LIVE UPDATES
Bota

Anketa: Amerikanët vlerësojnë kontributin e imigrantëve, por shqetësohen nga rreziqet

Sipas anketimit të kryer nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC, një pjesë e konsiderueshme e të rriturve amerikanë besojnë se emigrantët japin kontribute të rëndësishme në ekonominë dhe kulturën e vendit. Por kur bëhet fjalë për emigrantët e ligjshëm, amerikanët shohin më pak përfitime të mëdha sesa në të kaluarën, dhe më shumë rreziqe.

29 March 2024, 15:04 Nga N.F
Anketa: Amerikanët vlerësojnë kontributin e imigrantëve, por
Foto ilustruese

SHBA- Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësuar nga mundësia që emigrantët e ligjshëm të kryejnë krime në Shtetet e Bashkuara se sa disa vite më parë, një ndryshim i nxitur kryesisht nga shqetësimi i shtuar mes republikanëve, ndërsa demokratët vazhdojnë të shohin një gamë të gjerë përfitimesh nga imigracioni.

Sipas anketimit të kryer nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC, një pjesë e konsiderueshme e të rriturve amerikanë besojnë se emigrantët japin kontribute të rëndësishme në ekonominë dhe kulturën e vendit. Por kur bëhet fjalë për emigrantët e ligjshëm, amerikanët shohin më pak përfitime të mëdha sesa në të kaluarën, dhe më shumë rreziqe.

Rreth 4 në 10 amerikanë thonë se emigrantët që vijnë në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara sjellin përfitime të mëdha për kompanitë amerikane, me ekspertizën e punëtorëve të kualifikuar në fusha si shkenca dhe teknologjia. Një përqindje e ngjashme, rreth 38% e të anketuarve thanë gjithashtu se emigrantët e ligjshëm japin një kontribut të madh në shoqëri, duke pasuruar kulturën dhe vlerat amerikane.

Të dyja këto shifra shënojnë rënie në krahasim me anketimet e vitit 2017, në të cilat 59% e amerikanëve thanë se punëtorët emigrantë të kualifikuar që vijnë në mënyrë të lighshme në vend ofronin përfitime të mëdha dhe gjysma thanë se emigrantët e ligjshëm japin një kontribut të madh në pasurimin e kulturës amerikane.

Ndërkohë, përqindja e amerikanëve që thonë se ekziston një rrezik i madh që emigrantët e ligjshëm të kryejnë krime në Shtetet e Bashkuara është rritur, duke shkuar nga 19% në 2017 në 32% në sondazhin e fundit.

Republikanët janë më të prirur të thonë se imigracioni është një çështje e rëndësishme për ta personalisht, dhe 41% tani thonë se ka një rrezik të madh që emigrantët e ligjshëm të kryejnë krime në Shtetet e Bashkuara, nga 20% që shprehën këtë mendim në 2017. Në përgjithësi, republikanët janë më të prirur të përqendrohen tek rreziqet e mëdha se sa tek përfitimet që vijnë nga emigrantët që hyjnë në vend në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme, megjithëse ata priren të jenë më të shqetësuar për njerëzit që vijnë në vend në mënyrë të paligjshme.

Bob Saunders, një votues i pavarur 64-vjeçar nga Nju Xhersi, nuk mbështet punën e Presidentit Biden mbi çështjen e imigracionit dhe sigurinë kufitare. Ai thotë se ka një ndryshim midis imigrimit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm. Zoti Saunders tha se është e rëndësishme të dihet historia e emigrantëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara dhe se imigrimi i ligjshëm kontribuon në ekonomi. Ai gjithashtu përmendi përvojën e emigrantëve të familjes së tij.

"Nuk jam kundër imigracionit. Jam kundër imigracionit të paligjshëm", tha zoti Saunders.

Rreth 71% e republikanëve thonë se ekziston rreziku që njerëzit që vijnë në vend në mënyrë paligjshme të kryejnë krime, megjithëse shumë studime kanë zbuluar se emigrantët kanë më pak prirje të kryejnë krime të dhunshme sesa qytetarët e lindur në vend. Rreth 80% e republikanëve mendojnë se ekziston një rrezik i madh që imigrantët e paligjshëm në vend të rëndojnë programet e shërbimit publik, ndërsa rreth 6 në 10 republikanë janë të shqetësuar se ekziston një rrezik i madh që ata t’u marrin amerikanëve vendet e punës. Sipas tyre, rritja e popullsisë së imigrantëve të paligjshëm do të dobësojë identitetin amerikan dhe do të rrisë rrezikun që ata të votojnë në mënyrë të paligjshme, megjithëse vetëm një numër i vogël votuesish pa shtetësi amerikane janë zbuluar deri më tani.

Demokratët, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të shohin përfitime nga emigracioni, megjithëse sondazhi vuri në dukje se vetëm gjysma e demokratëve tani mendojnë se emigrantët e ligjshëm po japin kontribute të rëndësishme në kompanitë amerikane, një rënie prej më shumë se 20 për qind krahasuar me vitin 2017. Por ata kanë më shumë gjasa se republikanët të thonë se aftësia e njerëzve për të ardhur nga vende të tjera të botës për t'i shpëtuar dhunës ose për të gjetur mundësi ekonomike është një gjë shumë e rëndësishme për identitetin e vendit.

Ekziston gjithashtu një ndarje partiake mbi vlerën e larmisë etnike, me 83% të demokratëve që thonë se ajo bën vendin të paktën mesatarisht më të fortë, krahasuar me 43% të republikanëve dhe të pavarurve që ndajnë këtë pikëpamje. Republikanët kanë më shumë gjasa se demokratët të thonë se një kulturë e përbashkët amerikane dhe një grup vlerash janë shumë të rëndësishme për identitetin e Shteteve të Bashkuara, megjithëse rreth gjysma e demokratëve e shohin gjithashtu këtë si të rëndësishme.

Të rriturit në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht republikanët, kanë më shumë gjasa të thonë se vendi ka pësuar një ndryshim të madh nga emigrantët në pesë vitet e fundit sesa të thonë se emigrantët kanë ndryshuar komunitetin ose shtetin e tyre. Rreth 3 në 10 të rritur amerikanë thonë se emigrantët kanë pasur një ndikim të madh në komunitetin e tyre, ndërsa rreth 6 në 10 thonë se ata kanë pasur një ndikim të madh tek vendi në tërësi. Hendeku midis perceptimeve të ndikimit të komunitetit dhe efekteve në vendin në tërësi është veçanërisht i gjerë midis republikanëve.

Ekziston në një farë mase një emërues i përbashkët për mënyrën se si duhet të trajtohet imigracioni në kufirin SHBA-Meksikë. Sipas sondazhit, opsioni më popullor është punësimi i më shumë agjentëve të Patrullës Kufitare, i cili mbështetet nga rreth 8 në 10 republikanë dhe rreth gjysma e demokratëve. Punësimi i më shumë gjykatësve të imigracionit dhe personelit gjyqësor është gjithashtu i favorizuar nga shumica e njerëzve në të dyja partitë.

Rreth gjysma e amerikanëve mbështet reduktimin e numrit të emigrantëve që lejohen të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara pas mbërritjes në kufi, por ka një dallim shumë më të madh në vija partiake për këtë çështje, me më shumë republikanë sesa demokratë që favorizojnë këtë strategji. Ndërtimi i një muri, synim i ish Presidentit Donald Trump, është opsioni më pak i preferuar dhe më polarizues. Rreth 4 në 10 amerikanë mbështesin ndërtimin e një muri në kufirin SHBA-Meksikë. Rreth 77% të republikanëve dhe vetëm 12% e demokratëve e mbështesin këtë veprim.

Kongresi së fundmi miratoi një fond për punësimin e rreth 2,000 agjentëve të tjerë të Patrullës Kufitare, por deri më tani këtë vit, nuk ka pasur një nxitje të konsiderueshme për miratimin e fondeve për punësim të më shumë gjykatësve të imigracionit. Shumë ligjvënës nga të dyja partitë thonë se tani merr shumë kohë për të vendosur mbi çështjet e azilit, që do të thotë se emigrantët qëndrojnë në vend për vite në pritje të një vendimi, por ligjvënësit nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Marrë nga VOA

shba anketa emigrante rreziqe

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes