2 September 2024, 20:27
Nga E. D
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli duhet të qëndrojë i bashkuar si një, pasi përballet me një armik brutal dhe të egër që dëshiron të zhdukë dhe të vrasë të gjithë ne. Netanyahu kërkoi falje që gjashtë pengjet nuk u sollën të gjallë në shtëpi, duke thënë se ishim afër, por nuk ia arritëm.
Kryeministri izraelit gjithashtu është pyetur në lidhje me komentet e presidentit amerikan, Joe Bidenit se ai nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh. Ai thotë se nuk beson që presidenti amerikan i ka bërë vërtetë ato komente.
Ndërkohë, kreu i qeverisë izraelite premtoi se grupi militant Hamas do ta paguajë një çmim shumë të rëndë për masakrën ndaj popullit izraelit. Udhëheqësi izraelit tha se qëllimet e Izraelit ishin të zhdukte Hamasin, të kthente pengjet e mbetura, të sigurohej që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe të lejojë njerëzit që jetojnë në Izraelin verior të kthehen në shtëpitë e tyre.
Netanyahu tha se Izraeli duhet të ketë kontroll” mbi korridorin e Filadelfit, një rrip i ngushtë toke që kalon përgjatë kufirit jugor të Gazës me Egjiptin deri në Detin Mesdhe. Ai tha se Izraeli e ka bërë të qartë pozicionin e tij për korridorin gjatë negociatave për armëpushim por pretendoi se Hamasi nuk dëshiron të lëvizte për këtë çështje.
Netanyahu tha se ishte fleksibël, por kishte disa gjëra për të cilat nuk do të bëjmë kompromis.Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë punuar me Egjiptin dhe Katarin për të krijuar një plan përfundimtar për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit.
benjamin netanyahu joe biden
Bota
2 September 2024, 20:08
E. D
fotot ilustruese
MITROVICË- Dy autoblindat e fundit të karabinierëve italianë janë larguar nga Ura e Ibrit, duke mbetur vetëm...
Bota
2 September 2024, 20:02
E. D
Rexhep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan bëri thirrje sot për reformë gjithëpërfshirëse kushtetues...
Bota
2 September 2024, 19:43
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Mongoli të hënën vonë, duke shënuar vizitën e tij t...
Bota
2 September 2024, 19:37
r.ll
avioni i maduro
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar avionin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro,&...
Bota
2 September 2024, 19:29
E. D
Kamla harris dhe Joe Biden
SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden do të bëjnë fushatë së bashku të...
Bota
2 September 2024, 19:11
Papa Françesku
ROMË- Papa fillon ditën e sotme një vizitë maratonë 12-ditore në katër vende në Azinë J...
Bota
2 September 2024, 18:57
r.ll
mickoski, kasami
SHKUP- Ligji për gjuhën ka ndezur debate në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski ka parla...
Bota
2 September 2024, 18:51
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA dhe kandidati republikan presidencial Donald Trump, i cili po përballet me akuza federale dhe shtetërore...
Bota
2 September 2024, 18:18
fotot ilustruese
IZRAEL- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të pezullojë 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael, pasi...
Bota
2 September 2024, 18:04
Aivo Orav
KOSOVË- Aivo Orav e ka marrë të hënën detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropia...