10 November 2022, 13:10
Nga I.A
Linda Thomas-Greenfield
POLAND- Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit nuk do të kenë asnjë ndikim në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.
"Unë nuk shoh se zgjedhjet do të kenë ndikim në atë mbështetje. Kjo është një çështje e brendshme", u tha Thomas-Greenfield gazetarëve gjatë një vizite në një qendër arsimore të UNICEF-it për refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë.
Të dy blloqet, republikanët dhe demokratët, kanë arritur fitime në zgjedhjet e mesmandatit, por kontrolli i Kongresit të SHBA-së mbetet i paqartë me disa gara kyçe ende të pavendosura. Thomas-Greenfield theksoi se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën ka qenë dypartiake.
"Politika jonë e jashtme ka qenë dypartiake dhe e di se presidenti do të vazhdojë të punojë me Kongresin për të marrë mbështetjen që i nevojitet Ukrainës derisa të marrin fund sulmet e paprovokuara të Rusisë ndaj Ukrainës", tha ajo.
Ajo po ashtu përshëndeti qeverinë dhe popullin polak për ndihmën e tyre për refugjatët ukrainas.
"Një pjesë e takimeve të mia këtu në Poloni ishte të bisedoja me agjencitë, të bisedoja me qeverinë e Polonisë për planet e emergjencës për mundësinë që njerëzit të fillojnë të kalojnë kufirin për shkak të kushteve brenda Ukrainës", theksoi ajo.
Thomas-Greenfield ishte në Ukrainë në fillim të kësaj jave, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë, përfshirë presidentin Volodymyr Zelenskyy. Sipas një njoftimi nga zyra e saj, Thomas-Greenfield i tha presidentit ukrainas se SHBA-ja është e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe është e gatshme të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa duhet.
linda thomas-greenfield lufta ukraine-rusi
Bota
10 November 2022, 13:05
I.A
Tobias Billstrom
SUEDI- Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha të enjten se do të shkojë në Ankara për t&eu...
Bota
10 November 2022, 11:58
I.A
Aleskander Vuçiç dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, ku do të ...
Bota
10 November 2022, 11:58
I.A
Punonjesit
KOSOVË- 11 serb të punësuar në pikat doganore Jarinjë dhe Bërnjak janë dorëhequr ditën e sotme. Kos...
Bota
10 November 2022, 12:19
e.k
Policia greke
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Athinë ku persona ende të paidentifikuar nga Policia ...
Bota
10 November 2022, 10:30
I.A
Donald Trump dhe Melania Trump
SHBA- Akoma më shumë raporte po vijnë në lidhje me reagimet e zemëruara të ish-presidentit Don...
Bota
10 November 2022, 10:20
I.A
Peter Stano
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka përsëritur edhe një herë thirrjen për ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbi...
Bota
10 November 2022, 10:12
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i quajti zgjedhjet e mes-mandatit si një ditë e mirë për demokracinë dhe shto...
Bota
10 November 2022, 09:45
a.l
Parullat e protestuesëve
BRITANI- Autostrada M25 është "pushtuar" nga aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, të cilët...
Bota
10 November 2022, 09:47
I.A
Harta
SHBA- Është ende e paqartë se cila parti do të kontrollojë Dhomën dhe Senatin, por Joe Biden shprehu optimizëm sot...
Bota
10 November 2022, 09:38
a.l
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës do të bëjë shqyrtimin dhe miratimi e rekom...