Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Mesazhi u publikua në kuadër të Javës së Unitetit Islamik, e cila shënon ditëlindjen e Profetit Muhamed.
IRAN- Një mesazh me shkrim, që i atribuohet liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khameneit, u publikua në kanalin e tij në Telegram më 30 gusht, ku u bëhet thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër atyre që ai i përshkroi si “armiqtë tanë të vërtetë”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Mesazhi u publikua në kuadër të Javës së Unitetit Islamik, e cila shënon ditëlindjen e Profetit Muhamed.
Në të, udhëheqësve të vendeve të Gjirit u bëhet thirrje të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Khamenei nuk është parë në publik qëkurse, sipas raportimeve, u plagos në sulmet ajrore amerikano-izraelite rreth gjashtë muaj më parë, të cilat vranë babanë e tij dhe liderin e mëparshëm suprem, ajatollah Ali Khamenei.
Që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit, nuk janë publikuar deklarata të tij në audio apo video, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike.
Shumë raportime të pakonfirmuara pretendojnë se ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump tha më 27 gusht se besonte se Khamenei ishte ende gjallë, por “i plagosur shumë rëndë”.
Mesazhi i fundit vjen vetëm disa ditë pas një mesazhi tjetër që i atribuohet Khameneit, në të cilin ai bëri thirrje të ndalej “shfaqja e dobësive” që do ta “dëmtonin kohezionin shoqëror” në Iran dhe do të ishin “ndihmesë e madhe për armikun”, ndërsa sanksionet amerikane vazhdojnë të godasin vendin.
Khamenei u kërkoi në mënyrë të veçantë udhëheqësve arabë të Gjirit të mendonin nëse “banditët pa identitet” do të kishin guxim të lakmonin t’i merrnin tokat dhe pasuritë e tyre, nëse popujt dhe qeveritë e Gjirit do të ishin “të bashkuar nën flamurin e Islamit”.
Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, monarkitë arabe të Gjirit e kanë parë ideologjinë revolucionare të Iranit, përfshirë retorikën e tij kundër monarkive dhe ndikimin rajonal, si kërcënim për sistemet e tyre politike.
Gjatë konfliktit të tanishëm, Teherani ka goditur shënjestra ushtarake amerikane dhe infrastruktura të tjera në shtetet e Gjirit, duke nxjerrë në pah tensionet mes Teheranit dhe fqinjëve të tij në Gjirin Persik./REL
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Rezerva Strategjike e Naftës në SHBA do të rimbushe...
BOSNJË- Skena shqetësuese janë regjistruar në qytetin Pale dhe në disa zona të tjera të Republikës Serpska ...
RUSI- Pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, sanksionet e shkëputën industrinë ruse të aviacionit nga zinxhirët...
Foto nga vendngjarja GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së di...
Tragjedia në Nepal NEPAL- Numri i të vdekurve nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal është rrit...
RUSI- Fëmijët në një kamp ushtarako-patriotik të krishterë ortodoks të Rusisë, dyshohet se janë rrahur dhe jan&eu...
Islanda ISLANDË- Islanda i ka dhënë një goditje të fortë ambicieve të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi q...
Nepal NEPAL- Autoritetet në Nepal kanë paralajmëruar për mundësi të reja përmbytjesh, ndërsa komunitetet e goditura...
Tabela KANADA- Kryetari i Ontarios, Doug Ford, i është kundërpërgjigjur Donald Trumpit duke vendosur një tabelë të madhe...
QIPRO- Një anije pasagjerësh me 279 persona në bord është përmbysur rreth tre milje larg Kyrenias, pak pasi ishte nisur nga port...