18 March 2026, 10:43
Nga D.S

AUSTRI- Detaje janë zbardhur nga tragjedia në një kantier ndërtimi në rrugën Porzellangasse, në zonën Alsergrund të Vjenës, ku shembja e papritur u mori jetën katër punëtorëve. Viktimat janë identifikuar si tre shqiptar nga Kosova, Pajtim Barjami, Asllan Musli dhe Istref Zekaj dhe një i katërt nga Bosnja. Mësohet se i plagosur rëndë mbeti një punëtor nga Maqedonia e Veriut.
Dëshmitarët okularë përshkruan skena dramatike, të cilat nisën me një zhurmë të fortë dhe britma, për t’u pasuar nga një operacion masiv emergjence. Operacioni i shpëtimit ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe zgjati rreth dy orë e gjysmë, duke angazhuar rreth 120 efektivë dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse.
Sfidat kryesore ishin hapësira e ngushtë dhe prania e betonit të lëngshëm, i cili duhej hequr kryesisht me dorë për të arritur te trupat e bllokuar nën rrënoja. Fillimisht u nxorën dy viktima pa shenja jete, ndërsa dy të tjerët u gjetën vetëm pas përpjekjeve intensive për të pastruar masën e betonit dhe mbetjet e skelës.
Ambasada e Kosovës në Austri ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e viktimave shqiptare dhe ka shprehur ngushëllimet e thella për familjarët e prekur. Institucionet bënë të ditur se po bashkëpunojnë me autoritetet austriake për të ndjekur procedurat e mëtejshme dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë./Dosja.al
austri tragjedia e 3 shqiptareve ne austri
Bota
18 March 2026, 10:35
D.S
Shumë shpejt pasi u përhap lajmi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ishte vrarë në sulmet izraelito-amerikane ndaj Ira...
Bota
18 March 2026, 09:59
D.S
Tetëmbëdhjetë ditë pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit , duke vrarë Udhëheqësin...
Bota
18 March 2026, 08:39
D.S
iran
IRAN- Pas vijave të frontit të çdo lufte, ata, mbijetesa e të cilëve varet nga ilaçet e rregullta dhe...
Bota
18 March 2026, 08:18
D.S
Ali Larijani
IRAN- Zëvendësimi i zyrtarit më të lartë të sigurisë kombëtare të Iranit, Ali Lar...
Bota
18 March 2026, 08:09
D.S
Abbas Araghchi
IRAN- Ministri i Jashtëm i vendit, Abbas Araghchi, deklaroi se, vrasja e Ali Larijani- t, sekretarit të ...
Bota
18 March 2026, 07:58
D.S
SHBA- Ushtria amerikane njoftoi se kishte goditur bazat e raketave iraniane përgjatë Ngushticës së Hormuzit me bomba ...
Bota
17 March 2026, 22:54
E. D
foto ilustruese
SHBA- Kërkesa e presidentit amerikan Donald Trump që aleatët evropianë të ndihmojnë në sigurimin e kali...
Bota
17 March 2026, 22:49
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarak me Iranin, duke i dhënë Teheranit të dhëna satelitore, teknolo...
Bota
17 March 2026, 22:36
E. D
Ali Larijani
IRAN- Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se shefi i sigurisë së vendit, Ali Larijani, është vrarë. I...
Bota
17 March 2026, 22:15
E. D
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar deklaratat e ish-drejtorit të antiterrorizmit, Joe Kent, duke theksu...