12 September 2023, 08:58
Nga r.ll
foto nga vendngjarja
KANADA-Gjyqi i Nathaniel Veltman, kanadezit të akuzuar për vrasje, mund të ndryshojë mënyrën se si Kanadaja ndjek penalisht ekstremizmin e "ekstremit të djathtë".
Personi i akuzuar për vrasjen e katër anëtarëve të një familje muslimane ishte i motivuar nga besimi nacionalist i bardhë dhe ishte i gatshëm të kryente një akt "terrorizmi", janë shprehur prokurorët, gjatë deklaratave hapëse të gjyqit të kanadezit, raporton “The Guardian”.
Nathaniel Veltman, 22 vjeç, po përballet me katër akuza për vrasje dhe një akuzë për tentativë vrasje pasi goditi me kamionin e tij pesë anëtarë të familjes Afzaal ndërsa ata ishin për një shëtitje në Londër, Ontario, në mbrëmjen e 6 qershorit 2021.
Ai gjithashtu po përballet me akuza për terrorizëm.
Salman Afzaal, 46 vjeç, gruaja e tij Madiha Salman, 44, vajza e tyre 15-vjeçare Yumna dhe gjyshja e saj 74-vjeçare, Talat Afzaal u vranë të gjithë në sulm. Djali nëntë vjeçar i çiftit gjithashtu u plagos rëndë, por i mbijetoi plagëve të marra.
Prokurori tha se Veltman më vonë u tha hetuesve se ai u largua nga shtëpia e tij në ditën e sulmit në kërkim të muslimanëve për ti vrarë, duke shtuar se ai ishte frymëzuar nga të shtënat në Christchurch të vitit 2019, në të cilat një nacionalist i bardhë vrau 51 njerëz. Ai kishte shkruar një manifest të quajtur "Një zgjim i bardhë" dhe e identifikoi veten si një nacionalist i bardhë.
“Nuk pendohem për atë që bëra. E pranoj se ishte terrorizëm. Kjo ishte e motivuar politikisht, 100%,” dyshohet se u tha ai hetuesve.
Sulmi kundër familjes myslimane shkaktoi tronditje dhe pikëllim të përhapur në të gjithë Kanadanë, duke ripërtërirë thirrjet për të luftuar islamofobinë.
Rasti i vëzhguar nga afër mund t'i japë gjithashtu qartësi ligjeve të vendit kundër terrorizmit, të miratuara në vazhdën e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Gjyqi i Veltman shënon një nga lidhjet e para që ligji është përdorur në ndjekjen penale të dikujt që besohet se ka qenë i motivuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë.
nathaniel veltman vrasja e familjesmyslimane
Bota
12 September 2023, 09:15
a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, zbulon se mbi 9600 civilë jan&eum...
Bota
12 September 2023, 09:06
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit kanë arritur një n...
Bota
12 September 2023, 08:49
A.B
Autoritetet britanike konfirmuan arrestimin e dy personave të dyshuar për spiunazh për Kinën, njëri prej të cilëve thu...
Bota
12 September 2023, 08:33
r.ll
foto ilustruese
ITALI-Një grua nga Maroku, banuese në provincën e Rovigo në Itali është vënë në pranga pë...
Bota
12 September 2023, 08:29
a.l
Marok
MAROK- Bilanci tragjik i viktimave nga tërmeti apokaliptik në Marok rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet ...
Bota
12 September 2023, 08:27
r.ll
Ndertesa e Kongresit Amerikan
Reuters
Pjesë të mëdha të Qeverisë amerikane mund të mbyllen përkohësisht më 1 ...
Bota
12 September 2023, 08:24
a.l
Manuel Sarrazi
GJERMANI- I ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha në Shkup se nuk duhet të nënçmohet Gjerm...
Bota
12 September 2023, 08:23
r.ll
venecia
ITALI- Qyteti italian Venecia pritet të miratojë një vendim për vendosje të taksës prej 5 eurosh për vizitor&eum...
Bota
12 September 2023, 08:24
A.B
Kufizime për veshjen e nxënësve në Gjermani? Këshilli Federal i Prindërve në Gjermanika propozuar rregulla që...
Bota
12 September 2023, 08:11
r.ll
permbytjet ne libi
LIBI-Libia ka kërkuar ndihmë ndërkombëtarëe,pasi rreth 2,000 njerëz dyshohet se kanë vdekur pas nj&eu...