30 August 2026, 17:35
Nga D.S

BOSNJË- Skena shqetësuese janë regjistruar në qytetin Pale dhe në disa zona të tjera të Republikës Serpska në Bosnje e Hercegovinë, ku qindra persona u mblodhën të shtunën për të nderuar kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiç, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Hagë.
Në Parkun Olimpik të qytetit të Pale-s, i cili gjatë luftës ka shërbyer si qendër politike e serbëve të Bosnjës, pjesëmarrësit ndezën qirinj, vendosën flamuj serbë dhe brohoritën emrin e Mlladiçit duke e quajtur atë "hero". Grumbullime të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera si Zvornik, Vishegrad, Foça dhe Prijedor, ku u vendosën banderola glorifikuese.
Në disa prej këtyre tubimeve, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, u dëgjuan madje edhe thirrje që lartësonin gjenocidin e Srebrenicës. Këto veprime vijnë në një kohë kur Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës e konsideron vepër penale glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte dhe gjenocid.
I njohur si "Kasapi i Bosnjës", Mlladiç vdiq më 27 gusht në moshën 84-vjeçare në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u dënua përfundimisht nga Tribunali Ndërkombëtar në vitin 2017M vendim i lënë në fuqi në 2021, për gjenocidin e Srebrenicës, rrethimin e Sarajevës, përndjekjen e civilëve dhe shkelje të tjera të rënda të ligjeve të luftës./Dosja.al
bosnje
Bota
30 August 2026, 16:53
D.S
RUSI- Pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, sanksionet e shkëputën industrinë ruse të aviacionit nga zinxhirët...
Bota
30 August 2026, 16:32
D.S
Foto nga vendngjarja
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së di...
Bota
30 August 2026, 15:53
D.S
Tragjedia në Nepal
NEPAL- Numri i të vdekurve nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal është rrit...
Bota
30 August 2026, 15:34
D.S
RUSI- Fëmijët në një kamp ushtarako-patriotik të krishterë ortodoks të Rusisë, dyshohet se janë rrahur dhe jan&eu...
Bota
30 August 2026, 15:05
D.S
Islanda
ISLANDË- Islanda i ka dhënë një goditje të fortë ambicieve të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi q...
Bota
30 August 2026, 14:48
I.A
Nepal
NEPAL- Autoritetet në Nepal kanë paralajmëruar për mundësi të reja përmbytjesh, ndërsa komunitetet e goditura...
Bota
30 August 2026, 14:36
I.A
Tabela
KANADA- Kryetari i Ontarios, Doug Ford, i është kundërpërgjigjur Donald Trumpit duke vendosur një tabelë të madhe...
Bota
30 August 2026, 14:07
I.A
QIPRO- Një anije pasagjerësh me 279 persona në bord është përmbysur rreth tre milje larg Kyrenias, pak pasi ishte nisur nga port...
Bota
30 August 2026, 13:32
I.A
ZVICËR- Një person ka vdekur dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre rëndë, pas të sh...
Bota
30 August 2026, 13:15
I.A
Angela Merkel
GJERMANI- Një javë para zgjedhjeve shtetërore në Saksoni-Anhalt, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë...