LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira

Kosova, përgjatë viteve, ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e SHBA-së, pavarësisht lidershipit të saj politik. Nën presidentin demokrat, Bill Clinton, më 1999, SHBA-ja dhe aleatë të tjerë të NATO-s kanë bombarduar caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave për të ndalur dhunën në Kosovë.

3 November 2024, 15:11 Nga N.F
Analiza e REL: Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin
Kamala Harris dhe Trump

SHBA- Zgjedhja e amerikanëve më 5 nëntor do të ndihet anembanë globit - deri në Kosovë - dhe do t’i ndikojë politikat në një mënyrë ose tjetër. Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë Kamala Harris, nga Partia Demokratike, aktualisht zëvendëspresidente, dhe Donald Trump, nga Partia Republikane dhe president nga viti 2017 deri më 2021.

Kosova, përgjatë viteve, ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e SHBA-së, pavarësisht lidershipit të saj politik. Nën presidentin demokrat, Bill Clinton, më 1999, SHBA-ja dhe aleatë të tjerë të NATO-s kanë bombarduar caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave për të ndalur dhunën në Kosovë.

Gati dhjetë vjet më vonë, nën presidentin republikan, George W. Bush, Kosova ka shpallur pavarësinë. Edhe administrata e tanishme, ku bën pjesë Harris, ka inkurajuar vazhdimisht Kosovën që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, si kusht për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, ndërsa Trump si president ka qenë dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rezultati i zgjedhjeve të 5 nëntorit duket se do të ketë pak pasoja për bashkëpunimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Ai mbetet i bindur se përkushtimi i tij për t’u angazhuar me liderë me prejardhje të ndryshme politike, do të vazhdojë.

“Unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës dhe bashkëpunoj me udhëheqës të shteteve që janë nga të gjitha anët e spektrit politik - kjo si kryeministër. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, natyrisht që jam social-demokrat, jam demokrat dhe nuk kam asgjë të re të shtoj”, tha Kurti në një konferencë për gazetarët në Prishtinë.

Për analistët në SHBA, situata nuk do të jetë aq e thjeshtë. Fillimisht, me luftën në Ukrainë, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe kontestin territorial në Detin e Kinës Jugore, Kosova nuk do të depërtojë lart në agjendë, sipas tyre. Pastaj, në garë janë edhe dy kandidatë krejtësisht të ndryshëm - Harris me fare përvojë në Ballkanin Perëndimor dhe Trump i njohur për qasje transaksionale, apo ‘shit e blej’.

Frank Wisner, ish-emisar i SHBA-së për statusin e Kosovës, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se problemi më i madh i Kosovës është mosmarrëveshja me Serbinë, e cila vazhdon të mos ia njohë pavarësinë, edhe gati 17 vjet pas shpalljes. Wisner nuk pret ndonjë lëvizje në këtë drejtim, nëse Harris zgjidhet presidente.

“Unë supozoj se administrata e Harrisit do të ndiqte synime më pak ambicioze. Ajo do të bënte përpjekje t’i ulte Kosovën e Serbinë në një tryezë, bashkë me evropianët, por do të synonte përparime më të vogla - në ekonomi, tregti, kulturë, lëvizje njerëzish... Pra, në gjëra që fillojnë ta ulin temperaturën mes dy vendeve”, thotë Wisner.

David Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kolumbias, ndan pikëpamje të ngjashme për Harrisin. Ai nuk pret ndonjë veprim domethënës prej saj në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo është mbështetëse e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Andaj, ka të ngjarë ta vëmë re këtë jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë. Mund të presim që ajo të bëhet kampione e shtetit ligjor dhe e luftës kundër kleptokracisë”, thotë Phillips.

Për Trumpin, pritshmëritë janë dukshëm më shqetësuese. Të dy ekspertët druajnë se qasja e tij “transaksionale” mund të çojë në pasoja të paparashikueshme dhe potencialisht të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës.

Wisner nuk e përjashton mundësinë që Trump ta eksplorojë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të shpejtë për konfliktin e saj të vazhdueshëm me Serbinë.

“Nëse ai sheh ndonjë marrëveshje me [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, që i përshtatet, ai nuk do ta presë Kosovën që të bindet. Ai do të jetë transaksional, në kërkim të një marrëveshjeje, në kërkim të një përparimi, në kërkim të diçkaje që e bën të duket mirë. Kosova duhet të jetë e shkathët, të sigurohet se ka mbështetje të fortë nga evropianët, por rrugëtimi i saj mund të jetë i vështirë”, thotë Wisner.

Wisner kujton se një marrëveshje për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, përgjatë vijave etnike, është përfolur në vitin 2020, gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit. Por, plani nuk ka shkuar përpara pasi presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i është dorëzuar Gjykatës Speciale në Hagë si i dyshuar për krime lufte.

Phillips thotë, po ashtu, se Trump e sheh ndarjen e Kosovës si zgjidhje të shpejtë për marrëdhëniet e saj të trazuara etnike dhe kjo, sipas tij, jo vetëm se do ta destabilizonte Kosovën, por do ta hapte Kutinë e Pandorës edhe në shtete të tjera multietnike të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina apo Serbia.

“Nëse Trump zgjidhet, ka gjasa të shohim një ndryshim të madh në qasjen e Shteteve të Bashkuara. Trump ka interesa financiare në Ballkan. Ai ka interesa të dëshmuara në transaksione në favor të SHBA-së”, thotë Phillips për Exposenë.

Në shtator të këtij viti, djali i madh i Trumpit, Donald Jr., ka darkuar me biznesmenë serbë në Beograd, për të diskutuar mundësitë për investime.Paraprakisht, në maj, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka bërë kontratë me shtetin e Serbisë për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin e një ish-baze ushtarake në Beograd.

Richard Grenell, i cili në kohën e administratës Trump ka qenë përfaqësues i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka shtyrë përpara marrëveshjen për shkëmbim territoresh, ka zhvilluar po ashtu marrëdhënie të ngushta me Qeverinë e Serbisë.

Në vitin 2023, Vuçiq i ka ndarë atij Urdhrin e Flamurit Serb, duke thënë se Grenell “ka qenë ndër të paktët njerëz në SHBA, që ka pasur qasje të ekuilibruar ndaj Kosovës”. Donald Trump Jr. e ka cilësuar Grenellin si “pretendent kryesor për pozitën e sekretarit të Shtetit”, nëse babai i tij do ta merrte timonin e Shtëpisë së Bardhë. Për Wisnerin, ky nuk do të ishte një lajm i mirë.

“Nuk dua të tringëlloj tepër i ashpër, por mendoj se ai i ka bërë dëm të madh politikës së jashtme amerikane në rajon, duke dalë me ide që nuk kanë qenë të arritshme”, thotë ai.

Gjatë presidencës, Trump dhe administrata e tij kanë paralajmëruar në disa raste edhe për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova. Prania e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, shihet si garanci për sigurinë e Kosovës.

Phillips paralajmëron pasoja të konsiderueshme në këtë aspekt, nëse Trump rizgjidhet.

“Një nga gjërat e para që Trump do të bëjë, është vlerësimi i politikës amerikane dhe i interesave të sigurisë. Unë do të prisja që [baza ushtarake amerikane në Kosovë] Bondsteel të eliminohej gradualisht. Gjithashtu, çdo hap për ta futur Kosovën në NATO, do të pezullohej”, thotë Phillips.

Wisner argumenton se forcat amerikane përmbushin një rol të dyfishtë në Kosovë, duke vepruar jo vetëm si mbrojtëse, por edhe si simbol i angazhimit të SHBA-së.

“Nuk është mirë të mendosh se çështjet e kësaj natyre zgjasin përgjithmonë. Por, duke pasur parasysh gjendjen e pazgjidhur të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpresoj se trupat amerikane do të vazhdojnë të jenë pjesë e regjimit të sigurisë, në të cilin jeton Kosova”, thotë Wisner.

Mendimet e disa qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë përputhen ngushtë me ato të analistëve. Shumica besojnë se presidenca e Harrisit, ndryshe nga ajo e Trumpit, do ta ruante frymën e stabilitetit.

“Unë mendoj se Harris do të ishte më mirë. Edhe për Kosovën, mendoj se do të ishte më mirë. Do të na ndihmonte, sepse ne kemi nevojë për ndihmë. Siç na ka ndihmuar Clinton... Kurse, Trump është më agresiv, ma merr mendja se nuk do t’i ndihmonte Kosovës”, thotë Naser Leci.

Vjosa Thaçi beson se “zgjedhjet do të fitohen nga Trump”.

“...edhe pse Harris është kandidate më e preferuar për ne shqiptarët. Kjo, për faktin se ajo i përket partisë tradicionale që ne shqiptarët e Kosovës e përkrahim gjithmonë”, sipas saj.

“[Harris] është treguar më e mirë për popullin, për ekonominë amerikane, për multipolaritetin që ka Amerika. Harris nuk ka treguar refuzim ndaj komuniteteve tjera, sikurse Trump që është kundër të huajve dhe kërkon sanksione ndaj tyre. Edhe ndaj botës, [Harris] më duket se ka një qëndrim më liberal”, thotë Bujar Tresi.

Me një kandidate që nuk e ka pasur Kosovën në portofolin e saj të karrierës dhe me një kandidat të paparashikueshëm në vendime, mbetet e paqartë nëse Kosova do të vazhdojë të ketë një aleat konstruktiv në SHBA, apo do të përballet me pengesa të reja.

Gara mes tyre është tejet e ngushtë. Me fjalët e ambasadorit Frank Wisner, Kosova duhet të ketë durim - të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve ekonomike dhe përmirësimin e qeverisjes, pa pasur iluzione se do të njihet shpejt nga Serbia dhe do t’i hapen rrugët për integrim në BE a OKB./ REL

shba kosova trump kamala harris

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin