17 November 2022, 15:30
Nga d.a.
Mitrovice
KOSOVË- Në katër komunat në veri të Kosovës, sot ka filluar nënshkrimi i kontratave ndërmjet shtetit të Serbisë dhe serbëve që kanë braktisur institucionet e Prishtinës. Kështu ka njoftuar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes së cilës po bëhet lidhja e kontratave.
Në komunikatë nuk është shpjeguar se në cilat institucione serbe do të angazhohen ata, por është thënë se pagesat do të dalin në llogaritë e punëtorëve në dhjetor.
Megjithatë, në komunikatë është thënë se këta punëtorë do t'i kenë nga shteti i Serbisë të gjitha të ardhurat që kanë marrë nga institucionet e Kosovës.
“Në këtë mënyrë po përmbushet premtimi i dhënë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qytetarëve tanë në Kosovë e Metohi, të cilët kanë dalë nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilin prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa përkrahje të shtetit”, thuhet në komunikatë.
Institucionet e Kosovës nuk e kanë dhënë numrin e saktë të serbëve të dorëhequr, por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se numri i tyre është rreth 3.500.
Sipas njoftimit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me këto kontrata, serbët që i kanë braktisur institucionet “do t’i rregullojnë të gjitha obligimet juridike nga marrëdhëniet e punës, ato pensionale, sigurimet shëndetësore etj.
Rikujtojmë se nga java e parë e nëntorit, qindra serbë të Kosovës janë dorëhequr nga institucionet e Kosovës përfshirë Policinë, Gjykatën, Prokurorinë si dhe institucionet lokale e qendrore.
Dorëheqjet u bënë në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave serbe në veri të vendit, të cilat Kosova i konsideron të jashtëligjshme. Nga 21 nëntori, Qeveria e Kosovës pritet që të nisë shqiptimin e gjobave për ata që ende nuk e kanë bërë këtë riregjistrim./REL/
zgjedhjet ne veri te kosoves tensione në veri të kosovës
Bota
17 November 2022, 15:15
d.a.
Vevgeny Progozhin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka rekrutuar tashmë deri në 35,000 të burgosur, duke përfshirë p&e...
Bota
17 November 2022, 15:04
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Ukraina thotë se ka gjetur trupat e 63 civilëve që kishin shenja torture pranë qytetit të çliruar s&e...
Bota
17 November 2022, 14:52
d.a.
Aurona Pelaj
KOSOVË- Gjykata e Apelit në Kosovë ka refuzuar kërkesën për lirim nga paraburgimi të avokatëve mbrojt&...
Bota
17 November 2022, 14:39
a.l
akullnaja
SHBA- Mbase askush prej nesh nuk e dinte por shkencëtarët kanë paralajmëruar se si pasojë e ndryshimeve klimaterike, sas...
Bota
17 November 2022, 14:49
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Më shumë sulme janë raportuar në të gjithë Ukrainën, disa ditë pas një prej bombardimeve...
Bota
17 November 2022, 14:31
d.a
Mitrovice
KOSOVË- Për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe në ...
Bota
17 November 2022, 14:11
d.a.
Berishaj
KOSOVË- Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk e ka mohuar bashkëpunimin me kompaninë energjetike...
Bota
17 November 2022, 14:00
d.a.
Abdixhiku
SHBA- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është duke zhvilluar një vizitë disa ditore në SHBA ku ka zhvilluar d...
Bota
17 November 2022, 13:48
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë prezantimit të Projektbuxhetin për vitin 2023 ka thënë se ky do ...
Bota
17 November 2022, 13:29
k.m.
Vladimir Putin
Kremlini akuzoi të enjten Kievin për ndryshimin e objektivave në lidhje me bisedimet e mundshme të paqes. Zëdhë...