29 November 2024, 21:27
Nga r.ll
naim qaseem
LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut pretendoi se marrëveshja e armëpushimit me Izraelin është një “fitore hyjnore” për grupin militant dhe partinë politike libaneze.
Në adresimin e tij të parë që kur hyri në fuqi armëpushimi më 27 nëntor, Naim Qassem tha më 29 nëntor se Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, ka “fituar sepse ne kemi parandaluar armikun që ta shkatërrojë Hezbollahun” dhe ta dobësojë “rezistencën” libaneze.
Hezbollahu, që kontrollon shumicën e jugut të Libanit dhe është i përfaqësuar në Parlament, është shpallur organizatë terroriste nga Shtet e Bashkuara, por Bashkimi Evropian ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak të grupit.
Armëpushimi i dha fund luftimeve pothuajse 14-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Izraeli rriti presionin duke nisur një ofensivë tokësore në jug të Libanit në tetor dhe duke kryer sulme masive ajrore ndaj bastioneve të Hezbollahut në Bejrut dhe pjesë të tjera të shtetit.
Armëpushimi po ashtu i jep fund pranisë së Hezbollahut në jug të Libanit. Izraeli, po ashtu, duhet të tërheqë trupat nga Libani brenda 60 ditësh të hyrjes në fuqi të paktit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më 26 nëntor e paralajmëroi Hezbollahun se Izraeli do të ndërmarrë veprime nëse dyshon që Hezbollahu po shkel marrëveshjen.
Të premten, pak orë para fjalimit të Qassemit, Izraeli tha se ka goditur një raketahedhës të Hezbollahut në jug të Libanit, pasi detektoi aktivitet militant.
Shtetet e Bashkuara dhe Franca po mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, që përfshin edhe pjesë ku thuhet se mijëra ushtarë libanezë duhet të zhvendosen në jug të Libanit dhe të punojnë me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe të mbajnë Hezbollahun larg nga kufiri izraelit.
Hezbollahu ka gjuajtur raketa drejt veriut të Izraelit që nga nisja e luftës në Gazë në tetor të vitit 2023. Ky grup ka thënë se do të ndalë sulmet vetëm pasi Izraeli t’i japë fund luftës së tij në Gazë.
Në 14 muajt e fundit, Izraeli ka vrarë pothuajse të gjithë udhëheqjen e Hezbollahut, përfshirë paraardhësin e Qassemit, Hassan Nasrallahun, dhe ka shkatërruar arsenalin ushtarak të grupit.
Izraeli është zotuar se do të sigurohet që Irani të mos vazhdojë ta financojë dhe armatosë grupin dhe ka paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Assad, kundër lehtësimit të ndihmës iraniane për Hezbollahun./REL
armepushimi liban-hezbollah
Bota
29 November 2024, 21:12
ZH.LL
palestienzet
GAZA- Të paktën 42 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, thanë bu...
Bota
29 November 2024, 20:14
ZH.LL
Costa dhe Michel
BRUKSEL- Në Bruksel ka ndodhur ndryshimi i gardës. Charles Michel, presidenti në largim i Këshillit Evropian, i ka dor...
Bota
29 November 2024, 20:00
ZH.LL
permbytjet
SPANJË- Punëtorëve në Spanjë do t'u jepet deri në katër ditë pushim me pagesë nëse nuk mund t&...
Bota
29 November 2024, 19:21
ZH.LL
Zelensky per SkyNews
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai mund t'i japë fund luftës Rusi-U...
Bota
29 November 2024, 18:55
ZH.LL
Borrell
BRUKSEL- Josep Borrell ka dhënë alarmin për luftën e Rusisë në Ukrainë, duke u kërkuar vendeve të...
Bota
29 November 2024, 18:32
ZH.LL
protesta
GJEORGJI- Protestat e dhunshme kanë shpërthyer në Gjeorgji lidhur me vendimin e partisë së saj në pushtet p&eum...
Bota
29 November 2024, 18:24
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshme të Donald Trum...
Bota
29 November 2024, 18:23
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Autoritetet britanike dhe amerikane po hetojnë rreth disa dronëve që kanë fluturuar mbi katër baza ajrore...
Bota
29 November 2024, 18:09
ZH.LL
protesta
ITALI- Mijëra punëtorë morën pjesë të premten në një grevë të përgjithshme në Itali. A...
Bota
29 November 2024, 18:03
ZH.LL
Foto ilustruese
NIGERI- Të paktën 100 persona, kryesisht gra, janë zhdukur pasi një varkë që transportonte pasagjerë n&e...