LIVE UPDATES
Bota

Ali Ahmeti: Vendimi që i hap rrugën negociatave me BE-në, historik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Në bisedën me gazetaren Keida Kostreci, kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila është partnere në koalicion, tha se partitë e opozitës që ishin kundër miratimit, janë nxitur nga interesa politike.

17 July 2022, 21:38 Nga I.A
Ali Ahmeti: Vendimi që i hap rrugën negociatave me BE-në,
Ali Ahmeti

SHKUP- Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se miratimi i propozimit francez që i hap rrugën negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, është një moment historik për qytetarët e vendit. Zoti Ahmeti tha të dielën në një intervistë për Zërin e Amerikës se pretendimet se autoritetet e vendit kanë bërë lëshime përsa i takon gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas, janë të pajustifikuara. Në bisedën me gazetaren Keida Kostreci, kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila është partnere në koalicion, tha se partitë e opozitës që ishin kundër miratimit, janë nxitur nga interesa politike.

Zëri i Amerikës: Zoti Ahmeti, koalicioni qeveritar e kishte konsideruar të domosdoshëm vendimin dhe BE dhe SHBA e përshëndetën atë, por partitë e opozitës maqedonase dhe një pjesë e publikut ishin me forcë kundër saj. A pritni që çeljen e pritshme e bisedimeve me BE-në të ndryshojë qëndrimin e forcave politike që ishin kundër dhe të zbusë tensionet?

Ali Ahmeti: Mendoj se opozita u përfshi nga një valë emocionesh, nga një valë folklorizmi, thënë më shkurt pati një tendencë për manipulim të masave, gjoja se po humbet identiteti kombëtar maqedonas, po humbet gjuha maqedonase, po asimilohet kombi maqedonas me atë të bullgar. Të gjitha këto ishin më tepër për politika ditore dhe për t’u shtuar pikë partive të tyre, sesa diçka substanciale që kishte në gjithë këtë fushatë, apo gjithë këtë propagandë që e bënë dhe kjo më në fund u pa, edhe masat në përgjithësi e kuptuan që e tërë kjo bëhet vetëm e vetëm për të përmirësuar pozicionin e tyre politik në shoqëri, sesa diçka thelbësore në gjithë këtë aktivitet që ata e bënë.

Zëri i Amerikës: Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një konferencë për shtyp po flet pikërisht për protokollin me Bullgarinë. A mund të thoni me siguri se përsa i takon gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas, siç janë trajtuar në këtë protokoll, shqetësimet janë të pajustifikueshme?

Ali Ahmeti: Mendoj që fare janë të pajustifikueshme, sepse gjuha maqedone njihet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, identiteti maqedonas njihet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, dhe këto i konfirmoi në fjalën e saj përfaqësuesja evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe unë jam shumë i sigurtë që të gjitha përpjekjet kanë shkuar në atë drejtim saqë as të mos fyhet identiteti, as gjuha, sepse këto janë çështje të trashëguara nga e kaluara, janë çështje të padrejtësive shekullore që u kanë ndodhur popujve të vegjël dhe tani ky është moment historik për bashkëqytetarët tanë maqedonas, për të legjitimuar përfundimisht në bashkësinë ndërkombëtare, identitetin e tyre, gjuhën e tyre dhe kanë patur përkrahje të plotë nga partitë politike shqiptare – në këtë rast të gjitha partitë politike shqiptare kanë qenë në unison, që kjo çështje të tejkalohet – dhe të arrihet momenti i duhur dhe shumë i mirëpritur dhe i shumëpritur nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëri i Amerikës: Sipas propozimit francez, Maqedonia e Veriut do të duhet të rishikojë kushtetutën për sa i takon njohjes së pakicave kombëtare, konkretisht asaj bullgare. Por shumica parlamentare nuk i ka dy të tretat e votave të nevojshme për rishikimin dhe as miratimin e këtij kushti. Si mendoni se mund të tejkalohet kjo pengesë që mund të zvarrisë procesin e bisedimeve?

Ali Ahmeti: Nuk mendoj që ky problem do jetë problemi kryesor që të pengohet zhvillimi i mëtejshëm i procesit drejt anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Çështja e kushtetutës do hapet pas dy vitesh. Kështu është axhenda e protokollit që e parashikon, siç parashikon edhe çështje të tjera që duhen zgjidhur brenda kësaj periudhe dyvjeçare. Kështu që, pas dy vitesh, të gjitha forcat politike duhet të rrjeshtohen nëse do të jenë për Europën, a do jenë për demokraci të mirëfilltë, a do jenë për sundim të ligjit, a do jenë për shtet ligjor dhe a do jenë të përgatitur që të bëjnë hapin e duhur. Dhe partitë politike kanë momentin historik që të rrjeshtohen drejt në këtë moment vendimtar historik për vendin tonë.

Zëri i Amerikës: Ju jeni shprehur që protestat që herë-herë ishin të dhunshme, kishin një prapavijë qëllimi pro-ruse. Ku e mbështesni këtë përfundim?

Ali Ahmeti: Tani të them të drejtën nuk më pëlqente dalja në skenë e kryesuesit të opozitës maqedonase, zotit Kristjan Mickovski, me atë bluzën e tij të gjelbërt që imitonte Zelenskin. Maqedonia nuk është Ukrainë dhe as Europa nuk është Rusi. Ne nuk na imponohet anëtarësimi në Bashkimin Europian. Nuk na është imponuar anëtarësimi në NATO. Por janë nevojat domosdoshmëri që ne të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, ashtu siç jemi pjesë e NATO-s. Cila do ishte Maqedonia në këto situata kaq të vështira kur Europa është në luftë, të ishte Maqedonia jashtë strukturave të NATO-s?

Zëri i Amerikës: Por kjo në vetvete zoti Ahmeti nuk tregon që ka prapavijë ruse. A keni ju informacione për një motivim të tillë pro-rus?

Ali Ahmeti: Ka shumë aktivitete që i bëjnë diplomatët rusë në Maqedoninë e Veriut. Ka shumë mediume që investohen nga shoqata të ndryshme që janë të lidhura drejtpërsëdrejti me Kremlinin. Dhe ne i përcjellim të gjitha këto zhvillime. Dhe është një proverb popullor “në qoftë se do të dish se ç’ka tek shtëpia, shih se çfarë flasin fëmija”. Ne i kemi përcjellë të gjitha protestat, i kemi përcjellë të gjitha deklaratat. Me aq simpati flisnin për Rusinë, me aq simpati flisnin për politikat e Putinit dhe këta ishin pjesëmarrës, të zellshëm bile, në protesta dhe prania e tyre ka qenë shqetësuese. Opozita mban përgjegjësi për këtë propagandë që bëhet në vendin tonë, në kryeqytetin tonë.

Zëri i Amerikës: Zoti Ahmeti, në protesta është vërejtur shpesh edhe gjuha e urrejtjes kundër shqiptarëve. A mund të ketë pasoja për marrëdhëniet ndëretnike brenda vendit kjo qasje, duke pasur parasysh, siç e përmendët edhe ju, se partitë shqiptare të gjitha votuan pro propozimit francez?

Ali Ahmeti: Nuk mendoj, nuk ndaj mendimin që do të ketë përplasje ndëretnike, sepse gjërat deri më tani kanë shkuar mirë. Janë të kujdesshëm palët, do të thoja edhe shqiptarët, edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas, se vendit nuk i duhet një konflikt ndëretnik, vendit nuk i duhet përplasje mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Për këtë jemi të vetëdijshëm dhe për këtë ka shumë argumente që flasin se kjo nuk do të ndodhë. Por, e keqja është që partitë politike kanë trashëguar nga e kaluara një mangësi, sepse në të kaluarën përherë kanë dalë në fushata elektorale me karta nacionaliste, me fyerje reciproke, për të fituar elektoratin e tyre. Dhe ne si Bashkim Demokratik për Integrim kemi bërë përpjekje dhe kemi investuar në vazhdimësi që me kartën nacionaliste nuk duhet të luhet, por duhet të demonstrojmë shtetformësi. Duhet të demonstrojmë përgjegjësi dhe të ndërtojmë strategjinë për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e gjeneratave. Ky ka qenë përcaktimi ynë, dhe ne asnjëherë nuk jemi marrë me politika nacionaliste, por jemi marrë me zbatim dhe materializim të asaj që u takon shqiptarëve, të marrëveshjes paqësore të Ohrit, me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me avancimin e atyre të drejtave të mohuara apo të mbivotuara nëpër institucione, në emër të demokracisë, në emër të pluralizmit, por asgjë nuk kanë avancuar shqiptarët. Kështu që ne kemi bërë përpjekje maksimale që të zbatohet dhe të materializohet marrëveshja paqësore e Ohrit me të gjitha vlerat që i ka në brendi.

Marrë nga VOA

ali ahmeti miratohet propozimi francez

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...