Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Arday ishte mirëpritur tre vjet më parë si profesori më i ri me ngjyrë dhe, për më tepër, me spektrin e autizmit, që kishte fituar një post akademik në Cambridge.
SHBA- Jason Arday, ish-profesor i Universitetit të Kembrixhit, i cili u vu në qendër të një debati për plagjiaturë, është gjetur i vdekur. Shërbimet e emergjencës thanë se ai u gjet pa ndjenja në një adresë në Battersea, në jug të Londrës, të premten pasdite.
Arday dha dorëheqjen si profesor i sociologjisë së arsimit në Kembrixh javën e kaluar pas akuzave për plagjiaturë dhe pyetjeve rreth disa prej arritjeve të tij, ndërsa i kishte mohuar akuzat. Familja e Arday tha në një deklaratë se ishin të shokuar që kishin humbur këtë baba, partner, vëlla, xhaxha dhe bir të mrekullueshëm.
“Fushata e dezinformimit ishte shumë e fortë për Jasonin, i cili ishte një njeri i sjellshëm dhe që gjithmonë donte të shihte më të mirën tek të gjithë. Jason ishte objektivi i një fushate të vazhdueshme shpifjesh për më shumë se tre vjet, pasi pranoi postin në Universitetin e Cambridge-it, e drejtuar nga njerëz të gatshëm të bënin gjithçka për ta diskredituar. Kjo fushatë dezinformimi ishte e padurueshme për Jason”, thanë ata.
Arday ishte mirëpritur tre vjet më parë si profesori më i ri me ngjyrë dhe, për më tepër, me spektrin e autizmit, që kishte fituar një post akademik në Cambridge. Por kohët e fundit rezultoi se ishte thjesht një mashtrues, që kishte sajuar histori të pabesueshme për të zbukuruar CV-në e tij dhe kishte kopjuar fjalë për fjalë pjesë të tëra të punimeve të tij.
BBC shkruan se Arday kishte pretenduar se kishte mësuar të lexonte dhe të shkruante vetëm në moshën 18-vjeçare, gjë që e bënte të vështirë shpjegimin e marrjes së diplomave të mëparshme shkollore, se kishte vrapuar 600 milje në 6 ditë, gjë që do ta bënte një nga atletët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Gjithashtu ai kishte pretenduar se kishte marrë pjesë në një program televiziv që ishte transmetuar para se ai të lindte, si dhe se kishte botuar një libër që nuk ekzistonte. Por mbi të gjitha, 180 pasazhe të tezës së tij të doktoraturës rezultuan identike me punime të tjera të studiuesve të tjerë.
Libri tregon historinë e jetës së tij që nga mosha joverbale deri në moshën 11 vjeç dhe e paaftë për të lexuar ose shkruar deri në moshën 18 vjeç, duke kaluar më pas nëpër një sërë triumfesh të pamundura dhe pengesash zemërthyes, përpara se të emërohej profesor i sociologjisë së arsimit në Kembrixh.
Në fund, nën presionin e zbulimeve që vazhdonin të grumbulloheshin, Universiteti i Cambridge-it vendosi të hapte një hetim mbi rrethanat e emërimit të Arday-t dhe ai dha menjëherë dorëheqjen nga posti.
Çështja shkaktoi një debat të gjerë mbi kriteret e ekselencës akademike dhe mënyrën se si këto kritere po përshtaten gjithnjë e më shpesh me kërkesat e korrektësisë politike. Por pati edhe nga ata që vunë në dukje se sulmet ndaj Ardayt mund të kishin edhe elemente racore./Dosja.al
Foto ilustruse IRAN- Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë hyrë në një raund të ri konfrontimi të ashpër mbi Ngushticë...
Donald Trump SHBA- Presideti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do ta shpallin Ngushticën e Hormuzit territor amerikan.&...
Foto ilustruse KOLUMBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi ku, gjashtë punëtorë të minier&eum...
Foto ilustruse LINDJA E MESME- Konflikti në rajonin e Gadishullit Arabik po shkon drejt një përshkallëzimi të ri të rreziksh&...
Foto ilustruse LIBI- Njëmbëdhjetë trupa u gjetën në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Libisë nga n...
Pamje INDONEZI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Indonezinë të dielën në mëngjes,...
Foto ilustruse Ndryshimet klimatike po godasin me të gjithë forcën e tyre edhe Gjermaninë. Në rajonin Eifel të Gjermanisë...
Një tunel që është përdorur nga migrantët për të hyrë në Poloni nga Bjellorusia Kur një grup prej 15...
Foto ilustruse Për demokracitë liberale të përmasave të mesme, viti 2026 rrezikon të jetë një vit i vetmuar. Udh&eu...
Sulmet në Ukrainë UKRAINA- Një nënë 29-vjeçare dhe djali i saj 9-vjeçar humbën jetën pasi dy dronë ru...