LIVE UPDATES
Bota

Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve

Mikalay, një gazetar i një mediumi të pavarur bjellorus që vepron jashtë vendit – emri i tij i vërtetë po mbahet i fshehtë për arsye sigurie – tha se mostrat e ADN-së iu morën prindërve të tij në vendlindje dy vjet më parë.

31 August 2026, 09:31 Nga I.A

Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash

BJELLORUSI- Zyrtarët në Bjellorusi po e shtyjnë përpara një ligj që do t’u kërkonte qytetarëve t’i dorëzojnë shtetit mostra të ADN-së, por Shërbimi i Bjellorusisë i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se autoritetet në këtë vend të kontrolluar rreptësishtë tashmë kanë nisur, në heshtje, ndërtimin e një baze të dhënash me ADN-në e njerëzve që konsiderohen të dyshimtë nga shteti.

Mikalay, një gazetar i një mediumi të pavarur bjellorus që vepron jashtë vendit – emri i tij i vërtetë po mbahet i fshehtë për arsye sigurie – tha se mostrat e ADN-së iu morën prindërve të tij në vendlindje dy vjet më parë.

Pasi ndaj tij u hap një rast penal që ai e përshkroi si “të motivuar politikisht”, në mungesë të tij, policia fillimisht e thirri nënën e tij për të dhënë një mostër ADN-je dhe më pas e dërgoi atë në banesën e saj në një zonë rurale.

“Oficerë të Komitetit Hetimor erdhën në fshatin e saj dhe ia morën në vend një mostër të pështymës”, tha Mikalay. “Ata gjithashtu thanë diçka të tillë: ‘Nëse i ndodh diçka djalit tuaj, kjo do ta bëjë më të lehtë identifikimin e tij’”.

Aleh Aheyeu, avokat dhe nënkryetar i Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve, thotë se histori të ngjashme tani janë të përhapura.

“Mostrat e ADN-së po mblidhen nga të burgosurit politikë dhe nga të afërmit e njerëzve që janë larguar nga Bjellorusia”, tha Aheyeu, duke shtuar se mostrat po merren “jashtë çdo kuadri ligjor”.

Ai tha se ka raste të shumta “kur mostrat e ADN-së u merren njerëzve përmes mashtrimit, gënjeshtrave ose kërcënimeve, për baza të dhënash që në thelb janë të paligjshme”.

Ligji i propozuar “është një përpjekje për të legalizuar një praktikë që tashmë ekziston”, tha ai.

Komiteti Shtetëror Bjellorus për Ekzaminimet Mjekoligjore ka nisur një propozim për një ligj që do ta bënte të detyrueshme dhënien e mostrave të ADN-së për të gjithë bjellorusët, tha kryetari i komitetit, Alyaksey Volkau, në një intervistë të publikuar më 20 gusht.

“Nuk po themi se duhet thjesht të mbledhim mostra të ADN-së nga të gjithë në vend, menjëherë”, tha ai.

“Së pari, besojmë se kjo punë duhet të zhvillohet gjatë një periudhe të caktuar: një, dy, tre ose katër vjet, ndoshta, varësisht nga kategoritë e përfshira. Disa kategori do të kenë përparësi, ndërsa për të tjerat mund të caktojmë një afat të mëvonshëm”, shtoi ai.

Volkau sugjeroi se planet për legjislacionin janë ende në fazat e hershme, por tha se “po punojmë aktivisht për këtë dhe po shohim mbështetje nga kolegët tanë në organet e zbatimit të ligjit dhe institucionet e tjera shtetërore” në këtë vend autoritar.

ADN-ja është një gjurmë unike biologjike që gjendet pothuajse në çdo qelizë të trupit të njeriut. Mostrat e ADN-së zakonisht merren përmes pështymës.

Disa vende perëndimore kanë ligje që u japin policisë autoritetin për t’ua marrë ADN-në personave të dënuar për krime të rënda. Asnjë prej tyre nuk ka kërkesë universale që qytetarët të japin mostra.

Aheyeu tha se mbetet e paqartë se për çfarë do t’i përdorin autoritetet mostrat e ADN-së në Bjellorusi, ku Aleksandr Lukashenko është në pushtet që nga viti 1994.

Ai ka shtypur vazhdimisht kundërshtarët politikë, ndërsa goditja e shtetit ndaj kundërshtarëve u ashpërsua me reagimin e dhunshëm ndaj protestave masive që shpërthyen pasi ai u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, për të cilat shumë qytetarë thonë se ishin të manipuluara.

Shumë kundërshtarë të Qeverisë, gazetarë dhe persona të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi ose kanë ikur vetë.

“Kur nuk ka rregullim ligjor, ata vetë vendosin se si do të përdoren këto të dhëna”, tha ai. “Vende të tjera e kanë këtë lloj praktike, por ato kanë edhe rregullim ligjor dhe institucione që mbajnë përgjegjësi. Në Bjellorusi, forcat e sigurisë mund t’i përdorin të dhënat si të duan”.

Sipas Uladzimer Zhyhar, përfaqësues i BelPol-it, një shoqatë e ish-anëtarëve të shërbimeve të sigurisë bjelloruse, mostrat e ADN-së po mblidheshin nga disa persona në Bjellorusi edhe para protestave që shpërthyen pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Ai tha se kjo praktikë kishte ndihmuar në zgjidhjen e disa krimeve të vërteta.

“Kam qenë personalisht i pranishëm kur u zgjidh një krim i tillë. Ishte një rast vrasjeje 20 vjet më parë. Një bisht cigareje ishte ruajtur në dosjen e rastit. Ajo u dërgua për analiza të mëtejshme, u identifikua personi me të cilin lidhej dhe, në fund, vrasja u zgjidh”, tha Zhyhar.

Ai dyshon se një bazë kombëtare e të dhënave të ADN-së, nëse krijohet në Bjellorusi, do të ishte e dobishme për përndjekje politike.

“Rastet e motivuara politikisht shpesh nuk kërkojnë asnjë provë, pasi gjithçka fabrikohet nga hiçi. Prandaj, mjete të ndërlikuara si baza e të dhënave të ADN-së janë thjesht të panevojshme”, tha Zhyhar.

Nëse miratohet një ligj për krijimin e një baze gjithëpërfshirëse të të dhënave të ADN-së së qytetarëve bjellorusë, ai do të jetë vazhdim i një procesi që nisi kur në vitin 2004 hyri në fuqi Ligji për Regjistrimin e Gjurmëve të Gishtërinjve.

Ai ligj përfundimisht u kërkonte pothuajse të gjithë shtetasve meshkuj bjellorusë në moshë madhore që t’i dorëzonin gjurmët e gishtërinjve.

Fushata për mbledhjen e detyrueshme të gjurmëve të gishtërinjve nisi në Bjellorusi në vitin 2008, pas një shpërthimi më 4 korrik të atij viti, gjatë një koncerti në ambient të hapur që shënonte Ditën e Pavarësisë së Bjellorusisë./REL

bjellorusi adn

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin