LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Mandati i ri i Putin, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Që kur u bë president në detyrë në ditën e fundit të vitit 1999, Putin e ka formësuar Rusinë në një monolit, duke shtypur opozitën politike, duke dëbuar nga shteti gazetarët e pavarur dhe duke promovuar një përkushtim në rritje ndaj “vlerave tradicionale” që shumë pjesëtarë të shoqërisë i shtyjnë në limite.

6 May 2024, 07:48 Nga M.B
Analiza: Mandati i ri i Putin, një epokë me fuqi të
Vladmiri Putin

RUSIA- Vetëm disa muaj para se të bëhet një çerek shekulli si udhëheqës i Rusisë, Vladimir Putin, të martën, më 7 maj, do të vendosë dorën mbi një kopje të Kushtetutës dhe do të nisë një mandat tjetër gjashtëvjeçar si president me fuqi të jashtëzakonshme. Që kur u bë president në detyrë në ditën e fundit të vitit 1999, Putin e ka formësuar Rusinë në një monolit, duke shtypur opozitën politike, duke dëbuar nga shteti gazetarët e pavarur dhe duke promovuar një përkushtim në rritje ndaj “vlerave tradicionale” që shumë pjesëtarë të shoqërisë i shtyjnë në limite.

Ndikimi i tij është aq dominues sa zyrtarët e tjerë qëndruan jashtë vendimmarrjes kur ai vendosi të niste luftën kundër Ukrainës, pavarësisht pritjeve se pushtimi i shtetit fqinj do të sillte përbuzje ndërkombëtare dhe sanksione të ashpra ekonomike, si dhe që Rusia do të paguante çmim të lartë me gjakun e ushtarëve të saj. Me këtë nivel pushteti, çfarë do të bëjë Putini me mandatin e tij të ri është pyetja më e rëndësishme që bëhet brenda Rusisë dhe jashtë saj. Lufta në Ukrainë, ku Rusia po shënon përparim në fushëbetejë, është shqetësimi kryesor dhe Putini nuk po shfaq asnjë shenjë se do të ketë ndryshim të kahes.

“Lufta në Ukrainë është në qendër të projektit aktual politik të tij dhe nuk shoh asgjë që sugjeron se kjo do të ndryshojë. Dhe kjo ndikon te të gjitha gjërat e tjera”, tha për Associated Press, Brian Taylor, profesor në Universitetin Syracuse dhe autor i librit “Kodi i Putinizmit”.

“Ndikon se kush është në çfarë pozicioni, ndikon në burimet që janë të disponueshme dhe ndikon në ekonomi si dhe në nivelin e represionit brenda shtetit”, shtoi ai.

Gjatë fjalimit drejtuar kombit të mbajtur në shkurt, Putin u zotua se do të përmbushë synimet e Moskës në Ukrainë dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme “për të mbrojtur sovranitetin tonë dhe sigurinë e qytetarëve tanë”. Ai pretendoi se ushtria ruse “ka fituar përvojë të madhe luftarake” dhe “ka iniciativën si dhe po kryen ofensiva në një numër sektorësh”.

Por, lufta ka çmim të lartë dhe paratë dedikuar luftës mund të shpenzoheshin për projekte të tjera brenda shtetit dhe në reformat në arsim, mirëqenie e luftë kundër varfërisë, tema që Putini i përdori si pjesë të fjalimit të tij prej dy orësh dhe këto probleme ai i shtjelloi në detaje. Taylor sugjeroi se projekte të tilla u përfshin në fjalimin e Putinit vetëm sa për “show”, dhe ato nuk pritet të zbatohen.

Putin “e mendon veten në terma të mëdhenj historikë të tokave ruse, duke e rikthyer Ukrainën aty ku e ka vendin, pra ka këso lloje idesh. Dhe unë mendoj se këto ide janë përtej programeve të tipit socio-ekonomik”, tha Taylor.

Nëse lufta do të përfundonte me humbjen e plotë nga cilado palë, me Rusinë që do të mund të ruante një pjesë të territorit që ka pushtuar tashmë, vendet evropiane kanë frikë se Putini mund të inkurajohet drejt aventurizmit të mëtejmë ushtarak në Baltik apo në Poloni.

“Ka mundësi që Putini ka ambicie të mëdha dhe do të përpiqet që të ndjekë suksesin e kushtueshëm në Ukrainë, duke kryer një sulm të ri diku tjetër”, shkroi në revistën Foreign Policy, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, Spehen Walt. “Por, është po ashtu plotësisht e mundshme që ambiciet e tij të mos shtrihen përtej asaj që Rusia ka fituar me një kosto të jashtëzakonshme dhe ai nuk ka nevojë apo dëshirë të rrezikojë më shumë”.

Por, Walt shtoi se “Rusia nuk të jetë në gjendje që të nisë luftëra të reja të agresionit kur më të fund të përfundojë lufta në Ukrainë”.

Por, një shqetësim i tillë racional të tjerët thonë se nuk mund të qëndrojë. Maksim Samorukov nga Qendra Carnegie për Rusi dhe Euroazi, tha se “e shtyrë nga tekat dhe mania e Putinit, Moska ka të ngjarë të kryejë veprime vetëshkatërruese”.

Në një koment për Foreign Affairs, Samorukov sugjeroi se mosha e Putinit mund të ndikojë në gjykimin e tij.

“Në moshën 71-vjeçare... ndërgjegjësimi i tij për vdekshmërinë e tij me siguri që ndikon në vendimmarrjen e tij. Një ndiejnë në rritje për kohën e tij të kufizuar, pa dyshim që kontribuoi në vendimin e tij fatal për ta pushtuar Ukrainën”.

Në përgjithësi, Putini mund të futet në mandatin e tij me një kontroll më të dobët ndaj pushtetit sesa duket që e ka.

“Dobësitë” e Rusisë “fshihen para syve. Tani më shumë se kurrë Kremlini merr vendime në një mënyrë të personalizuar dhe arbitrare”, shkroi Samorukov.

“Elita politike ruse është bërë më e durueshme në zbatimin e urdhrave të Putinit dhe është bërë më e bindur ndaj pikëpamjes së tij paranojake”, shkroi ai. Regjimi “është në rrezik të përhershëm që të rrënohet brenda natës, siç bëri paraardhësi i tij sovjetik tri dekada më parë”.

Putin sigurisht që do të vazhdojë armiqësinë e tij ndaj Perëndimit, për të cilin, gjatë fjalimit drejtuar kombit tha se “dëshiron t’i bëjë Rusisë të njëjtën gjë që ua ka bërë shumë rajoneve të tjera të botës, përfshirë Ukrainës: të përçajë vendin tonë, ta dobësojë nga brenda”.

Rezistenca e Putinit ndaj Perëndimit manifestohet jo vetëm me zemërimin për mbështetjen që Perëndimi i jep Ukrainës, por edhe për atë që udhëheqësi rus e sheh si minim të moralit të Rusisë.

Vitin e kaluar, Rusia ndaloi një “lëvizje” kombëtare LGBTQ+, duke deklaruar se kjo lëvizje ishte ekstremiste. Zyrtarët thanë se me ndalimin e “lëvizjes” ata po luftonin për vlerat tradicionale, sikurse ato që përkrahen nga Kisha Ortodokse Ruse, përballë ndikimit perëndimor. Gjykatat ruse po ashtu ndaluan ndryshimin e gjinisë.

“Pres që roli i Kishës Ortodokse Ruse të vazhdojë të jetë shumë i dukshëm”, tha Taylor. Ai po ashtu kujtoi zemërimin që u shkaktua pasi në një festë të organizuar nga prezantuesja televizive, Anastasia Ivleeva, të ftuarve u ishte kërkuar që të shkonin “pothuajse të zhveshur”.

“Aktorët e tjerë në sistem e kuptojnë se këto gjëra rezonojnë me Putinin... Ka njerëz që janë të interesuar që t’i shfrytëzojnë këto gjëra”, tha ai.

Edhe pse opozita dhe mediat e pavarura pothuajse janë zhdukur plotësisht për shkak të masave shtypëse gjatë sundimit të Putinit, ende ka mundësi për lëvizje të mëtejme për të kontrolluar hapësirën e informacionit të Rusisë, përfshirë edhe me shtyrjen përpara të përpjekjeve të shtetit rus për të krijuar një “internet sovran”.

Inaugurimi i Putinit si president do të ndodhë dy ditë para Ditës së Fitores, festës më të rëndësishme laike në Rusi, që përkujton pushtimin e Berlinit nga Ushtria e Kuqe sovjetike në Luftën e Dytë Botërore dhe vështirësitë e jashtëzakonshme të luftës, në të cilin Bashkimi Sovjetik humbi afër 20 milionë njerëz. Mposhtja e Gjermanisë Naziste është pjesë integrale e identitetit modern të Rusisë dhe e justifikimit të Putinit për luftën në Ukrainë, duke thënë se dy ngjarjet ishin të ngjashme./ REL

vladimir putin

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes