Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Banorët kishin probleme me energjinë elektrike, Policia konfiskon 11 pajisje për prodhimin e kriptomonedhave në Mitrovicë
Siç njofton Policia, i dyshuari u ka dëmtuar edhe qytetarëve pajisjet elektrike në shtëpi, pasi kishte pasur probleme me energjinë elektrike.
11 June 2023, 11:28Nga a.l
Kriptomonedha
KOSOVË- Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicën e Veriut ka konfiskuar 11 pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Siç njofton Policia, i dyshuari u ka dëmtuar edhe qytetarëve pajisjet elektrike në shtëpi, pasi kishte pasur probleme me energjinë elektrike.
"Drejtoria rajonale e Policisë së Mitrovicës në veri, të shtunën ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar nga komuna e Zubin Potokut posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin). Si rrjedhojë në lagjen e fshatit të lartcekur herë pas here janë shkaktuar probleme me energjinë elektrike dhe “qytetarëve po u dëmtohen pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë dhe kërkohet ndihma e Policisë lidhur me këtë çështje”. Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur 11 pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin). Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur”, thuhet në njoftim.