LIVE UPDATES
Bota

Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran

Në Iran, shumë shërbime, nga bankat dhe institucionet shtetërore, te sigurimet, gjykatat dhe arsimi, kërkojnë një numër të verifikuar telefoni.

30 August 2026, 10:09 Nga I.A

Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran

IRAN- Bllokimi i kartave SIM është bërë një nga mënyrat që autoritetet iraniane përdorin për të ndëshkuar kritikët dhe aktivistët e shoqërisë civile. Por, pasojat nuk kufizohen vetëm në pamundësinë për ta përdorur telefonin.

Në Iran, shumë shërbime, nga bankat dhe institucionet shtetërore, te sigurimet, gjykatat dhe arsimi, kërkojnë një numër të verifikuar telefoni.

Për të hyrë në to, përdoruesit duhet të pranojnë përmes SMS-it një kod verifikimi.

Prandaj, kur një personi i bllokohet karta SIM, ai mund të mbetet pa qasje edhe në këto shërbime bazë.

Donya Rad, një grua iraniane, tregoi se së fundmi nuk kishte mundur ta rinovonte sigurimin e makinës.

Për ta bërë këtë, asaj i duhej fillimisht ta regjistronte adresën në një portal shtetëror, por procedura kërkonte një kod verifikimi përmes SMS-it.

Meqë karta e saj SIM ishte e bllokuar, ajo nuk mund ta merrte kodin dhe, rrjedhimisht, as ta rinovonte sigurimin.

Ajo shkroi në X se bllokimi i kartave SIM është bërë aq i zakonshëm gjatë dy-tri vjetëve të fundit, saqë njerëzit flasin për të “sikurse ankohen për trafikun apo motin”.

Ajo e përshkroi këtë masë si “një ndëshkim që vjen para se të ngrihet çfarëdo akuze ligjore”.

Mahsa Safaei, mekanike makinash që publikon përmbajtje në Instagram, tha se karta e saj SIM ishte bllokuar tre vjet më parë, pasi ishte shfaqur në video pa shami dhe me mëngë të shkurtra.

“Pyetët se çfarë kam bërë gabim? Kam punuar me ndershmëri për të siguruar jetesën”, tha ajo në një video.

Edhe profesorit të së drejtës kushtetuese, Ali Akbar Gorji, dhe gazetares Saeideh Shafiei iu bllokuan kartat SIM pa paralajmërim.

Të dy thanë se, kur kërkuan që bllokimi t’u hiqej, iu kërkua të fshinin disa postime kritike në rrjetet sociale dhe të publikonin 20 postime në mbështetje të Republikës Islamike.

Kjo praktikë nisi pas protestave mbarëkombëtare të vitit 2022, nga të cilat lindi lëvizja “Gruaja, Jeta, Liria”, dhe u intensifikua më tej pas luftës 12-ditore me Izraelin në qershor të vitit 2025.

Në infrastrukturën digjitale të Iranit, numri i telefonit tashmë shërben edhe si një formë identifikimi për marrjen e kodeve njëpërdorimëshe.

Për këtë arsye, bllokimi i kartës SIM mund të shkaktojë një efekt zinxhir, duke ia pamundësuar një personi qasjen edhe në shërbime të tjera.

Filterbaan, një organizatë iraniane për të drejtat digjitale, e ka përshkruar bllokimin e kartave SIM si një mjet jashtë procedurave ligjore, që përdoret për të identifikuar dhe kufizuar individë, si dhe për t’ua vështirësuar aktivistëve komunikimin mes vete, me institucione dhe me media.

Pasojat mund të shtrihen edhe në procedurat gjyqësore.

Bllokimi i kartës SIM mund t’ua pamundësojë njerëzve marrjen e njoftimeve elektronike nga gjykatat, përfshirë edhe thirrjet gjyqësore.

Kjo i ndodhi fotoreporteres së njohur iraniane, Yalda Moayeri.

Ajo tha se vetëm rastësisht, gjatë një vizite në gjykatë për një çështje tjetër, mësoi se i ishte caktuar data e gjykimit.

Autoritetet kishin tentuar ta njoftonin përmes të njëjtit numër që ia kishin bllokuar më herët, ndërsa më pas ndaj saj ishte marrë vendim në mungesë.

Në disa raste, autoritetet janë thirrur në nenin 247 të Kodit të Procedurës Penale të Iranit.

Ky nen i lejon gjyqtarit hetues, i cili mbikëqyr fazën fillestare të hetimeve penale, të vendosë masa mbikëqyrëse ndaj një të dyshuari, si ndalimi i udhëtimit apo i drejtimit të automjetit.

Por, aktivistët dhe juristët vënë në pikëpyetje nëse kjo dispozitë mund të përdoret edhe për t’ia bllokuar një personi numrin e telefonit dhe, rrjedhimisht, qasjen në një sërë shërbimesh thelbësore - veçanërisht kur qytetarët thonë se masa është marrë pa asnjë paralajmërim.

Avokati iranian, Hossein Ahmadiniaz, me seli në Holandë, i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se gjyqësori iranian “nuk ka asnjë bazë ligjore legjitime për këtë praktikë”.

Sipas tij, ligji po përdoret si pretekst për të kufizuar liritë e njerëzve, në kundërshtim me parimet themelore juridike dhe mbrojtjen që garanton Kushtetuta. Ai tha se kjo praktikë nuk garanton as të drejtën për një proces të drejtë dhe as pavarësinë e gjyqësorit.

“Ligji nuk mund të ketë asnjë kuptim të vërtetë në Republikën Islamike të Iranit”, tha Ahmadiniaz./REL

iran

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin