30 May 2023, 10:27
Nga a.l
Ushtarët në Kosovë
KOSOVË- Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, deklaron se Serbia po furnizon me armë grupet kriminale në veri të Kosovës. Përmes një postimi në “Twitter”, Kearns duke komentuar në postimin e ambasadorit të Kosovës Petrit Selimi, shkruan se armët po zhvendosen me ambulanca dhe madje këto armë fshihen në kisha.
“NATO, KFOR luan një rol jetik, neutral në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e civilëve në Kosovë. Sulmet ndaj tyre dhe gazetarëve duhet të ndalen. Furnizimi me armë në veri të Kosovës nga Serbia për të armatosur bandat në punësimin e elementëve në Beograd janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese. Armët po zhvendosen në ambulanca, madje ruhen në kisha për të fshehur armatimin e milicisë”, shkruan deputetja britanike.
Postimi në Twitter
Si paraqitet situata në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.
tensione në veri të kosovës
Bota
30 May 2023, 10:20
a.l
Franca reagon për tensionet në veri
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për tensionet n&eum...
Bota
30 May 2023, 10:13
a.l
ëagner
KOSOVË- Kompania izraelite “Terror Alarm”, pretendon se “Grupi terrorist Wagner është nisur për n&eu...
Bota
30 May 2023, 10:00
a.l
Flamuri i Kosovës dhe i Serbisë
KOSOVË- Ka vijuar pa incidente protesta e sotme në veri të Kosovës. Protestuesit serbë ...
Bota
30 May 2023, 09:47
m.s
ilaçe
SHBA- Kompanitë e mëdha farmaceutike, si Novo Nordisk, Eli Lilly dhe Pfizer, po luftojnë për të s...
Bota
30 May 2023, 09:55
a.l
Tensionet në veri të Kosovës
KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës. Ndërkohë ndërkomb&eu...
Bota
30 May 2023, 09:44
a.l
Guayana
SHBA- Një studente adoleshente do të përballet me 19 akuza për vrasje pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin në konviktin...
Bota
30 May 2023, 09:40
a.l
Zjarr në spitalin në Vjenë
AUSTRI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Vjenë. Mediat e huaja raportojn&...
Bota
30 May 2023, 09:32
m.s
Lista Serbe i bashkohet protestuesve në Zveçan
KOSOVE- Pjesëtarët e Listës Serbe u janë bashkuar protestuesve, të cil&...
Bota
30 May 2023, 09:37
a/.l
Anija
KINË- Kina nisi të martën një ekuipazh të ri prej tre personash për stacionin e saj hapësinor orbital, me synimin...
Bota
30 May 2023, 09:25
a.l
Gjermani
KOSOVË- Lidhur me situatën në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Gjermania. Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë p&eu...