Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Arrijnë vlerën 60 milionë euro, Spanja sekuestron artefakte të lashta në arë të vjedhura nga Ukraina
Sipas njoftimit zyrtar, 11 pjesët, kryesisht bizhuteri duke përfshirë gjerdan, byzylykë dhe vathë të ndërlikuar, datojnë nga periudha greko-skithiane midis shekujve 8 dhe 4 para Krishtit, shkruajnë mediat e huaja.
23 October 2023, 16:33Nga a.l
Artefakte
MADRID- Policia spanjolle njofton se ka sekuestruar artefakte të lashta ari me vlerë 60 milionë euro (63.6 milionë dollarë) të vjedhura nga Ukraina dhe hajdutët u kapën duke u përpjekur t'i shisnin ato në Madrid.
Sipas njoftimit zyrtar, 11 pjesët, kryesisht bizhuteri duke përfshirë gjerdan, byzylykë dhe vathë të ndërlikuar, datojnë nga periudha greko-skithiane midis shekujve 8 dhe 4 para Krishtit, shkruajnë mediat e huaja.
Policia Kombëtare e Madridir në një deklaratë për shtyp, pa identifikuar muzen tha se artikujt u ekspozuan në një muze të Kievit midis viteve 2009-2013 dhe u kontrabanduan nga Ukraina në vitin 2016.
Artefaktet kishin falsifikuar dokumente për t'u dukur sikur i përkisnin Kishës Ortodokse të Ukrainës. Tre shtetas spanjollë dhe dy ukrainas u arrestuan si pjesë e hetimit, i cili filloi në vitin 2021, pasi një prej pjesëve, një rrip ari me kokë dash, u shit në një shitje private në Madrid.