Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Policia nisi atë që e cilësoi si “operacion në shkallë të gjerë” për kapjen e autorëve pas incidentit në Aarau, në veri të Cyrihut.

ZVICËR- Një person ka vdekur dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre rëndë, pas të shtënave me armë zjarri në veri të Zvicrës, njoftoi policia vendase të dielën.
“Po vazhdon kërkimi për autorët, identiteti i të cilëve aktualisht nuk dihet”, tha policia në X, duke shtuar se motivet dhe rrethanat e sakta të incidentit ende nuk dihen.
Policia nisi atë që e cilësoi si “operacion në shkallë të gjerë” për kapjen e autorëve pas incidentit në Aarau, në veri të Cyrihut. Një gazetar i AFP-së pa forca të armatosura të policisë të dislokuara në autostradë deri në 30 kilometra nga vendi i të shtënave. Gazeta zvicerane Blick raportoi se të shtënat ndodhën para orës 03:00, në periferi të festivalit Aarauer Rave.
Rreth 3.500 njerëz morën pjesë në festën vjetore të muzikës tekno, e cila u zhvillua nga ora 15:00 të shtunën deri në orën 02:00 të dielën. Zëdhënësja e policisë, Vanessa Rumpold, citohet nga gazeta të ketë thënë se të shtënat ndodhën në hipodromin ku po mbahej aktiviteti.
“Brenda një grupi të madh njerëzish u qëlluan disa herë”, shtoi ajo.
Dëshmitarët i thanë Blickut se të shtënat ndodhën rreth orës 02:30, ndërsa festa po vazhdonte, dhe se shumë njerëz u strehuan në një palestër aty pranë. Fillimisht, pjesëmarrësit e festës menduan se bëhej fjalë për fishekzjarrë.
Sipas raportimeve të mediave, në kryeqytetin e kantonit Aargau u angazhua një helikopter i ushtrisë, si dhe një numër i madh policësh, ekipe të shpëtimit dhe ekipe mjekësore. Zvicra ka një nga normat më të larta të posedimit të armëve në Evropë, megjithëse të shtënat e dhunshme janë të rralla. Në vitin 2019, vendi miratoi rregulla më të rrepta për kontrollin e armëve./REL
Angela Merkel GJERMANI- Një javë para zgjedhjeve shtetërore në Saksoni-Anhalt, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë...
Kryeministrja e Islandës Kristrún Frostadóttir ISLANDË- Islanda ka votuar kundër rifillimit të bisedimeve të anë...
Permbytjet NEPAL- Pas katastrofës së përmbytjeve në Nepal dhe Kinë, numri i viktimave është rritur në 750...
Varësia, vetëlëndimi, vetëvrasja: strategjia e orientuar e angazhimit në Media Sociale është nën shqyrtim t&...
Policia zviceriane ZVICËR- Në një parti në qytetin zviceran Aarau, gjatë natës janë dëgjuar të shtëna me ...
IRAN- Bllokimi i kartave SIM është bërë një nga mënyrat që autoritetet iraniane përdorin për të ndëshku...
Foto nga vendngjarja TURQI- Një operacion i përbashkët ushtarak mes Marinës Turke dhe Ushtrisë Kombëtare Somaleze ...
Friedrich Merz GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz pritet të bëjë Rusinë përgjegjëse drejtpërdrejt p...
Ratko Mladiç SERBIA- Mekanizmi Rezidual Ndërkombëtar për Tribunalet Penale në Hagë i është përgjigjur kritik...
Nepal NEPAL- Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese përgjatë kufirit Nepal-Tibet ka shkua r mbi 600, nd&e...