3 September 2022, 23:35
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Evropa është "e përgatitur mirë", falë kapaciteteve të magazinimit dhe masave për ruajtjen e energjisë, nëse Rusia vendos të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz, tha një udhëheqës i lartë i BE-së të shtunën mes të një beteje energjetike të intensifikuar midis Rusisë dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë.
"Ne jemi të përgatitur mirë për t'i rezistuar përdorimit në nivel ekstrem si armë të gazit nga Rusia", u tha gazetarëve Komisioneri i BE-së për ekonominë, Paolo Gentiloni gjatë një forumi ekonomik në Itali. "Ne nuk kemi frikë nga vendimet e presidentit rus Vladimir Putin, ne po kërkojmë nga rusët të respektojnë kontratat, por nëse ata nuk e bëjnë këtë, ne jemi të gatshëm të reagojmë."
Komentet e zotit Gentiloni pasojnë vendimin e Moskës të premten për të shtyrë rihapjen e tubacionit të saj kryesor të gazit që e lidh Rusinë me Gjermaninë. Rusia, përmes këtij vendimit, po reagon ndaj marrëveshjes së grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës për të kufizuar çmimin e eksporteve të naftës ruse me synim për të pakësuar fitimet e Moskës.
Zoti Gentiloni tha se qendrat e magazinimit të gazit në Bashkimin Evropian "aktualisht janë të mbushura në një nivel rreth 80%, falë politikave të zgjerimit të burimeve energjetike ", megjithëse situata dallon nga vendi në vend.
Gjigandi rus i energjisë Gazprom tha se nuk mund të rifillonte furnizimin me gaz natyror në Gjermani, vetëm disa orë para se të rifillonte furnizimet përmes gazsjellësit Nord Stream 1. Rusia tha se arsyeja e ndërprerjes ishte një defekt teknik në tubacion, i cili ka të ngjarë të përkeqësojë krizën energjetike në Evropë.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer shkruante të premten në Twitter se vendimi i kompanisë Gazprom për të mbyllur gazsjellësin ishte i bazuar në "supozime të pavërteta".
Prodhuesi i turbinave, Siemens Energy tha të premten se nuk kishte asnjë arsye teknike për të ndalur transportin e gazit natyror.
Moska ka fajësuar sanksionet perëndimore të vendosura pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës për pengim të përpjekjeve për të mirëmbajtur tubacionin e gazit. Evropa akuzon Rusinë se po përdor furnizimin me gaz si një metodë hakmarrjeje ndaj sanksioneve evropiane.
Të premten, ministrat e financave të vendeve të grupit G-7 thanë se do të punonin me shpejtësi për t’i vendosur një tavan çmimit të eksporteve ruse të naftës. Ministrat e financave nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara thanë se kjo gjë do të "bazohet në një sërë të dhënash teknike".
“Ky kufi i çmimit për eksportet ruse të naftës synon reduktimin e të ardhurave të Putinit, duke mbyllur një burim të rëndësishëm financimi për agresionin (në Ukrainë)”, tha ministri gjerman i financave, Christian Lindner.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshëndeti vendimin e ministrave të financave të vendeve të grupit G-7.
“Kur ky mekanizëm të zbatohet, ai do të bëhet një element i rëndësishëm i mbrojtjes së vendeve të civilizuara dhe tregjeve të energjisë nga agresioni hibrid rus”, tha të premten presidenti Zelenskyy.
Përplasja lidhur me furnizimin me energji ndodh në një kohë kur forcat ruse dhe ukrainase po sulmojnë njëra-tjetrën pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, ku inspektorët e OKB-së po përpiqen të shmangin një katastrofë të mundshme bërthamore.
Marrë nga Zëri i Amerikës
bashkimi evropian bruksel
Bota
3 September 2022, 23:33
F.M
Parlamenti Evropian
GJERMANI- Parlamenti Evropian shpërtheu në festë pas vendimit të G7 për të vendosur një çmim ...
Bota
3 September 2022, 23:29
F.M
Vendi ku u vra Andrea Gaeta
ITALI- Andrea Gaeta, 20 vjeç, djali i Francesco Gaeta, një bos krimi në Itali është ekzekutuar n&eum...
Bota
3 September 2022, 23:08
F.M
Nëndetësja
ITALI- Një nëndetëse bërthamore ruse gjendet në ujërat italiane, midis Maltës dhe Siçilis&eu...
Bota
3 September 2022, 23:02
F.M
Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Ndërkohë që koha e Boris Johnson në Downing Street përfundon javën e ardhshme, ngrihen pyetje ...
Bota
3 September 2022, 22:56
F.M
Tik Tok
BRITANI E MADHE- Një 14-vjeçar humbi jetën pasi realizoi një sfidë të rrezikshme në Tik Tok e cila ishte b&eum...
Bota
3 September 2022, 22:49
F.M
Charles Michel
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka bërë apel BE-së që të zgjidhë ç&eum...
Bota
3 September 2022, 22:32
F.M
Një qytetare në Tik Tok
BRITANIA E MADHE- Tik Tok po u shërben britanikëve për të dhënë këshilla për t&eu...
Bota
3 September 2022, 22:22
F.M
Dritat festive
BRITANI E MADHE- Krushtlindjet e vitit 2022 do të jenë të ‘fikura’. Këtë pralajmëron Daily Mail te...
Bota
3 September 2022, 21:12
Ramzan Kadyrov
RUSI- Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, tha në Telegram më 3 shtator se po p...
Bota
3 September 2022, 20:45
F.M
Ministria
GREQI- Greqia i është përgjigjur Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili kërcënoi vendon sot kur k...