1 August 2024, 21:40
Nga N.F
Evan Gershkovich, Paul Whelan dhe Alsu Kurmasheva
SHBA- Qeveria turke ka bërë të ditura disa nga detajet e zbatimit të marrëveshjes për këmbimin e të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këmbimi u bë në aeroportin e Ankarasë, Esenboga.
Në mesin e 16 të burgosurve politikë të liruar nga burgjet ruse, janë gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovic, ish marinsi amerikan Paul Whelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.
Në një deklaratë të zyrës së presidentit turk thuhet se pasi individët e përfshirë mbërritën në Turqi, ata u larguan nga avionët nën mbikqyrjen e Agjencisë Kombëtare turke të Zbulimit, dhe u dërguan në “vende të sigurta.”
Pas miratimit të këmbimit nga shtetet e angazhuara në marrëveshjen për këmbim, të liruarit iu nënshtruan kontrolleve mjekësore dhe iu plotësuan nevoja të tjera. Pastaj ata u përcollën në aeroplanët që do t’i dërgojnë në destinacionet e tyre. Avionët u nisën pasi morën autorizimin nga agjencia turke e zbulimit.
Sipas një zyrtari turk të sigurisë, shefi i shërbimit të zbulimit turk, Ibrahim Kalin, personalisht kishte lehtësuar bisedimet ndërmjet homologëve të tij amerikanë dhe rusë. Bisedimet u mbajtën në Stamboll dhe Ankara, sipas zyrtarit që foli me agjencinë Associated Press me kusht që të mos identifikohet me emër. Sipas tij, Uashingtoni dhe Moska kishin kërkuar ndihmën e Turqisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pastaj e kishte ngarkuar zotin Kalin të “bëjë çdo gjë që është e nevojshme” për të siguruar marrëveshjen.
Presidenti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris do t’u bashkohen familjarëve të të burgosurve amerikanë në bazë bazën ushtarake Andrews, në periferi të Uashingtonit në mbrëmjen e së enjtes për t’u uruar mirëseardhjen në tokën amerikane, sipas Këshilltarit për siguri kombëtare Jake Sullivan.
Aktivisti Vladimir Kara-Murza do të shkojë në Gjermani, por gjatë telefonatës i tha Presidentit Biden se shpreson që së shpejti të vizitojë Shtetet e Bashkuara. Presidenti Biden tha se marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve u arrit “përmes disa vendimeve të vështira”.
Ai shprehu mirënjohje të thellë për kancelarin Olaf Scholz. Sipas zotit Biden, marrëveshja “nënkuptoi se duhej të kërkoja disa lëshime serioze nga Gjermania.”/ VOA
evan gershkovich paul whelan alsu kurmasheva shba
Bota
1 August 2024, 21:37
E. D
fotot ilustruese
BERLIN- Një oficer policie në Berlin ka plagosur me armë zjarri një grua, e cila u shfaq me një thikë n...
Bota
1 August 2024, 21:26
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Një djalë katër vjeçar dhe ish-partneri i nënës së tij u vranë pasi policia qëlloi me...
Bota
1 August 2024, 21:21
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përjetuar një incident të papritur në Aeroportin Ndërkombëtar...
Bota
1 August 2024, 21:17
E. D
foto ilustruese
SHBA- Djali i bosit famëkeq meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman nuk e ka rrëmbyer ish-partnerin e ...
Bota
1 August 2024, 21:11
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara po punojnë për të “krijuar kushtet” që qeveria e Armenisë të mbyll&eum...
Bota
1 August 2024, 20:29
N.F
Xhaferi
MAQEDONI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur së fundmi se Kosova nuk do të përjas...
Bota
1 August 2024, 20:04
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka falenderuar vendet që kontribuan në shkëmbimin e të burgosurve. Gjithashtu K...
Bota
1 August 2024, 20:03
N.F
SHBA- Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të realizohen me avionë elektrikë. Prodhuesit e avion&eum...
Bota
1 August 2024, 19:57
E. D
fotot ilustruese
KINË- Shirat e rrëmbyeshëm në Kinë kanë vrarë të paktën 30 njerëz dhe kanë lën...
Bota
1 August 2024, 19:45
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit tw Bashkimit Evropian që sugjeron ...