21 March 2024, 19:04
Nga S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë të enjten për Radion Evropa e Lirë (REL) se është i vetëdijshëm për një takim mes ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, më herët gjatë ditës në Moskë.
"Ne nuk besojmë se një vend duhet t'i ofrojë presidentit rus Vladimir Putin një platformë për ta promovuar, ose arsyetuar luftën e tij të vazhdueshme agresore kundër Ukrainës," tha DASH për Radion Evropa e Lirë.
Daçiçi udhëtoi drejt kryeqytetit rus me ftesë të Lavrovit për ta shikuar një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Rusisë të enjten pasdite. Serbia u bë kombëtarja e parë evropiane që luan ndeshje futbolli në Rusi prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.
Beogradi zyrtar nuk ka pranuar të bëhet pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian, megjithëse synon të anëtarësohet në të – prej kur blloku filloi ta sanksionojë Rusinë dy vjet më parë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Pas takimit me Lavrovin, Daçiç tha se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është interes jetik shtetëror për Serbinë. Daçiç, shefi aktual i diplomacisë në Serbi, e mbron publikisht qëndrimin se Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, megjithëse i kërkohet nga Bashkimi Evropian.
Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës - e shpallur nga Prishtina zyrtare më 2008, por nga viti 2011 zhvillon dialog me të, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.
Në Moskë, Daçiqi e falënderoi Rusinë për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur për Serbisë në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, si dhe për çështjen e Kosovës. Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha para takimit se Rusia është e interesuar të parandalojë krizat e reja në Ballkan, sipas agjencisë së lajmeve, Beta. Lavrovi thuhet t'i ketë thënë Daçiçit se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim për situatën në Ballkan, të cilën e ka vlerësuar si “serioze”.
Marrë nga REL
dash dacic lavror
Bota
21 March 2024, 19:04
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Kohët e fundit Ukraina ka ndërmarrë një seri sulmesh me dronë kundër Rusisë duke dëmtuar raf...
Bota
21 March 2024, 18:53
E. D
foto ilustruese
RUSI- Agjencia ruse hapësinore Roscosmos ndërpreu nisjen e tre astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të...
Bota
21 March 2024, 18:46
E. D
Antony Blinken
GAZA- Palestina i cilësoi të enjten turnetë rajonale të Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken si të...
Bota
21 March 2024, 18:47
h.k
TIRANË-Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot një seancë të re seancë plenare në procesin e kërkuar nga nj&e...
Bota
21 March 2024, 18:32
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite thotë se rreth 600 luftëtarë palestinezë janë kapur në spitalin al-Shifa d...
Bota
21 March 2024, 18:31
S.N
Foto Ilustrim
FRANCË- Franca njoftoi sot se aktualisht po punon për një projekt-rezolutë të OKB-së që bën thir...
Bota
21 March 2024, 18:12
S.N
Foto Ilustrim
AFGANISTAN- Të paktën 21 persona janë vrarë në një sulm në qytetin jugor afgan, Kandahar, ka th&eu...
Bota
21 March 2024, 18:01
E. D
Mbretëresha e Britanisë Camilla
BRITANI- Mbretëresha e Britanisë Camilla tha se bashkëshorti i saj Mbreti Charles III, i cili po t...
Bota
21 March 2024, 17:43
E. D
foto ilustruese
FRANC- Senati francez votoi të enjten kundër ratifikimit të marrëveshjes tregtare BE-Kanada (CETA) ndërsa fermer&e...
Bota
21 March 2024, 17:48
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Një raketë lundrimi supersonike u testua për herë të parë nga Forcat Ajrore të SHBA-së, në...