LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi?

Ato do të jenë zgjedhjet e 15-ta parlamentare që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Serbi dhe të 11-at të parakohshme.

9 September 2026, 14:54 Nga E.d
Analiza: Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet
Foto ilustruse

Qytetarët e Serbisë do t’u drejtohen sërish kutive të votimit më 25 tetor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkroi më 9 shtator dekretet për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar të Serbisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 25 tetor.

Ato do të jenë zgjedhjet e 15-ta parlamentare që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Serbi dhe të 11-at të parakohshme.

Ndërsa pushteti pretendon se kushtet zgjedhore janë përmirësuar në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), kritika vazhdon të ketë nga organizatat joqeveritare dhe raportet ndërkombëtare.

Zgjedhjet mbahen pothuajse tre vjet pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, të zhvilluara në dhjetor të vitit 2023, të cilat u shoqëruan me pretendime nga opozita, organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për parregullsi serioze, presion ndaj votuesve, keqpërdorim të burimeve publike dhe shfrytëzim të funksioneve publike për qëllime elektorale.

Që atëherë janë miratuar një sërë ndryshimesh ligjore, të cilat përfaqësuesit e pushtetit i paraqesin si përgjigje ndaj rekomandimeve të ODIHR-it, ndërsa disa organizata vendore vlerësojnë se problemet kryesore nuk janë zgjidhur. 

Çfarë sollën ndryshimet në ligjet zgjedhore?
“Në një milion e një mënyra i kemi përmirësuar edhe më tej kushtet zgjedhore, në mënyrë që askush të mos mund t’i vërë në dyshim rezultatet e këtyre zgjedhjeve - çfarëdo qofshin ato”, tha në fund të korrikut për agjencinë Tanjug Ana Bërnabiq, kryetare e Kuvendit të Serbisë, nga radhët e partisë në pushtet.

Gjatë viteve 2025 dhe 2026, Kuvendi i Serbisë miratoi një sërë ndryshimesh ligjore me synimin për të përmbushur rekomandimet e ODIHR-it.

Në mesin e tyre janë: krijimi i Komisionit për verifikimin e listës së votuesve, rregulla të reja për financimin e aktiviteteve politike dhe ndryshimet në Ligjin për parandalimin e korrupsionit.

Në maj të vitit 2026 u ndryshuan katër ligje zgjedhore, përfshirë dispozitën që u mundëson votuesve të mbështesin më shumë se një listë zgjedhore - një nga rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Në fund të gushtit u miratuan edhe ndryshimet në Ligjin për parandalimin e korrupsionit, të cilat vendosin rregulla të reja për të ashtuquajturën “fushatë të zyrtarëve”.

Sipas ligjit të ri, gjatë fushatës, zyrtarët nuk mund të paraqiten në tubime politike duke përdorur funksionin e tyre publik, ndërsa ndalohet edhe përdorimi i burimeve publike për promovim politik.

ODIHR-i paralajmëron mision të plotë vëzhgues

Nga ODIHR-i thonë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të vlerësojnë paraprakisht nëse kushtet zgjedhore janë përmirësuar krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, pasi një vlerësim të tillë do ta bëjnë vetëm pasi ta kenë vëzhguar të gjithë procesin zgjedhor.

ODIHR-i konfirmon se përgatitjet për misionin vëzhgues për zgjedhjet në Serbi, janë duke u zhvilluar.

Në raportin e misionit të publikuar në korrik të vitit 2026, ODIHR-i konstatoi se Serbia ka zbatuar një pjesë të rekomandimeve të mëparshme, por se shumë prej rekomandimeve afatgjata mbeten të papërmbushura ose janë zbatuar vetëm pjesërisht.

Në raport theksohet se bashkëbiseduesit e misionit kanë shprehur shqetësime lidhur me pretendimet për presion ndaj votuesve, mungesën e kushteve të barabarta për pjesëmarrësit në zgjedhje, gjendjen e mediave dhe sigurinë e gazetarëve.

Për këtë arsye, ODIHR-i rekomandoi dërgimin e një misioni të plotë vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme, përfshirë 32 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër. 

A ka ndryshuar diçka që nga dhjetori i vitit 2023?

“Mendoj se gjendja është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me atë periudhë”, vlerëson drejtori programor i organizatës “Transparenca Serbia”, Nemanja Nenadiq, duke i krahasuar kushtet e tanishme zgjedhore me ato të tre vjetëve më parë.

Ai shpjegon se miratimi i ligjeve nuk ka sjellë në praktikë përmirësim të kushteve zgjedhore.

“Një pjesë e rëndësishme e kësaj tabloje u takon edhe institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të disa rregulloreve, të cilat, gjatë viteve të fundit, kanë treguar mungesë gatishmërie për t’i hetuar në mënyrë proaktive shkeljet e ligjit, apo madje edhe njëanshmëri të hapur. Këtu e kam fjalën për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Policinë dhe prokuroritë publike”, thotë Nenadiq.

Ai thekson se problemi i përdorimit të funksioneve publike për qëllime elektorale është i pranishëm edhe gjatë kësaj periudhe para zgjedhjeve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pothuajse çdo ditë që nga fillimi i gushtit - kohë kur zgjedhjet ende nuk ishin shpallur - ka vizituar qytete dhe fshatra nëpër Serbi, duke u premtuar qytetarëve jetë dhe të ardhura më të mira. 

Prandaj, mund të thuhet se Serbia prej vitesh ndodhet në një lloj fushate parazgjedhore të pashpallur”, shton Nenadiq.

Vlerësime të ngjashme ka dhënë edhe organizata joqeveritare “Crta”, e cila njoftoi se, edhe para shpalljes së zgjedhjeve, kishte evidentuar raste të keqpërdorimit të burimeve publike dhe presionit ndaj votuesve.

Dhunë dhe incidente në zgjedhjet lokale
Ndërsa pushteti hedh poshtë pretendimet për parregullsi në zgjedhjet e deritashme, zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura në mars të vitit 2026 në dhjetë komuna të Serbisë, u shoqëruan me incidente dhe prani të policisë në rrugë.

Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet, shpalli fitoren në të dhjetë komunat.

Misioni vëzhgues i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës tha se anëtarët e delegacionit të tij ishin dëshmitarë të dhunës në pothuajse të gjitha komunat që vizituan gjatë zgjedhjeve lokale.

Përplasje të ashpra, prani kërcënuese e personave të maskuar, dhunë dhe shkelje e fshehtësisë së votës ishin ndër dukuritë e evidentuara nga misioni vëzhgues i Këshillit të Evropës në këto zgjedhje, ndërsa OSBE-ja tha se regjistroi një nivel “të paprecedentë” të sulmeve ndaj gazetarëve.

Nenadiq përmend përvojën nga zgjedhjet e fundit lokale si një arsye tjetër për të dyshuar se parregullsi mund të ketë edhe në zgjedhjet parlamentare.

Pushteti i hedh poshtë këto kritika dhe pretendon se bëhet fjalë për akuza të pabazuara, përmes të cilave kundërshtarët politikë synojnë t’i delegjitimojnë zgjedhjet.

Në të njëjtën kohë, ai akuzon aktivistët opozitarë për sulme dhe provokime gjatë zgjedhjeve lokale.

Zgjedhje të parakohshme kërkuan studentët në maj të vitit 2025, pas disa muajsh protesta, në të cilat kërkuan përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor 2024.

Përfaqësuesit e pushtetit kanë paralajmëruar disa herë zgjedhje të parakohshme, ndërsa Vuçiq ka deklaruar, gjithashtu, se së shpejti do të tërhiqet nga posti i presidentit - para përfundimit të mandatit të tij në prill të vitit 2027./REL

derbi zgjedhje analiza

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin