13 July 2026, 22:56
Nga E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Europian po vlerëson kufizime të reja të gjera të aksesit të fëmijëve dhe të adoleshentëve në mediat sociale, duke përfshirë kufijtë e moshës, ndalimin total apo aksesin e pjesshëm.
Platformat sociale, ndër të tjera, mund të detyrohen të vërtetojnë se shërbimet e tyre nuk janë të dëmshme para se të rinjve tu lejohen t’i përdorin.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se organi ekzekutiv i Unionit mund të propozojë një rregullore të re brenda pak muajsh, pasi të analizojë rekomandimet e një grupi ekspertësh të publikuara sot.
“Fëmijët tanë kanë nevojë të kalojnë kohë në botën reale. Kohë për të luajtur, kohë për të krijuar miqësi, kohë për të bërë gabime. Kohë për të formësuar identitetin e tyre, personalitetin e tyre, para se të jetë algoritmi që t’i formësojë ata.
Nuk bëhet fjalë nëse fëmijët mund të kenë akses në mediat sociale, por se kur mediat sociale mund të kenë qasje te fëmijët tanë” – u tha von der Leyen gazetarëve në Bruksel.
Grupi i ekspertëve rekomandoi një qasje graduale, që përfshin “asnjë përdorim ekrani” për fëmijët nën moshën 3 vjeç, përdorimin e mbikëqyrur të internetit për fëmijët nën moshën 13 vjeç dhe disa kufizime për adoleshentët më të rritur.
Sipas ekspertëve, platformat e mediave sociale duhet të provojnë se shërbimet e tyre janë të sigurta për përdoruesit më të rinj, një qasje të cilën von der Leyen tha se e mbështet.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Komisioni do të shqyrtojë raportin dhe do të paraqesë propozime “pas verës”. Çdo masë ligjore gjithsesi do të duhet të miratohet nga Parlamenti Europian dhe të 27 vendet anëtare të BE-së para se të bëhet ligj në të gjithë bllokun.
Një propozim formal do t’u jepte një nxitje të konsiderueshme përpjekjeve globale për të kufizuar përdorimin e mediave sociale nga fëmijët, duke iu bashkuar një liste në rritje propozimesh ose rregulloresh në fuqi në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Australia.
Normat e reja gjithashtu do të shtonin presion të konsiderueshëm te platformat sociale, të cilat duhet të provojnë se shërbimet e tyre janë të sigurta për përdoruesit më të rinj.
Javën e kaluar, një hetim paraprak në BE zbuloi se Meta kishte shkelur Ligjin e Shërbimeve Digjitale (Digital Services Act) për shkak të dizajnit “që krijon varësi” të Facebook-ut dhe Instagram-it. Një rezultat i ngjashëm u bë i ditur edhe kundër TikTok-ut më herët këtë vit.
bashkimi europian
Bota
13 July 2026, 22:50
G.M
Donald Trump
SHBA- Donald Trump pritet të flasë për informacionin e ri të deklasifikuar në lidhje me planet e dyshuara t&eum...
Bota
13 July 2026, 22:45
G.M
Foto ilustruese
SHBA- Ushtria amerikane pritet të nisë zbatimin e një bllokade detare ndaj Iranit të martën në orën...
Bota
13 July 2026, 22:35
E. D
Përveç që përhapnin mesazhe në kanalet e Telegramit për ta mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për ta lartë...
Bota
13 July 2026, 22:04
E. D
Volodymyr Zelenskyy, Emmanuel Macron
PARIS- Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar një marrëveshje të re të rëndësi...
Bota
13 July 2026, 21:58
G.M
Donald Trump
SHBA- Senatori demokrat i Connecticut, Chris Murphy, ka kritikuar ashpër qasjen e administratës së presidentit Donald Trump nda...
Bota
13 July 2026, 21:52
G.M
Foto
VENEZUELA- Bilanci i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën muajin e kaluar është r&eum...
Bota
13 July 2026, 19:38
G.M
Protesta në Tiranë
TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton në Gjermani është bërë pjesë e protest&eum...
Bota
13 July 2026, 18:37
G.M
Foto ilustruese
SHBA- Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka marrë një qëndrim të qartë kundër deklaratave të...
Bota
13 July 2026, 18:29
G.M
Pamje
MEKSIKË- Një tragjedi ndodhi të dielën në një autostradë në shtetin e Jaliscos, Meksik...
Bota
13 July 2026, 18:04
G.M
Pamje
IRAN- Forcat amerikane kanë goditur një nëndetëse iraniane dhe një strukturë për mirëmbajtjen e anijeve ...