2 July 2023, 20:45
Nga k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të nisë një turne diplomatik në Evropë nga 9 deri më 13 korrik, duke vizituar Britaninë, samitin e NATO-s në Lituani dhe më pas Finlandën, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të "forcuar lidhjet e ngushta" që bashkojnë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Lajmin e dha zëdhënësja e tij Karin Jean-Pierre.
Buckingham Palace ka njoftuar se Mbreti Charles do të takohet me presidentin amerikan në Kështjellën Windsor më 10 korrik.
Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik. Për ndalesën e fundit të udhëtimit të tij, në Helsinki, Joe Biden do të shkojë në një samit midis liderëve amerikanë dhe homologëve të tyre nordikë më 13 korrik.
Finlanda u bashkua zyrtarisht në NATO në prill. Vendi kishte aplikuar për t'u bashkuar në shkurt 2022 pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, duke paraqitur kërkesën e tij në të njëjtën kohë me Suedinë. Megjithatë, Stokholmi është ende në pritje.
Përpara udhëtimit të tij, presidenti amerikan do të presë të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin suedez Ulf Kristerson për të diskutuar procesin e pranimit të vendit të tij.
Biden, i cili mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë në janar 2021, nuk ka vizituar as Gjermaninë si president i SHBA.
joe biden
Bota
2 July 2023, 19:27
k.m.
Bujar Osmani
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së synon q&e...
Bota
2 July 2023, 18:19
k.m.
David Bramlette
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Amerikane dhe ushtari i Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane, të njohura si Beretat e ...
Bota
2 July 2023, 18:12
k.m.
Milan Milutinoviç
BEOGRAD- Ka ndërruar jetë sot në moshën 81-vjeçare ish-presidenti i Republikës së Serbisë...
Bota
2 July 2023, 17:53
k.m.
Victor Hugo Sosa
MEKSIKË- Kryetari i një qyteti të vogël në jug të Meksikës është martuar...
Bota
2 July 2023, 17:49
k.m.
Olaf Scholz
BERLIN- Kancelari gjerman shprehu sot “shqetësimin” e tij për trazirat e vazhdueshme në Francë, të cilat &...
Bota
2 July 2023, 17:46
f.i
Kati Schneeberger
KOSOVË- Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri t&...
Bota
2 July 2023, 17:39
k.m.
Emmanuel Macron
PARIS- Franca po përjeton trazira pas vrasjes së 17-vjeçare, ndaj edhe presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar një...
Bota
2 July 2023, 17:27
k.m.
Foto ilustruese
Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës. Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se...
Bota
2 July 2023, 16:47
f.i
foto ilustruese
KANADA- Kanadaja ka vendosur të ndalojë testimin e kozmetikës tek kafshët, duke iu bashkuar një numri vendesh...
Bota
2 July 2023, 16:29
f.i
foto ilustruese
ZVICËR- Gjashtë adoleshentë u arrestuan pas trazirave në qytetin zviceran të Lozanës, të frymë...