Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Në rajonin Eifel të Gjermanisë Perëndimore, banorët e fshatit Gey, në zonën Hürtgenwald u larguan nga shtëpitë e tyre, si pasojë e flakëve.
Ndryshimet klimatike po godasin me të gjithë forcën e tyre edhe Gjermaninë. Në rajonin Eifel të Gjermanisë Perëndimore, banorët e fshatit Gey, në zonën Hürtgenwald u larguan nga shtëpitë e tyre, si pasojë e flakëve.
Zjarri detyroi evakuimin e rreth dy mijë banorëve në zonën Hürtgenwald të rajonit Eifel të Gjermanisë Perëndimore, teksa flakët, të nxitura nga erërat e ndryshueshme, iu afruan fshatit Gey. Banorëve iu tha të mblidhnin vetëm sendet e tyre më të rëndësishme, mbi të gjitha dokumentet dhe ilaçet, kur të largoheshin.
Helikopterët e policisë ngarkuan ujë për të shuar flakët në pyll dhe pajisjet e ushtrisë u vendosën në dispozicion të zjarrfikësve.
Sipas vlerësimit të ministres së Bujqësisë së landit Nordrhein-Westfalen (NRW), Silke Gorißen, ky zjarr mund të jetë më i madhi në historinë e këtij landi.
Përmasa të papara prej dekadash
"Kemi të bëjmë me një përmasë, me të cilën nuk jemi përballur prej dekadash”, tha ministrja gjatë një vizite te forcat e angazhuara në operacionin e shuarjes së zjarrit.
Ajo tha se prej zjarrit përllogaritet se është prekur një sipërfaqe prej të paktën 200 hektarë. Madje është e mundur që të preken deri në 300 hektarë.
Për krahasim sipas statistikave të zjarreve të pyjeve të Ministrisë Federale të Bujqësisë gjatë gjithë vitit 2025 në landin Nordrhein-Westfalen u prekën nga zjarret rreth 52 hektarë pyje.
Ndryshimet klimatike po godasin me të gjithë forcën e tyre
Ministri i Mjedisit i NRW-së, Oliver Krischer, sa se përmasat e zjarrit janë "tronditëse”. "Kjo tregon se pasojat e ndryshimeve klimatike po na godasin me të gjithë forcën e tyre”, tha politikani i Partisë së Gjelbër.
Zona e Hürtgenwald gjendet pranë kufirit belg dhe holandez dhe sipas njoftimeve zyrtare zjarri përfshiu rreth 300 hektarë./DW
Një tunel që është përdorur nga migrantët për të hyrë në Poloni nga Bjellorusia Kur një grup prej 15...
Foto ilustruse Për demokracitë liberale të përmasave të mesme, viti 2026 rrezikon të jetë një vit i vetmuar. Udh&eu...
Sulmet në Ukrainë UKRAINA- Një nënë 29-vjeçare dhe djali i saj 9-vjeçar humbën jetën pasi dy dronë ru...
Foto ilustruese IZRAEL- Dhjetëra aktivistë izraelitë marshuan drejt një grupi shtëpish palestineze në fshatin Kusra, në ...
Tërmeti në Kolumbia SHBA- Banka Botërore ka dhënë 200 milionë dollarë ndihmë emergjente për Kolumbinë, pa...
Zjarri në Kroaci KROACI- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës zonën e Omisit, në bregdetin dalmat t&e...
Pamje nga zjarret në Evropë BRITANIA E MADHE- Britania e Madhe po përballet me një rritje të pazakontë të zjarreve, nd&e...
Donald Trump dhe Elon Musk SHBA- Elon Musk dhe Donald Trump duket se kanë lënë pas përplasjen e tyre të ashpër të vitit ...
Zjarri në Spanjë SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë larguar eshtrat e tre mbretërve që sunduan Aragonën në shekulli...
foto ilustruese RUSI- Kur presidenti Vladimir Putin dërgoi forcat e tij në Ukrainë, Kremlini dukej se po mbështetej te një aksiom&...