14 November 2022, 17:42
Nga I.A
William Burns
TURQI- Drejtori i CIA-s William Burns takohet në Ankara të Turqisë më homologun e tij rus Sergey Naryshkin, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë. Sipas një zyrtari të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në takimin mes drejtorit te CIA-s dhe drejtorit të agjencisë së inteligjencës ruse SVR, nuk do të diskutohej mbi vendimet për luftën në Ukrainë.
Drejtori i CIA-s pritet po ashtu të ngrejë çështjen e dy amerikanëve të burgosur në Rusi, yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe kontraktorit civil Paul Whelan. Administrata e zotit Biden kishte propozuar më herët mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Moskës dhe Uashingtonit. Sipas zyrtarit amerikan, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se zoti Burns të udhëtonte drejt Turqisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk mund të pohonte dhe as të mohonte bisedimet SHBA-Rusi në Turqi. Dy zyrtarë turq thanë se nuk ishin në dijeni për takim mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Marrë nga VOA
william burns cia sergey naryshkin
Bota
14 November 2022, 17:32
I.A
Joseph Borrell
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka goditur më shumë se 30 zyrtarë dhe organizata të larta iraniane me sanksione për shty...
Bota
14 November 2022, 17:20
Donald Trump dhe Ron DeSantis
SHBA- Duke veçuar guvernatorin e Floridës, si armikun e tij më të madh brenda Partisë Republi...
Bota
14 November 2022, 16:53
Kongresi amerikan
SHBA- Parashikimet e republikanëve për një ‘valë të kuqe’, që do t’u mundësonte atyr...
Bota
14 November 2022, 16:36
e.k
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vizituar ditën e sotme qytetin e çliruar të Khersonit. Ai u p...
Bota
14 November 2022, 16:37
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë dy data për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore. Ajo thotë se zgj...
Bota
14 November 2022, 15:56
a.l
Prince William
BRITANI E MADHE- Mbrëmja e së shtunës ishte një ngjarje prekëse për familjen mbretërore, pasi ata mor&eu...
Bota
14 November 2022, 15:56
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Një fermer nga Kotroni i Trikalasë ka humbur tragjikisht jetën pasi u godit nga një dash. Sipas inform...
Bota
14 November 2022, 15:49
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore n&...
Bota
14 November 2022, 15:43
William J. Burns dhe Sergei Naryskin
TURQI- William J. Burns, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, u takua me homologun e ti...
Bota
14 November 2022, 15:40
d.a.
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas takimit me përfaqësues të partive politike, ka deklaruar se data e mundshme...