14 November 2023, 07:29
Nga a.l
Xi Jinping dhe Joe Biden
SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë lidhur me përmirësimin e komunikimit si edhe lidhur me konkurrencën mes dy vendeve këtë javë gjatë bisedimeve në kuadër të takimit të nivelit të lartë të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).
Takimi i së mërkurës në San Francisko do të jetë i pari midis dy udhëheqësve prej një viti dhe ka si synim të zbusë tensionet mes dy superfuqive. Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se presidenti Biden beson se vetëm diplomacia e drejtpërdrejtë nuk ka asnjë zëvendësim për diplomacinë ballë për ballë për të menaxhuar marrëdhënien komplekse.
“Presim që dy udhëheqësit të diskutojnë disa nga elementët më themelorë të marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë rëndësinë linjave të hapura të komunikimit dhe trajtimit të konkurrencës me përgjegjësi në mënyrë që ajo të mos kthehet në konflikt,” tha zoti Sullivan.
Kina ndërpreu komunikimet ushtarake me Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar pas një vizite nga kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan. Marrëdhëniet e tensionuara u përkeqësuan më tej kur presidenti Biden urdhëroi rrëzimin e një balone kineze që përshkoi hapësirën ajore të Shteteve të Bashkuara në shkurt.
xi jinping joe biden
Bota
13 November 2023, 22:57
I.A
Nikki Haley
SHBA- Zyrtarët e fushatës presidenciale të kandidates republikane Nikki Haley planifikojnë të shpenzojnë 10 milio...
Bota
13 November 2023, 22:19
A.TH
Ushtria izraelite
IZRAEL- Ushtria izraelite akuzoi paraqiti prova që sipas Ushtrisë izraelite tregojnë se si Hamasi ka përdorur spitale...
Bota
13 November 2023, 22:01
A.TH
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Izraeli paralajmëron fundin e Hamasit në Rripin e Gazës, por lëshoi dhe një paralajmërim të f...
Bota
13 November 2023, 21:54
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se Lulzim Basha u zgjodh kryetar me votat e Sali Berishës n&e...
Bota
13 November 2023, 21:39
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Në komunat me shumicë serbe në Kosovë është rritur kërkesa për pasaportën e Kosov...
Bota
13 November 2023, 21:27
A.TH
Benjamin Netanyahu
GAZA- Nëse Hamasi shpall humbjen në Rripin e Gazës, për Izraelin, grupi shiit në Liban, Hezbollah mbetet nj&eum...
Bota
13 November 2023, 21:14
I.A
Këshilli i Europës
TIRANË- Këshilli i Europës i shtohet zërave që ngrenë pikëpyetje dhe dyshime mbi marrë...
Bota
13 November 2023, 21:09
A.TH
Flamuri izraelit
GAZA- Hamasi po humbet gjithnjë e më shumë terren në Rripin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite marshon në...
Bota
13 November 2023, 21:02
h.k
Pamje nga operacioni
ITALI-26 persona u arrestuan për trafik droge nga ushtarët e komandës provinciale të Guardia di Finanza t&eu...
Bota
13 November 2023, 20:58
a.l
Nepal Tik-Tok
NEPAL- Qeveria në Nepal ka ndaluar përdorimin e aplikacionit të njohur të mediave sociale TikTok, duke thë...