21 April 2023, 17:04
Nga I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi se në zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës nuk do të marrin pjesë më shumë se “100 serbë”.
Ai tha se “njerëzit nga Perëndimi” po bëjnë “cirk”, sepse mendojnë se mund t’i bëjnë me forcë serbët që ta duan Kosovën e pavarur, duke i detyruar ata të marrin pjesë në zgjedhje. Sipas tij, askush nuk do të dalë “në kontejnerët e policisë” për të votuar.
Ai tha se “serbët do të mbijetojnë në Kosovë” dhe se “do të vazhdojnë ta duan të vetmin shtet që kanë, e që është Serbia”. Të dielën e 23 prillit, zgjedhjet e parakohshme lokale mbahen në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç të gjitha të banuara me shumicë serbe.
Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës ka refuzuar të marrë pjesë në to dhe u ka bërë thirrje qytetarëve në veri që ta bojkotojnë procesin. Lista Serbe ka thënë se ka marrë vendimin, pasi Kosova nuk i ka plotësuar dy kushtet e saj: formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit.
Në këtë qëndrim, ajo ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të votojnë. Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka tërhequr vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar”.
Në garë për kryetarë të komunave në veri janë 10 kandidatë - prej tyre vetëm një e komunitetit serb. Alleksandar Jabllonoviq, nga Partia e Serbëve të Kosovës, është tërhequr nga gara vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve, edhe pse kandidatura e tij është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Komunat në veri janë pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, për shkak të një vendimi të Qeverisë në Prishtinë për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe. Shumica e 19 qendrave të votimit që do të hapen në veri, do të jenë të vendosura në kontejnerë, pasi struktura të mbështetura nga Beogradi nuk kanë lejuar hapjen e shkollave.
Marrë nga REL
aleksandar vuçiç zgjedhjet ne veri te kosoves
Bota
21 April 2023, 16:53
a.l
Sudan
SPANJË- Ministri i jashtëm Jose Manuel Albares, avionët ushtarakë spanjollë janë në gatishmëri për...
Bota
21 April 2023, 16:46
a.l
Ulf Kristersson
SUEDI- Kryeministri Ulf Kristersson, deklaron se Suedia do të evakuojë stafin e ambasadës dhe familjet e tyre nga Sudani sa...
Bota
21 April 2023, 16:43
I.A
Keshilli i Evropes
BRUKSEL- Kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës do të jetë në rendin e dit&eum...
Bota
21 April 2023, 16:41
a.l
Christo grozev
RUSI- Hetuesit rusë i kanë kërkuar Gjykatës Lefortovo të Moskës që të arrestojë gaze...
Bota
21 April 2023, 16:18
I.A
Burgu Idrizoves
SHKUP- Dy persona kërkuan të dërgohen për kontrolle mjekësore në klinikat e Shkupit pas aksionit të dje...
Bota
21 April 2023, 15:57
a.l
Melika dhe Aazam
IRAN- Melika dhe Aazam - emra fiktiv - janë dy vajza iraniane nga Mashhad dhe Tabriz, ato janë 20 dhe 21 vjeç dhe s...
Bota
21 April 2023, 16:04
I.A
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot s...
Bota
21 April 2023, 15:47
I.A
Ana Bërnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, është pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve në kat&e...
Bota
21 April 2023, 15:41
a.l
Kyrylo Budanov
RUSI- Gjykata e Moskës ka lëshuar urdhër arrest për shefin e inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov. Me...
Bota
21 April 2023, 15:37
a.l
Volodymyr Zelenskyy
KANADA- Kanadaja ka njoftuar sot një paketë ndihme mbrojtëse prej 28 milionë dollarësh gjatë Sa...