9 June 2023, 13:56
Nga a.l
Jeton Zulfaj
KOSOVË- Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe protestave të mbajtura javën e fundit të majit, që kulmuan me akte dhune më datë 29. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Zulfaj shkruan se ngjarjet e fundit në veri të vendit, dhuna ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve kanë shokuar shumë njerëz. Zulfaj gjithashtu ka renditur kronologjikisht faktet që siç tha ai, çuan në sulme ndaj ushtarëve të NATO-s, policëve dhe gazetarëve nga bandat kriminale që gjenden në listën e pagave të Serbisë.
“Bëhuni ju gjykuesi nëse kjo është mungesë koordinimi apo mungesë mbështetjeje për rendin kushtetues të Kosovës”, shkruan ai.
Faktet e renditura nga Zulfaj:
05 nëntor – Dorëhiqen kryetarët e bashkive
14 nëntor – Shpallen zgjedhjet e reja
12 dhjetor – Shtyhen zgjedhjet
10 dhjetor – Serbët e Kosovës vendosin barrikada me porosi nga Beogradi
28 dhjetor – Presidenti i Serbisë urdhëron serbët e Kosovës të heqin barrikadat
27 shkurt – Miratohet marrëveshja bazë
17 mars – Me kërkesë të QUINT-it, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjat edhe për më shumë ditë afatin për certifikimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje.
18 mars – Marrëveshja dhe aneksi konsiderohen të miratuara
18 mars – Vuçiç thotë se Serbia nuk do të zbatojë të gjitha nenet e Marrëveshjes bazë
21 prill – Lista Serbe bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale
21 prill – Aleksander Jabllanoviç tërhiqet dy ditë para zgjedhjeve
23 prill – Në katër komuna mbahen zgjedhjet lokale
24 prill – Serbia shkel marrëveshjen bazë duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
19 – 25 maj – Kryetarët e rinj marrin zyrtarisht detyrën, pa ndonjë incident
26 maj – Kryetarët shkojnë në punë, protestuesit bllokojnë me forcë hyrjet e komunave
29 maj – Milicia fashiste serbe në listën e pagave të Serbisë sulmon KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët
Tensionet në veri të Kosovës
Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
jetom zulfaj tensionet në veri të kosovës
Bota
9 June 2023, 13:48
a.l
Siberi
SIBERI- Siberia, e njohur për klimën e saj të ftohtë të ashpër, ka shënuar temperatura reko...
Bota
9 June 2023, 13:41
a.l
Josep Borrell
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell pretendon se Rusia qëndron pas shpërthimit të digë...
Bota
9 June 2023, 13:29
a.l
Mobiljet
ITALI- Një grua e quajtur Laura, ka vendosur të solidarizohet për familjet e prekura nga përmbytjet në Itali. Në vi...
Bota
9 June 2023, 13:30
k.m.
Foto ilustruese
PEKIN- Kina synon të ketë një platformë të përhershme spiunazhi elektronik që synon Shtetet e Bashk...
Bota
9 June 2023, 13:12
a.l
Henry
FRANCË- Një 24-vjeçar i identifikuar me emrin Henri ka qenë dëshmitar i sulmit me thikë të ndodhur mëngjesi...
Bota
9 June 2023, 13:03
Kinë
KINË- Rihapja e Kinës pas Covid supozohej të ishte stimuluesi që i duhej botës. Por pas një shpërthi...
Bota
9 June 2023, 12:49
a.l
Francë
FRANCË- Disa banorë të Annecy, aty ku mëngjesin e djeshëm një sirian sulmoi me thikë disa fëmijë, ...
Bota
9 June 2023, 12:46
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberali...
Bota
9 June 2023, 12:39
a.l
Aksident në Turqi
TURQI- Një aksident i rëndë është raportuar mesditën e kësaj të premteje në Turqi. Med...
Bota
9 June 2023, 12:33
a.l
Foto ilustruese
KINË- Kina ka hedhur poshtë raportet e mediave, të cilat citonin zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, se po k...