e Departamentit të Drejtësisë. Ky nivel i ulët i besueshmërisë është i shtrirë përgjatë gjithë spektrit politik; vetëm 26 për qind e demokratëve, 14 për qind e të pavarurve dhe 7 për qind e republikanëve thonë se kanë besim në agjencinë e rendit dhe ligjit. Rreth gjysma e amerikanëve kanë “pak” besim në Departamentin e Drejtësisë dhe rreth një e treta “nuk i besojnë fare.” Republikanët i besojnë më pak se demokratët Departamentit të Drejtësisë, në raport 48 për qind me 18 për qind.

“Është e qartë që zoti Trump po garon për president dhe kjo administratë aktuale po bën çmos ta arrestojnë rivali politik dhe ta fusë në burg,” tha zoti Cary Arnold, republikan, 56 vjeçar, nga Marylandi. “Qoftë edhe sipërfaqësisht, kjo jep një përshtypje tejet të keqe. Diçka e tillë pritet të shihet në vendet e treta, që udhëhiqen nga diktatorët.”. Veprimet e zotit Trump nuk kanë kaluar kufirin, për të merituar akuza penale, thotë ai. “Nuk kam parë asgjë të jashtëligjshme,” thotë zoti Arnold. “E di që njerëzit thonë se ka bërë gjëra të jashtëligjshme, por asnjëra nga gjërat që po i thonë nuk kanë kuptim.”. Ndaj zotit Trump janë ngritur katër padi penale, që nga muaji prill, por për amerikanët këto aktakuza nuk kanë peshë të njejtë.

Ndërkohë që rreth gjysma besojnë se zoti Trump ka bërë diçka të jashtëligjshme në trazirat e 6 janarit dhe rastin e Xhorxhias, përfshirë edhe rastin që ka të bëjë me dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Florida, dhe vetëm rreth një e treta e të anketuarve thonë se zoti Trump veproi jashtëligjshëm, kur sipas akuzës, fshehu pagesën për një grua, e cila thotë se kishte patur marrëdhënie me të, për të blerë heshtjen e saj. 54 për qind e të anketuarve mendojnë se me veprimet e tij pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, zotit Trump e ka dëmtuar demokracinë, 19 për qind thonë jo dhe një e katërta nuk besojnë në asnjërin opsion. Republikanët janë të ndarë për sa i përket ndikimit të veprimeve të zotit Trump: 43% thonë që ai mbrojti demokracinë, ndërsa 23 për qind thonë se e kërcënoi atë. Rreth një e treta e republikanëve nuk besojnë në asnjërin opsion.

“Zoti Trump dhe shumë nga përkrahësit e tij thonë, se aktpaditë synojnë ta dëmtojnë atë në këto zgjedhje”, thotë republikani 60 vjeçar David Biggar nga Florida, që ka votuar dy herë kundër zotin Trump. “Por mendoj se ai po hetohet për veprime për të cilat duhet të gjykohet”, shton ai. Amerikanët kryesisht nuk pajtohen me pretendimin e zotit Trump se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur. Shtatë nga 10 amerikanë thonë se Presidenti Biden është president i zgjedhur në mënyrë legjitime. Por, në mesin e votuesve republikanë, 57 për qind thonë se zgjedhja e zotit Biden ishte jolegjitime, krahasuar me 32 për qind të të pavarurve dhe 2 për qind të demokratëve.

Sipas zonjës Treasa Howell, republikane 58 vjeçare nga Mizuri, shumë nga akuzat ndaj zotit Trump tingëllojnë të vërteta, por ajo beson që janë të motivuara nga politika më shumë se sa nga drejtësia dhe se zoti Trump po bëhet shembull. “Sinqerisht, nuk mendoj që dikush në arenën politike luan 100% drejt,” thotë zonja Howell. “Më duket sikur është një aktakuzë politike, por besoj plotësisht që është e vërtetë. Dhe ky është problemi që kam me zotin Trump.”. Por, nëse zoti Trump siguron emërimin nga partia republikane dhe përballet sërish me zotin Biden, “ndonëse me hezitim, do të votoja për të”, thotë ajo./VOA

donald trump

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes