11 May 2023, 21:13
Nga a.l
Foto ilustruese
Sipas një raporti të publikuar të enjten nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme, deri në fund të vitit të kaluar, numri i personave të zhvendosur brenda vendeve të tyre në nivel global, arriti shifrën rekord prej 71,1 milionësh. Të dhënat tregojnë një rritje prej 20% të numrit të të zhvendosurve krahasuar me vitin 2021.
Lufta në Ukrainë ishte ndër shkaqet kryesore nxitëse të zhvendosjes së brendshme. Sipas raportit, si pasojë e luftës u zhvendosën 17 milionë persona. Të tilla zhvendosje pati edhe për shkak të përmbytjeve masive në Pakistan, 8 milionë persona.
Në nivel botëror, dhuna dhe konfliktet ndikuan që deri në fund të vitit 2022, numri i të zhvendosurve brenda vendeve të arrinte në 62, 5 milionë persona.
Thuajse tre të katërtat e personave të zhvendosur në botë ishin në 10 vende, Siri, Afganistan, Republika Demokratike e Kongos, Ukrainë, Kolumbi, Etiopi, Jemen, Nigeri, Somali dhe Sudan.
“Ndërthurja e konflikteve dhe fatkeqësive vitin e kaluar ndikuan në thellimin e pabarazive të mëparshme dhe përkeqësimin e gjendjes së personave të ekspozuar ndaj rreziqeve, duke provokuar rritjen e numrit të të zhvendosurve në një nivel që nuk ishte regjistruar kurrë më parë”, tha Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, i cili themeloi Qendrën e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme./VOA
afganistan
Bota
11 May 2023, 21:06
a.l
Giorgia Meloni dhe Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka planifikuar takime maratonë në vendet e ...
Bota
11 May 2023, 20:54
a.l
Foto ilustruese
SERBI- Gazeta prestigjoze 'New York Times' publikoi disa ditë më parë një artikull për presidentin e Serbis&e...
Bota
11 May 2023, 20:37
a.l
Foto ilustruese
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka publikuar së fundmi një raport si pas të cilë...
Bota
11 May 2023, 20:21
a.l
Ahmed Shaheed
KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Maldiveve, Ahmed Shaheed i është përgjigjur raportimeve në Serbi dhe deklaratave t...
Bota
11 May 2023, 20:08
a.l
Aleksandër Vuçiç
Në njërin skaj të një rruge të gjatë që çon nëpër lagjet perë...
Bota
11 May 2023, 20:00
a.l
Inteligjenca Artificiale
Eurodeputetët kanë kërkuar masa mbrojtëse për chatbot-et e Inteligjencës Artificiale, me qëlli...
Bota
11 May 2023, 20:06
k.m.
Robert De Niro
SHBA- Robert De Niro u bë baba për herë të 7-të. Ardhja në jetë e foshnjës është konfirmua...
Bota
11 May 2023, 19:54
k.m.
Cyril Ramaphosa
AFRIKË- Ambasadori amerikan në Pretoria akuzoi, gjatë një takimi që pati me gazetarët e Afrikës së ...
Bota
11 May 2023, 19:51
a.l
Nicolas Sarkozy
LIBI- Prokurorët kanë kërkuar sot që ish-presidenti Nicolas Sarkozy dhe 12 persona të tjerë t...
Bota
11 May 2023, 19:45
k.m.
Kokaina e kapur
RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot sekuestrimin e 492 kilogramëve kokainë në kontro...