6 March 2023, 10:57
Nga I.A
Serbi
SERBI- Autoritetet e qytetit të Novi Pazarit, në pjesën jugperëndimore të Serbisë, shpallën të hënën ditë zie, për shkak të vdekjes tragjike të katër fëmijëve në një zjarr. Me këtë vendim, të gjithë flamujt u ulën në gjysmështizë, objektet e hotelerisë nuk transmetojnë muzikë, ndërsa ngjarjet argëtuese u shtynë.
Katër fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç vdiqën në një zjarr të dielën. Babai i tyre pësoi djegie në 50 për qind të trupit dhe u transportua në Qendrën Klinike të Serbisë në Beograd, ndërsa nëna u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar, njoftoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).
Zjarri shpërtheu mëngjesin e së dielës në një ndërtesë banimi në Novi Pazar. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se zjarrfikësit, menjëherë pas marrjes së informacionit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Në njoftim thuhet se zjarrfikësit, me të hyrë në ambientet e përfshira nga zjarri, kanë gjetur katër fëmijë, të cilët, sipas të gjitha gjasave, kanë vdekur nga ngufatja me tym, ndërsa babai dhe nëna kanë mbetur të lënduar në dhomën ngjitur.
Zjarri është lokalizuar dhe më pas është fikur me shpejtësi, ndërsa hetimet do t’i përcaktojnë shkaqet e zjarrit dhe ngufatjes së fëmijëve, thuhet në njoftimin e MPB-së serbe.
“Vdekja e fëmijëve është tragjedia më e tmerrshme, që prek gjithë shoqërinë”, tha Ministria për Kujdes Familjar dhe Demografi e Serbisë.
Marrë nga REL
serbi novi pazar
Bota
6 March 2023, 10:04
I.A
Prekaz
KOSOVË- Kosova ka përkujtuar të dielën me një ceremoni në kryeqytet 25 vjetorin e Masakrës së Prekazit. Masa...
Bota
6 March 2023, 09:41
A.B
Foto ilustruese
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Tuz të Malësisë tregojnë për një fitore të plotë t&...
Bota
6 March 2023, 08:43
I.A
Joseph DeRuvo Jr.
SHBA- Joseph DeRuvo Jr. ka jetuar kryesisht zbathur për gati dy dekada. Përvoja pa këpuc në këmbë ka bë...
Bota
6 March 2023, 08:38
I.A
Lavrov dhe Blinken
KINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk la asnjë dyshim për pozicionin dhe reagimin e vendit të tij n...
Bota
6 March 2023, 08:34
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Pas skadimit të rregullave të tanishme për kufizimet, norma do të "rritet pak", tha Heil në fundjavë...
Bota
6 March 2023, 08:28
I.A
Avion
SHBA- Më të mirën për momentin më të rëndësishëm të jetës. Pse të mos e sjellësh f&e...
Bota
6 March 2023, 08:14
A.B
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se duhet të ketë një reagim më të fo...
Bota
6 March 2023, 07:57
A.B
Disa persona u grumbulluan dhe shqyen posterët e presidentes moldave, Maia Sandu, duke i hedhur në tokë e duke shkelur mbi to. Kjo ndodhi m&eum...
Bota
5 March 2023, 23:18
Afganistan
Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për rihapjen e shkollave dhe universiteteve për gratë dhe vaj...
Bota
5 March 2023, 22:51
F.M
Milorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINË- Kreu i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik ka komentuar Asociacionin e komuna...